Në qoftë se PS-ja do të ishte në koalicion me LSI-në...

Në biseda që kam patur me përkrahës të PS-së pas takimit Rama-Meta, kam konstatuar dy pikpamje të kundërta. E para, e ndërtuar në një rrafsh moral, nuk e pranon një afrim të PS-së me LSI-në, për shkak të “tradhëtisë” së Metës ndaj “popullit të majtë” pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe aferave korruptive të tij gjatë qeverisjes me Berishën. Ndërsa e dyta, e ndërtuar në një rrafsh pragmatist, e pranon një afrim të PS-së me LSI-në, duke kujtuar ardhjen dhe ndëjtjen e Berishës në pushtet si rrjedhojë e ndarjes së të majtës. Në lidhje me pikpamjen e parë do të them dy fjalë në fund, ndërsa me të dytën do të merrem pak më gjatë, sepse kërkon një analizë matematikore, e cila është bërë e pjesëshme deri më sot në forume publike.
Se sa ka ndikuar në 2005-ën ndarja e LSI-së nga PS-ja në humbjen e mandateve parlamentare nga kjo e fundit, është analizuar publikisht deri më sot. (Aleksandër Meksi, Skënder Gjinushi, Arsen Zlaticanin, ndër të tjerë, kanë publikuar analiza të hollësishme për ato zgjedhje). Ndërsa efekti i ndarjes së LSI-së nga PS-ja në vitin 2009 është përmendur shpesh në media, por nuk është analizuar matematikisht deri më sot.
Në tabelën e bashkëngjitur janë paraqitur rezultatet e zgjedhjeve të 2009-ës dhe mandatet që do të merrnin koalicionet në çdo qark, në qoftë se PS-ja dhe LSI-ja do të garonin së bashku në një koalicion. Kjo tabelë është ndërtuar duke marrë si të mirëqena rezultatet zyrtare të KQZ-së (pra, po presupozojmë se kutitë që nuk pranoi të hapte Berisha nuk fshihnin ndonjë manipulim...) dhe duke presupozuar se qenia së bashku e partive të majta në një koalicion nuk do ta ndryshonte shpërndarjen e votave mes dy koalicioneve të mëdha nëpër qarqe.
Nga tabela shohim se, pavarsisht manipulimeve të mundshme të rezultatit nga KQZ-ja, koalicioni PS+LSI do të kishte një avantazh prej mbi 60 mijë votash në rang kombëtar dhe prej 4 mandatesh në Kuvend. Thënë ndryshe, ky koalicion do të kishte marrë 51% të votave dhe 51.4% të mandateve. Ndërsa koalicioni i PD-së do të kishte marrë 46.9% të votave dhe 48.6% të mandateve, ose 68 mandate gjithsej. Jashtë Kuvendit do të mbeteshin, siç mbetën, partitë e Polit të Lirisë (LZHK, PDK, etj) dhe partia e Ngjelës.
Po pse dy koalicionet e majta, së bashku, do të kishin marrë 72 mandate, nga 70 që morën duke garuar të ndara? Tabela e bashkëngjitur na tregon se, në qarqet Tiranë dhe Elbasan, koalicioni i PD-së do të kishte marrë nga një mandat më pak, në qoftë se dy koalicionet e majta do të garonin së bashku. Dhe të dyja këto mandate do të shkonin në fakt tek LSI-ja, e cila ishte shumë afër marrjes së mandatit në këto qarqe, edhe duke garuar veçazi.
Në ndarjen përfundimtare, sipas skenarit të mësipërm, mandatet e koalicionit fitues do të kishin këtë përbërje: PS 65, LSI 6, PBDNJ 1. Ndërsa koalicioni humbës do të kishte këtë shpërndarje: PD 67 dhe PDI 1.
Analiza e skenarit të mësipërm çon ujë të bollshëm në mullirin e pikëpamjes së atyre që e pranojnë një afrim të PS-së me LSI-në – ardhja dhe ndëjtja e Berishës në pushtet ka qenë vërtet rrjedhojë e ndarjes së të majtës. Por ata që e pranojnë një afrim të PS-së me LSI-në duhet të kujtojnë gjithashtu se në politikë, madje edhe në çdo fushë të aktivitetit njerzor, rezultatet e shkuara nuk përbëjnë garanci për përsëritjen e tyre në të ardhmen.
Kështu, sot në skenën politike, kanë dalë dy parti të reja (AK dhe FRD), të cilat po synojnë të marrin votat e elektoratit të pakënaqur me partitë aktuale politike. Dhe nuk i dihet se sa vota do të marrin ato dhe nga ç’krah do të marrin më shumë. Në këto kushte, mund të ndodhë që asnjëri prej koalicioneve të mëdha të mos e kapërcejë dot pragun e 70 mandateve. Pra, përcaktuese për krijimin e qeverisë mund të bëhet njëra nga këto parti të reja, ose të dyja së bashku.
Gjithashtu (dhe këtu po kthehemi tek pikpamja e atyre të majtëve që nuk e pranojnë një afrim të PS-së me LSI-në), mund të ndodhë që disa votues të PS-së të abstenojnë, në shenjë proteste ndaj një koalicioni pragmatist PS-LSI. Kuptohet që udhëheqësit e PS-së do të bëjnë të pamundurën që t’i bindin votues të tillë se “e keqja” Berishë është e keqja më e madhe, krahasuar me çdo “të keqe” tjetër, por, në qoftë se PS-ja futet në zgjedhjet e ardhshme në koalicion me LSI-në, njëfarë firoje nga elektorati i majtë edhe duhet pritur...
Tabelë: Rezultatet e Zgjedhjeve në 2009-ën, në qoftë se PS-ja do të ishte në koalicion me LSI-në
Qarku |
Votat e Koalicionit PD |
Votat e Koalicionit PS+LSI |
Mandatet e Koalicionit PD |
Mandatet e Koalicionit PS+LSI |
Berat |
27,058 |
53,823 |
3 |
5 |
Dibër |
40,263 |
26,576 |
4 |
2 |
Durrës |
68,518 |
62,681 |
7 |
6 |
Elbasan |
69,096 |
80,990 |
6 |
8 |
Fier |
70,762 |
103,169 |
6 |
10 |
Gjirokastër |
20,869 |
30,793 |
2 |
3 |
Korçë |
62,737 |
69,512 |
6 |
6 |
Kukës |
28,425 |
14,991 |
3 |
1 |
Lezhë |
39,778 |
29,346 |
4 |
3 |
Shkodër |
67,656 |
44,338 |
7 |
4 |
Tiranë |
177,869 |
193,431 |
15 |
17 |
Vlorë |
39,714 |
63,505 |
5 |
7 |
Shqipëria |
712,745 |
773,155 |
68 |
72 |
Comments
Nuk e di por shof shume

Nuk e di por shof shume "analiste' qe behen si shkese te nje aleance PS-LSI. Vertete cuditem dhe jam duke vene ne ballance intregritetine e ketyre "analisteve". Une jam kategorik se PS nuk mund te beje koalicion me LSI qe eshte nje klan hajdutesh pa ideal(kerkuan vota te majta me 2009 e me pas i shiten) e pa program(parti "integrimi" qe ka deshtuar 2 here ne integrim)

Pse jam kunder une? Sjam me asnje parti por poltika si pjese e jetes shoqerore krijohet nga parimet e moralit. LSI tashme eshte nje parti drejt vdekjes politike me nje kryetar dhe zv kryetar qe pergjojne dhe akuzojne njeri tjetrin per hajdutesi miliona dollareshe(?!). Dmth nje tufe hajdutesh te pa skurpullt qe shesin njeri tjetrin per pushtet para e ndyresirelleqe. Ne kete prizem, jo PS por cdo parti opozitare skish sesi te vihet ne aleance me nje parti fantazem qe eshte ne qeveri e ka abuzuar rende qe ka humbur cdo princip moral, etik dhe llogjik. Me habisin analiste si Muc Nano( sonte tek Rudnia Xhunga), per te cilet kam konsiderate, te thote se jam dakort me kete 'aleance" me qellim te ndalet Berisha(?!) Kjo me duket irracionale sese Berisha ka per ta luajtur lojen te tille qe 71 deputete ka per ti marre me hir ose pahir. Edhe 2007 ai e arriti duke blere 6 deputete te PS. E vini ne dyshim se zdo ta beje Berisha serisht kete loje??? Mos o burre...E keshtu LSIne ai ka per ta nxjerre jashte loje e ka per ta nxjerre Meten per bytte nga qeveria. Ne te kundert ne zgjedhjet e ardhshme, te rregullat apo parakohshme qofshin, nqs PS e ben aleance me LSI, Berisha serisht do i fitonte zgjedhjet duke ja lene "kopilin LSI" ne dere PSse. Dmth do ishte irracione dhe jo vetem e paramoralsjme aleance LSi-PS. Ose nje gomarllek i rradhes i Rames, qe ne te vertete shquhet per idotesira politike ne caste kur zduhet te gaboje. Kjo do ish edhe fundi politik i Rames, goditje per PS, dhe shkatrrim i opozite se teresi. Dhe pastaj ta mbani me shendet Berishen edhe per 4 vjet te tjera minimumi

nese PS bashkepunon me nje

nese PS bashkepunon me nje hajdut atehere keta jane njesoj si ai

Edi, edhe une pranoj

Edi, edhe une pranoj pragmatizmin si mjet ne politike.

Pertej kesaj, arsyetimi yt niset nga nje premise e gabuar. Ju duket e ndjeni ate, pasi qe ne fillese i meshoni idese se te dhenat qe perdorni vijne nga Komisioni zgjedhor etj.

Por une mendoj se gabimi juaj ne premise vjen nga nje pasqyrim mekanik i kontekstit. Ju harroni se gjendja ne kuti - pra shifrat qe miratoi Komisioni - pasqyron kualicionin PD - LSI. Nese kjo e fundit do te ishte ne kualicion me PS, veshtire te provohet se Komisioni e komisionet zonale do te pranonin kete rezultat.

Nese ju e pranoni arsyetimin tim, kjo nenkupton nevojen per ndryshim, ndryshe zbatimin profesional te dialektikes se mendimit.

Gjithsesi ju pergezoj per perpjekjen tuaj per t'i dhene jete nje politike qe bazohet mbi te dhena, per çka Saliu nuk ka nevoje, ndersa te tjeret duhet ta kthejne ne nje nga mjetet e veprimit politik.

O iluminist, po te kesh qene

O iluminist, po te kesh qene ne shqiperi ne periudhen 2005-2009, do te kesh marre vesh se votat e LSI dhe PS funksiononin si ene komunikuese gjate numerimit. Po ashtu dhe votat e LZHK me PD. Mnjf, votat jane marre e jane dhene brenda llojit gjate numerimit. Po ta kesh degju Zaloshnjen ne TV, ai gjithmone thote qe ka 12 vjet qe partite e majta ne total marrin jo me pak se 51% te votes popullore. Le qe s'ke nevoje te degjosh apo lexosh Zaloshnjen, e di i madh e i vogel tani qe po te behen bashke partite e majta, kane avantazh numerik. Pyetja e vertete eshte a ke stomak te durosh xha Liken ne nje varke me ty...

Kerkoj ndjese per gabimin!

Kerkoj ndjese per gabimin! 2009 m3 2011! Nuk me lejohet!

Ne politike mos thuaj

Ne politike mos thuaj "kurre". LSI jane socialiste si edhe PS e llogjka ta do por edhe interesi qe te ribashkohen. Vetem ata qe duan Berishen ne pushtet se duan kete ribashkim.

Nuk e kuptoj si do behet me

Nuk e kuptoj si do behet me meten ku cdo ministri qe ai ka te gjitha po bejn vetem vjedhje te pa para ,jan me te perfolurat qe po bejn korrupsion, ps ti rroj ilir meta por qeverri te beje ska per te harritur kurr ta mari Ku gjyqi i metes u perfol ne europ qe, nuk ishte i ndershem, cfar me shum duhet ti thon rames europianet?

Ekziston nje shprehje ' Kot i

Ekziston nje shprehje ' Kot i thone qe politika eshte profesioni i dyte me i vjeter ne bote kur ai nuk ka asnje ndryshim me te parin'. Me hajdutet ne koalicion per hir te te paturit mundesi qe te vjedhim dhe ne, se na u boshatisen xhepat. Turp per kete kast politikanesh qe ne kemi, por turp edhe per ne qe i degjojme e rrijme e bejme komente bloggeve......

Nese mbledhje aritmetike e

Nese mbledhje aritmetike e votave qe ben Zaloshnja me lart funksionon ne praktike, e vetmja zgjidhje per Ramen ngelet koalicioni me LSI.

Zoti Zaloshnja ! Nese

Zoti Zaloshnja ! Nese partite e tjera qofte edhe te vogla, kane militante dhe simpatizante, ne LSI ka vetem militante ( ushtare me pagese). Kush i njeh nga afer si njerez, e kupton se ata nuk kane asnje bindje apo moral politik. I vetmi moral per ta eshte fitimi i castit. Ne rast se LSI del nga koalicioni me PD, keta nuk do ta ndjekin Ilir Meten ( shumica e tyre), duke lene vendet e tyre te punes.Ata do te kalojne menjehere me PD. Dhe duke ditur se votat e LSI, perkthehen vende pune, kuptohet se sa rrudhje do te kete LSI ne zgjedhjet qe vijne.Ilir Meta kete gje e di prandaj thote se ne ato zgjedhje do te hyje ne koalicion me PD.Keshtu ruan vendet e punes, rrjedhimisht votat. Pas zgjedhjeve me te pare me te bere.Rrjeshtohet me me te fortin. Kete llogaritje ju nuk e keni bere ne votat e LSI ne zgjedhjet e ardheshme.

Prandaj disa ne PS, nuk e duan kete koalicion me LSI, aq me teper qe atje hajduti me i vogel eshte Ilir Meta.

Ne te gjitha rastet, si me PS

Ne te gjitha rastet, si me PS si me PD, LSI eshte e destinuar te jete ne qeveri mesa duket. Dhe me ministri te rendesishme e te majme. Keshtu qe militantet (punemarresit) nga pas do ti kete. E vetmja menyre per ta zhdukur LSI si force qeverise eshte qe Sala me Edin te bejne nje marreveshje bashke.

Si thote Rama, nuk duam te

Si thote Rama, nuk duam te rishkruajme historine, duam ta bejme ate. Dhe dihet ku do behet historia, ne bllokun e Ilirit( Prof. Bqir Meta do jete kronikani i kesaj zezone, dhe ne do ta lexojme duke u jargavitur). Ne sondazhin e Respublica, pyetjes nese e kuptojme apo e hedhim poshte idene e koalicionit e Rames me Meten, mund ti japesh te njejten pergjigje: Po, e kuptojme dhe e hedhim poshte; E kuptojme se eshte e ndyre, dhe e hedhim poshte per te njejten arsye. Mesa duket Rames po i shtremberohet shasia nen peshen e presionit te biznesmeneve ne partine e tij qe s mund te vazhdojne te financojne kokekrisjet e tij pa marre as edhe nje tender, dhe manise per pushtet, dhe per kete, nuk ngurron te gelltise ate qe ka peshtyre deri dje. Hehehe, kjo eshte politike e re...! Mezi po e pres diten e zgjedhjeve, kam per te votuar per Salen per ate zot, per inat te ketyre plehave, se te pakten ai eshte i parashikueshem, ndersa keta per nje pazar te lene pa qeveri(kujto doreheqjen e Metes ne qeverine e Nanos si minister i jashtem).

Tek koalicioni PD

Tek koalicioni PD shpernadarja do ishte PD 66, PR-1 dhe PDI-1

Ne qofte se...keshtu ishte

Ne qofte se...keshtu ishte dhe ne Greqi para zgjedhjeve, e kur erdhi numerimi ishte shpuar 'thesi' i Eolit e plasen ererat 'ekstremiste' ( jo LSI-ste) saqe te gjithe 'hodhen spirancat' per te mos u mbytur...( Nuk ofendoheni miq : Hiqni dore nga skrapallinjte 'spaletaxhinje' se surratin po na e nxijne ! )

Sali Berishes i duhet vetem

Sali Berishes i duhet vetem nje aleat per te fituar zgjedhjet. Arben Ristani.

Zoti fiku i detit,me kete

Zoti fiku i detit,me kete surrat qe paske zotrote ta bekan mire , me mire te mos te ta shohin se ti'ua shpifesh te tjereve,shemtire.

Ne pergjigje po te fale nje

Ne pergjigje po te fale nje buzeqeshje...

Per Fikun.Nuk dua te ulem dhe

Per Fikun.Nuk dua te ulem dhe une ne nivelin tend,por nese ke dicka me individin fol per individin dhe ske pse te kalosh ne pergjithesim.

Po qe se je 'spaletaxhi' e

Po qe se je 'spaletaxhi' e kam dhe me ty.

Do i kerkoja zotit Eduard

Do i kerkoja zotit Eduard Zaloshnja (nese e lexon) qe te beje nje shkrim profesional per ceshtjen e numerimit elektornik dhe identifikimit elektronik te zgjedhesve qene se ka qene nje nga partizanet e ketij numerimi. Pra sa jane gjasat qe ne Shqiperi te kryhet numerimi elektoronik duke patur parasysh edhe specifikat e vecanta qe ka vendi yne dhe sa besueshmeri do kete duke marre parasysh edhe ndonje sabotim te mundshem. Pse Franca dhe Greqia (po i marr shembul meqe jane te fresket si raste) i nxorren rezultatet brenda nates duke patur shume here milione banore se neve? Per keto e shume te tjera do doja nje argumentim si dhe nje arsye se a vertet ODHIR s'ka besim tek kjo apo eshte ndikim i faktoreve politike qe ajo te dyzohet per te na lene tek numerimi i vjeter 4-5 mujor.

Diçitura e fotos se ketij

Diçitura e fotos se ketij artikulli:

Hajde Ilir, hajde, u vrane 4 veta po s'ka gje(se mos ishin vellezrit tane). Te falenderoj shume se me ate bllokun tend me forcove pozitat, me dhe mundesi te bej radikalin dhe keshtu mbajta PS nen hyqem. Me mire shef i opozites, se sa te shkoj e te ha makarona edhe nje here rrugeve te Parisit!

Nese detyrimisht duhet ndihma

Nese detyrimisht duhet ndihma e LSI per te larguar Saliun nga pushteti ateher Edi duhet te mbyll nje sy per kete prirje drejt rifillimit te bisedimeve me Meten. Kuptohet qe maredheniet midis tyre do jene me te ftohura por aq te aferta sa duhen qe 4 mandadet qe mund te marre LSI, nese i merr, t'ia kaloj PS. Problemi i partive te reja si AK, FRD edhe Partia Civile egziton edhe do jete problematik per te dy partite e medha. Ne nuk e dime se cfare qendrimi do mbajne keto partickat por ishalla te jene ne te mire te PS, se vallajhi edhe 4 vjet Berisha nuk durohet.

Besoj qe nuk eshte problem i

Besoj qe nuk eshte problem i Rames menyra se si votojne shqiptaret. Nuk besoj qe koalicioni me LSI do te jete parazgjedhor, por nese ky popull me ne fund hap syt dhe voton kunder Sali Berishes dhe Ilir Metes ne 2013, atehere votat nuk kane ku te shkojne, pavarsisht se sa Ben Ristane e ristela do te jene ne krye te KQZ. Po per kete besoj se gjeja e pare qe duhet eshte qe shqiptaret te tregojne ata vete te paret se jane kunder hajduterise e pastaj te thone pse nuk e kap hajdutin. Nuk po i kap njeri hajdutet e ketij vendi sepse ata vazhdojne te fshihen mes votash te papergjegjshme te ketij populli.

shume vone je kujtuar per

shume vone je kujtuar per kete analize o zaloshnje.

po a nuk ishte meta qe i afroi bashkpunim ps ne 2009?

a nuk ishte edi ai qe me shume luftoi meten ne 2009 se sa berishen.

megjithate berisha perseri fiton ne 2013 dhe ti do te mbetesh duke bere analiza shifrash.

Add new comment