Ok, Imami e ka ndarë mendjen, po ushtarakët ku janë?

Postuar në 08 Gusht, 2012 03:58
Mustafa Nano

“Ministria e Mbrojtjes dhe trupat ushtarake, megjithëse sipas Kushtetutës duhet të qëndrojnë larg çdo funksioni apo përfshirjeje në aktivitetet partiake, u vunë në shërbim të PD-së në festën e organizuar në 22 mars të këtij viti, festë ekskluzivisht partiake. Në [dokumentin që kemi] janë shënuar emrat e ushtarakëve dhe civilëve të repartit, por dhe mjetet apo vinçat që u përdorën për të ngritur podiumin e festës dhe elementeve të tjerë dekorativë. Ato përfshijnë 3 data: 20 mars, 21 mars dhe 23 mars 2012. Destinacioni i mbërritjes dhe transportit të mjeteve është saktësisht sheshi “Nënë Tereza”, aty ku u mbajt mitingu i PD-së.”

Sa më sipër, është pjesë e një lajmi të dokumentuar, dhënë nga televizioni “Vizion Plus” (reporterëve të këtij televizioni u kishte rënë në dorë një shkresë; libri i daljeve të automjeteve, thuhej, ku ishin regjistruar shërbimet që Forcat tona të Armatosura u kishin ofruar para e pas 22 marsit, festës së demokratëve në pushtet). Është një skandal, dhe kjo nuk ha diskutim asnjë çikë. Është një situatë e dhunimit flagrant të kushtetutës së Republikës. Në nenin 167 të ligjit themeltar të shtetit, pikën 1, thuhet se “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund… të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike”. Në rastin konkret janë shtyrë pak më tutje. Ushtarakët nuk kanë marrë pjesë, por janë vënë në shërbim të një veprimtarie pastërtish politike.

Të gjithë pas një lajmi të tillë merremi me të drejtë me Arben Imamin, dhe nuk para na shkon në mendje të bëjmë, me po aq të drejtë, ca pyetje të thjeshta ‘pa Imam’: Ç’dreq gjeneralësh, kolonelësh, majorësh, etj, janë këta të ushtrisë sonë, që nuk kanë fuqi të denoncojnë, në mos të pengojnë, një përdorim kaq abuziv e antikushtetues të forcave të mbrojtjes? Ç’dreq Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është ai që është, apo ai që ka qenë në atë moment, nëse nuk ka fuqi t’i thotë një kodosh ministri: ‘Hej boss, kjo nuk bëhet!’? Ok, dakord, nuk kanë këllqe të ngrenë akuza e të bëjnë rezistencë publikisht, po një sinjal në rrugë jo publike mbi abuzimin që bëhet nuk kanë mundur t’ia dërgojnë dot një gazete a një televizioni? Si ka mundësi që ndër dhjetëra zyrtarë e oficerë, të edukuar në perëndim, që punojnë në ministri e që shërbejnë në ushtri, nuk del qoftë dhe njëri syresh të denoncojë një çmenduri si kjo e mobilizimit të ushtrisë në funksion të një feste partiake? Si ka mundësi që e lënë dhe ushtrinë të shndërrohet si Garda tribale e Republikës?

Unë e kam gjetur përgjigjen: Janë njerëz që nuk kanë dinjitet, që nuk e duan këtë vend, që nuk e duan as atë punë që kanë marrë përsipër të bëjnë. Dhe kur them këtë nuk është se nuk mirëkuptoj merakun e secilit prej tyre për të siguruar mbijetesën në rrethanat e sundimit të vendit nga një regjim, që ka në dorë të promovojë e të ndëshkojë, të rekrutojë e të shkarkojë, të gradojë e të degradojë, të hapë e të mbyllë dyer për cilindo që do të bëjë karrierë në sektorë të ndryshëm të administratës, përfshirë dhe ushtrinë. Jo, e mirëkuptoj plotësisht këtë merak, pasi të përpiqesh të mbijetosh në një zgëq të vështirë të planetit, siç është vendi ynë, është gjëja më humane që mund të mendohet. Secili në këtë botë bën ndonjë kompromis në emër të mbijetesës. Dhe kuptohet, kompromisin e bën me të keqen; dhe me të këqijtë. Mirëpo të bësh kompromis nuk don të thotë t’i futësh shqelmin për fare dinjitetit individual, pasionit për profesionin, shqetësimit për të mirën publike apo interesit kombëtar. Të bësh kompromis nuk don të thotë t’i hapësh rrugë së keqes, apo t’i bëhesh urë së keqes, apo ta duartrokasësh e ta mbështesësh të keqen. Të bësh kompromis don të thotë, fjala vjen, që në vend të rezistencës apo luftës publike ndaj së keqes, apo të të këqijve, të gjesh rrugë të sigurta e të maskuara për ta luftuar këtë të keqe. Afërmendsh, nuk është heroike kjo gjë; por është një gjë që kuptohet, amá.

E bukura është se ushtarakët që kanë bërë sehir, apo kanë inkurajuar, përdorimin e resurseve tona ushtarake për qëllime jo ushtarake apo kanë ofruar shërbimet e tyre në një festë partiake, mund të jenë me mendjen se nuk kanë bërë asnjë mëkat; ose në rastin më të mirë, nuk kanë bërë ndonjë mëkat të madh; thjesht kanë bërë një kompromis. Mirëpo, sjellja e tyre konkrete nuk është kompromis; në këtë rast, ata kanë injoruar, saktësisht e kanë dëmtuar, krejt interesin publik (interesi publik në këtë pikë është statusi e dinjiteti i ushtarakëve dhe i ushtrisë), dhe kanë kuruar me merak maniakal interesin e tyre privat (interesi privat është, në rastin më të mirë, ai vend pune që kanë). Sipas meje, këta njerëz që heshtin deri në këtë farë feje në rrethana të tilla nuk kanë asnjë alibi, asnjë justifikim.

Por ata kanë një ngushëllim. Të gjithë (e kanë bindur veten, se janë që të gjithë; ndoshta në këtë pikë kanë të drejtë) bëjnë si ata. Në këtë vend kanë ndodhur gjëra shumë më skandaloze se sa përdorimi i ushtrisë në një festë partiake. Në këtë vend u lidh një marrëveshje dypalëshe mes nesh e Greqisë, nëpërmjet së cilës iu falën fqinjit tonë jugor (nuk dihet për ç’hesape të ndyra) dhjetëra kilometra katrorë nga territori ynë ujor, dhe ndonëse draft/marrëveshja kaloi në dhjetëra duar ekspertësh shqiptarë të administratës, diplomatë, këshilltarë, deputetë, politikanë, ushtarakë, (prapë ushtarakë!!), asnjëri prej këtyre të fundit nuk dha një sinjal mospajtimi me këtë marrëveshje, asnjëri syresh nuk demonstroi pak shqetësim, asnjëri syresh nuk i dërgoi (qoftë dhe me identitet të maskuar) një sms denoncuese a informuese një gazetari, një gazete, a një intelektuali publik, a një prokurori, a një polici, a një ku e di unë se çfarë.

Është klima e kapitullimit përballë regjimit që sundon, që prodhon këtë heshtje e frikë. Dhe është aq totale dhe e dukshme kjo klimë, sa vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta anuluar marrëveshjen në fjalë, na çuditi aq shumë të gjithëve, sa gati e heroizuam si gjest; madje, ca e ca “nuk arrijnë t’ia gjejnë dot shpjegimin” sjelljes së Gjykatës Kushtetuese”. Kjo është Shqipëria ku jetojmë.

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

“Ne jemi cfare ne mendojme. Cdo gje qe ne jemi qendron ne mendimin tone. Boten e bejme me mendimin tone,“

Buddha

Kemi me shume se 20 vjet që na mashtrojnë, që na vjedhin e na gënjenë, që na poshtërojnë dhe, kjo është Politika, dhe ky është Teatri Absurd që ne luajmë në ketë kompozim karnavalesk ku kemi pjesën më pa dinjtoze, më me pa sovranitet, se kështu na kompozuar politika, se kështu na ka poshtëruar politika. Na vrasin të dyja palet kur dalim në demostrate, na injektojnë frikën dhe, 3 miljonë shqiptarë kanë frikë 300 gangsterë politikanë. 300  gangsterë që nuk përbëjnë as 1% kanë bërë zap 3 miljonë dhe i programojnë të damun e të perçarë. Dijenia është fuqi, dhe kjo është e vertetuar që në të gjithë akset e infrastrukturës së shtetit: gangsterët kane krijuar perandorinë e djallit, hiarkine e djallit, Veshet dhe Syrin e djallit me pergjimet. Në të gjithë qelizat e gjymtyret e shtetit, ka mercenare të marrë peng, ka krijesa të klonuara që punojnë me telekomandë. Punojnë me telekomandë dhe e mbajnë popullin gjithmonë në gjendje epidemie të sëmurë, të pafuqishëm dhe të damun. Shoqeria shqiptare është kthyer në një shoqëri Zombi sh.p.k. Ajo që më bën mua të shkruaj në këtë formë është që të gjithë e njohin realitetin, dhe të gjithë, në zërin  tonë të brendëshëm dëgjojmë marshin e muzikës  që u uleret: Mjaft. Kështu nuk vazhdohet më. Dhe asgjë nuk ndodh? Pse? Pse. Dhe brenda meje ulërin pse-ja? Pse zgjedhim përsëri keto gangsterë? Pse? Sepse kemi 100 vjet që jemi të poshtëruar e të damun dhe na është kthyer në mutacion gjenetik të trasheguar frika dhe mungesa e solidaritetit, sepse njerzoja është arratisur nga ne dhe e keqja na ka pushtuar! Sepse ne e dimë të vërtetën dhe kaq keq jemi në pushtetin e së keqës sa demoralizimi është kombetar! Të gjithë e dimë që këto politkanë na e kanë shpuar jo vetëm kokën po dhe bythën, dhe na kanë poshtëruar e dhunuar, dhe ne jemi të pafuqishëm, të paralizuar e të programuar për të humbur. Në psikologji kjo njihet me: „Sindroma e dhunimit“ “Sindroma e abuzimit“ ku i dhunuari nuk e merr veten e është i paralizuar dhe i pa orjentuar. Dhe ne jemi viktima të këtij dhunimi e abuzimi, ne jemi frikacakë të stresuar e të demoralizuar. Një paralele për ilustrim: ka me të paktën 100 vjet që anonimë të vetmuar thyejn heshtjen për dhunë e përdhunën në manastire e kisha nga abuzimet e prifterinjëve. Edhe pse jetojnë në shoqëri më të zhvilluara dhe më të lira se shoqëria e jonë, dhe pse viktimat janë me dhjetra e dhjetra mijra, nuk organizohen, se janë të poshtëruar e të dhunuar. E njëjta gjë ndodh dhe me ne. Po po, ndodh: jo me dhjetra mijra, po me një komb. Një komb që poshtrohet për ditë, një komb që dhunohet për ditë. A nuk jemi djegur e përvëluar ne si shoqëri shqiptare nën diktatin e thundrën e një Psikopati. Kemi jetuar kaq shumë në ferrin e morsetën e Psikopatit sa që kemi pësuar mutacione gjenetike? E vërteta është se shoqëria shqiptare ka jetuar në arkitekturën e gënjeshtrës e të dhunës, në moralin e gënjeshtrës e në djepin e ninullat e gënjeshtrës. Jemi rritur e droguar, e deformuar të bërë zap nga Psikopate. Kemi lindur e po vdesim të mbërthyer nën trysninë e Dareve të psikopatëve. Ne dolëm nga një shoqëri ku për gjysmë shekulli u depersonalizua dhe u tjetërsua njeriu dhe gjithë shoqëria nga një Psikopat Diktator, ku populli ynë pësoj dëmtime që po i vuajmë dhe në ditët tona. Ne jemi një popull që po mbushim shekullin të mbërthyer në Morsetën shkatërruese te Psikopateve. Na është kthyer ne tradite Sociopatia. Kemi pësuar mutacione në adn-në sa Sociopati-a na duket normale. E demostrojmë atë në të gjithë qenjen e veprimet tona.

Historia ka treguar qe po ti uzurposh te gjitha: Gjykatat, policine, drejtesine, ushtrine e te gjitha, te gjitha, te gjitha dhe, te kesh kontroll te plote ne te gjtha akset e dominimit e komunikimit, ke kontrolluar e paralizuar cdo gje deri dhe ndergjegjen kolektive. Dhe ky eshte fataliteti historik i shqiptareve. Shembujt skane te mbaruar me drama e tragjedi dhe me nje Psikopat qe i ka bere ZAP te gjithe dhe me nje opozite te ndyre qe ben lojen e Psikopatit.

Liria e pakontrolluar e perkthyer ne fuqi, Pandeshkushmeria, e ka kthyer cdo gje ne kaos dhe barbari, dhe ne jemi nje shoqeri e programuar drejt humbjes totale.

Submitted by Genti Bendo (not verified) on

Ka edhe me keq, mosreagim verehet edhe kur evidentohen shkelje te renda ligjore te cilat demtojne jo vetem interesin publik (sic eshte rasti ne fjale) por dhe interesin privat te nepunesve te neperkembur. Me konkretisht e kam fjalen per lenien pa pune dhe pa rroge të diplomatëve të karrierës pas përfundimit të detyrës në përfaqësitë tona diplomatike jashtë shtetit. Personalisht e kam denoncuar kete fenomen te turpshem jo vetem ne media por edhe duke e paditur ne gjyq Ministrine e Puneve te Jashtme. Fatkeqsisht koleget diplomate kane gelltitur padrejtesine ne heshtje, duke qendruar me muaj te tere pa rroge vetem e vetem se vendet vakante te punes ne sherbimin e jashtem jane pakesuar ne menyre te ndjeshme pas invazionit te familjareve te njerezve te famshem. Pra kur diplomatet ''falin'' edhe rrogat, ushtaraket nuk bejne ndonje ''sakrifice'' te madhe duke shkuar ne aktivitete te tilla. Ndersa dinjiteti (qofte i diplomateve qofte i ushtarakeve) eshte nje mall qe nuk gjendet lehte ne tregun e sotem shqiptar.

Submitted by reformer (not verified) on

Ceshtja e drejtesise eshte si puna e ujkut qe ha delet. Sa here qe ujku ha nje dele, delet e tjera thone : shpetova edhe kesaj rradhe, nuk ka per te me gjetur gje, se jam me fat une!

Pastaj iken delja tjeter ( e ha ujku edhe kete) dhe te gjithe delet mendojne te njejten gje si heren e pare. E keshtu deri sa te mbarohen te gjitha delet.

Lind pyetja c'mund te bejne delet? Ne fakt kjo eshte nje pyetje shume e veshtire.

Do te duhej qe te gjithe ta vrisnin mendjen nate  e dite dhe te kuptonin, se ne ndryshim nga delet, ne njerzit nuk duhet ti lejojme padrejtesite (anti-ligjore) sidomos kur ato prekin te tjeret, dhe sidomos kur ato prekin te ngjashmit me ne. Ju garantoj se eshte vetem ceshtje kohe derisa te vije rradha juaj!

Kete e kupton edhe nje budalla, por eshte e veshtire te behesh aq i mencur dhe njekohesisht aq trim sa te veprosh!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.