S’mund ta ndalim dot Berishën; është vonë tanimë

Postuar në 12 Gusht, 2012 03:32
Mustafa Nano

Gjesti më i fundit i Berishës, ai i shkarkimit të papritur të Bahri Shaqirit nga posti i kreut të SHISH-it dhe i emërimit në vend të tij të Visho Ajazi Likës, ka tronditur gjithë mjedisin politik, mediatik dhe atë diplomatik. Në këtë vendim të Berishës të bëjnë përshtypje disa gjëra. Së pari, të bën përshtypje fakti që ai shkarkon një njeri “të blinduar me mbështetjen amerikane”, së dyti që emëron një shërbëtor të vetin të kohëve të vjetra, duke ringjallur fantazma të së shkuarës, së treti që ky vendim i marrë në një periudhë shtendosjeje ‘olimpike’ është menduar që të provokojë një jehonë minimale, e për rrjedhojë, reagime minimale, dhe së katërti që – këtë e kish nënvizuar Mentor Nazarko në një shkrim të vetin në “Panorama” – Berisha e komprometoi dhe e ndoti tërësisht e qysh në krye të herës Presidentin si një shërbëtor të tijin.

Por tronditja nuk vjen nga sa më sipër. Tronditja vjen ngaqë ky gjest po shihet menjëherë si një indikator i vullnetit të Berishës për të marrë nën kontroll, dhe sa më shpejt, të gjitha institucionet e vendit. Berisha ka bërë sa të duash gjeste të tilla, madje duhet thënë se ai ka bërë më së shumti gjeste të tilla, por shërbimet sekrete në Shqipëri kanë një konotacion e simbolikë tjetër. Eksperienca e fundit e ndyrë me shërbimet sekrete ka qenë ajo e periudhës 1992-1997, e njohur si kohë e sundimit Berisha-Gazidede. SHIK-u i komanduar nga ky i dyti dhe i vënë në funksion të të parit ka qenë një organizatë me rekorde deri dhe kriminale, dhe ja ku jemi në situatën kur në krye të SHISH-it vjen një vartës i Gazidedes. Tani mbetet të merret dhe prokuroria (është çështje javësh kjo gjë), dhe Berisha do të ketë në dorë të gjithë strukturat e mundshme, me anë të cilave ai mund të shpikë e ndëshkojë çdo krim të mundshëm të të tjerëve e mund të fshehë e mbulojë çdo krim që ka kryer e që ka ndërmend të kryejë vetë. Duke pasur dhe KLD-në në dorë, ai e shtrin kontrollin e tij edhe mbi gjykatat që deri dje në letër s’i kanë përkitur atij. KLD-ja nga njëra anë dhe klima e terrorit që provokon ideja e Berishës fuqiplotë do të jenë mjaft për ta asfiksuar ca më shumë sistemin e drejtësisë, që edhe pa këto ka qenë i asfiksuar, dhe lehtësisht i kontrollueshëm e shantazhueshëm, prej korrupsionit.

Tronditja pra është e kuptueshme, por ka në këtë mes një hipokrizi të madhe. Nuk është ky momenti për t’u tronditur, ashtu siç nuk ishte as momenti presidencial, nga i cili Berisha mori Presidentin më të mirë që donte. Dua të them se Berisha nuk mund të qortohet më shumë sesa duhet për këto dy momente që u kanë futur frikën shumë vetëve. Janë dy momente, në të cilat ai nuk ka shkelur asnjë ligj, ose që të jem më i saktë, ai ka vepruar në respekt të plotë të ligjit. Po, është e vërtetë, ka lënduar deontologjinë e institucioneve në fjalë, të Presidencës e të SHISH-it, pasi në krye të tyre ka vënë njerëz me frymëzime të qarta partizane në një kohë që këto institucione janë me përkufizim ‘jo partizane’, por ai ka gojë për t’na thënë: “Unë jam njeri që respektoj ligjet e vendit; ligjet mbi të gjitha”.

Shkurt, tani tronditja nuk ka asnjë kuptim. Berisha nuk mund të ndalet më. Ai mund të ndalej atëherë, kur vriste fare pa të keq njerëz në bulevard, kur refuzonte të zbatonte urdhrin e ndalimit nga ana e prokurorëve për gardistët vrasës, kur fliste për puç e për puçistë në tentativë për të përligjur vrasjet që bëri, kur ngrinte komisione parlamentare për të hetuar këtë puç fantomatik, kur i kanosej kreut të opozitës faqe botës me fjalët “provoje dhe njëherë dhe do të ndëshkoj ty personalisht si një bandit”, por atëherë kreu i opozitës nuk pati këllqe të mbronte atë që kish bërë, e nuk pati bythë të ngrinte një kauzë të madhe kundër një regjimi që më në fund u bë vrasës, atëherë Presidenti i Republikës u tërhoq e u struk pa bëzarë në qoshen presidenciale, kryeprokurorja u tulat nën presionin vulgar që iu bë, derisa s’e pati për gjë t’i çohej në këmbë e t’i jepet doçkën e saj atij që pak muaj më parë e kish quajtur faqe botës më shumë se njëherë “putanë bulevardi”, atëherë ca intelektualë publikë nënvizonin me gjysmë zëri faktin që u vranë katër vetë para Kryeministrisë, por po aty, për t’i bërë opinionet medemek të balancuara, i bënin jehonë një justifikimi ndyrësisht të çmendur të dalë nga gojë horrash të pushtetit, se “ka faj dhe ai që i çoi atje, para Kryeministrisë”, atëherë edhe ambasadori amerikan, i entuziazmuar nga fakti që Berisha anuloi “tubimin e tij të paqes”, dhe i zhgënjyer nga opozita që nuk po dëgjonte këshillën e tij për ta anuluar “tubimin e vet të luftës”, e shpalli Kryeministrin që vrau, apo që mori në mbrojtje vrasësit, si një burrë shteti.

E mbaj mend si tani një takim që kam pasur me këtë ambasador pas 21 janarit e pak javë para zgjedhjeve lokale. Dhe mbaj mend që, pas kësaj që ndodhi e në pritje të asaj që mund të ndodhte (ishte pragu i fushatës elektorale për zgjedhjet administrative të 8 majit) i numërova disa frikëra të miat, të cilat ai më la të kuptoja se i llogariste, gjithashtu, përpara se t’i dëgjonte nga goja ime. “Berisha, nëse e fiton Bashkinë e Tiranës, hallall ta ketë, por ai nuk duhet lënë ta vjedhë atë”, mbaj mend t’i kem thënë. “Përndryshe, nëse ai e vjedh dhe këtë ‘pushtet’, do të bëhet shumë i frikshëm: pas pak muajsh do marrë Presidencën, pas saj do marrë SHISH-in, e më pas Prokurorinë, dhe asnjëri s’mund ta ndalojë, pasi do t’i marrë në përputhje me ligjet e me Kushtetutën; një njeri që të vret pa ligj e që të vjedh zgjedhjet duke dhunuar ligjet, nuk mund të ndalohet të marrë atë që ia njeh ligji”.

Ne nuk mundëm ta ndalonim atë ta merrte bashkinë ashtu si e mori. Dhe ja ku jemi. Gusht 2012. Presidenca ka ca javë që ka rënë. Ra dhe SHISH-i pardje. Do bjerë dhe prokuroria; është e sigurt që do bjerë. Asnjeri s’mund ta ndalë rënien e saj. Është ligji që ia njeh Berishës të drejtën të zgjedhë kryeprokuror një Nishan tjetër. E pas kësaj, do të marrë dhe zgjedhjet e vitit 2013. Do t’i marrë me hir a me pahir. Krimi më i lehtë për t’u kryer nga ai që sundon një vend është ‘të vjedhë zgjedhjet’. Është një krim që mund të bëhet duke fshehur kollaj-kollaj provat. Kush do t’ia fshehë? Kuptohet, të gjitha këto institucione që ai po i merr një e nga një, nën vështrimin tonë që kemi ende aftësinë të tronditemi. Por do ta humbasim dhe këtë aftësi. Punë kohe është.

Comments

Submitted by I zhgenyer nga ... (not verified) on

Dje pashe nje lajm kritik per Banken Credins te Tema, e cila e kishte marre nga respublica.al. Kur klikova linkun, pashe qe ai ishte kryelajm te Respublica. Por tani nuk po e shoh me fare ate lajm te Respublica dhe e paskan hequr edhe nga Tema. Mos ju ka dhene Credinsi ndonje zarf me para, qe e keni hequr? Mire Mero Baze qe eshte pak dallkauk, po edhe ti Muc Nano ke filluar te shitesh?

Submitted by Reformer (not verified) on

o i zhgenjyer, i befte mire edhe Meros edhe Nanos nese e kane marre dhe ti mos u bej kaq i ndershem o burr i dheut!

ketu po flitet per stambolin qe digjet, ti po kerkon kreherin te krefesh leshrat!

Submitted by davidi (not verified) on

e verteta nuk eshte as per ty o muc nano e as per ne.

e paske pare me sy erotik kryeprokuroren  gjithe kete kohe ... i zgjati docken... megjithate bravo qe i shpreh ndjenjat edhe mua inushja me pelq shume.

Submitted by lom deliu (not verified) on

Se  pari, duhet te nenvizojme se eshte kushtetuta e kallashit e vitit 1998 ajo qe Qeverine e bene padrone te te gjitha pushteteve, prandaj dhe duhej ndryshuar. Berisha thjesht po shfrytezon ate qe te majtet athershem : Gjinushi, Islami, Ngjela, Imami, Ruli, Godo e ndonje anetar tjeter i Komisionit Kushtetues i siguruan paturpesisht socialisteve sundimin e perjetshem me 71 vota. Nuk eshte faji i Berishes qe Fatos Nano ja shiti kete te drejte Saliut.

Se dyti, ishte Ervin K.R.-ja, ai qe me 21 PRILLIN 2008  e beri perfundimisht te perjetshem  Berishen thjesht per nje kapriço prej femije me 8 vjeçare.

Ajo qe ndodh sot eshte thjesht pasoj e ketyre dy akteve jo demokratike te se majtes dhe po te ishte per ta e kane hak, por nuk e ka hak populii shqiptar, te cilit i ka mbetur nje shprese e vetme. rezimi i Berishes nga kriza qe po thellohet per dite, e ai, si karakteropat euforik, nuk merr asnje mase.

Lidhur me heqjen e lajmit per Credins Bank mendoj se kane bere mire qe e kane hequr komentin inkompetent te dinshumit Zaloshnja sepse veç panikut keqdashes ishte i pasakte sepse banka vazhdon te punoj dhe parate eshte e dokumentuar qe Taçi i teze Lirise i ka mare ato dhe ai pergjigjet, lexoni me mire vendimin e Gjykates dhe ato para dihet qe erdhen per Taçin sepese Azeret nuk hapen depozite bankare ketu, rast ne te cilin do hetoheshin pse erdhen ato miliona.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

I. Mustafa Nano ka te drejte kur risjell ceshtjen e mosreagimit pas vrasjeve te 21 janarit dhe grabitjes spektakolare te zgjedhjeve lokale ne Tirane. Ndalja e Berishes do te ishte e lehte nqse do te bashkoheshin shumica e partive te opozites (PS, FRD, AKZ, etj) por partite e reja e kane refuzuar aleancen eventuale me Partine Socialiste. Edhe PS ka humbur terren pas qasjes ''integruese-evropiane'' te vitit te fundit. Do te ishte ne te mire te vendit (si edhe te vete PS) nqse do te deklaronte qe ne krye te heres se nuk mund t'i afrohemi Evropes me nje kryeminister qe vret demonstruesit dhe vjedh zgjedhjet, por nuk ndodhi keshtu.

II. Per heqjen e lajmit lidhur me Banken Credins do te mireprisja nje shpjegim nga ResPublica.

Submitted by Ilir (not verified) on

Mustafa ! Nuk e di ne do e lexosh kete koment-pyetje:

Ne emer te kujt dhe perse keto njerez (milet ) duhet te ngrihen ? Kush jane ato njerez qe do ta z.v.d ne menyre dinjitoze kete Rrugac nga Tropoja ? PS me Hajdutet e saj ? Qe nuk jane me pak se Hajdutet e PD ?

Submitted by Reformer (not verified) on

o ilir, Nano po thote qe do te na vjedhin voten,  a eeeee kupton?!

Submitted by lom deliu (not verified) on

Lidhur me emeriminn e ish nenkryetrit te SHIKU-ut Visho Ajazi qe e paska nderruar mbiemrin si Bujar Mehmeti per te fshire te kaluaren qe na e gjykoka te keqe, kam kete vrejtje:

1 ai ka qene ne post politik: zevendesminister e jo si kakaris Majlinda e kodra mbas bregut;

2. ai ka pasaport te huaj dhe nuk mund te jete as punonjes i ulet ne SHISH.  ai si cdo shiks apo sigurims ka ma r  shtetesi pasi ka hapur barkun dmth ka vjell çdo gje q edinte nga puna e tij ne Shqiperi dmth ka spiunuar dhe bemat e Saliut

Submitted by lom deliu (not verified) on

Lidhur me emeriminn e ish nenkryetrit te SHIKU-ut Visho Ajazi qe e paska nderruar mbiemrin si Bujar Mehmeti per te fshire te kaluaren qe na e gjykoka te keqe, kam kete vrejtje:

1 ai ka qene ne post politik: zevendesminister e jo si kakaris Majlinda e kodra mbas bregut;

2. ai ka pasaport te huaj dhe nuk mund te jete as punonjes i ulet ne SHISH.  ai si cdo shiks apo sigurims ka ma r  shtetesi pasi ka hapur barkun dmth ka vjell çdo gje q edinte nga puna e tij ne Shqiperi dmth ka spiunuar dhe bemat e Saliut

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

te gjithe ju qe keni komentuar deri tani, po tregoni se i keni punet ne terezi me pushtetin  SRB, o jeni ne pune ne administrate, o jeni punesuar per te komentuar neper blogje qe dihen qe jane kundra pushtetit te SRB?

ikni ore legena nga kjo faqe dhe faqe te tjera, e lerini gazetaret qe te thone mendimin e tyre te lire, dhe ketu doni te impononi strategjin e shashkave te SRB? kushdo e kupton qe jeni te njejtet ju legena qe mbroni pushtetin e SRB, ikni mor ndyresira se populli i ka syte ne balle e shef shume mire se kush ia qan hallet, populli e kupton ca do te thote Mstafai e gazetaret e tjere, po nuk ka kush ta ngrej e te vij tu shkuli nga ato kolltuqe zyrash qe komentoni more hajduter, 2013 po afron more pisa e urrejtja popullit do tju mari para me gjitha SRB, fare e keqe, ju e moret me qafe Shiperine. me Edvinin apo pa te, kreshnikun apo pa te, Bamirin apo kushdo qe ka bere parti dhe eshte kunder SRB, drejtesia do vije nje dite ne kete vend dhe mjer ata qe mendojne se do ja hedhin paq dhe do i gezojne ato qe kane vjedhur.

Submitted by anonim (not verified) on

Bashkohem me analizën dhe shqetësimin tënd Z Mustafa. Kështu do të mendonte çdo shqiptar i ndershëm dhe me dy fije tru. Ne na kanë marrë në qafë ndërkombëtarët, mbasi ne presim çdo të thonë ata. Nuk besoj se amerikanët janë pa interesa në këtë zallamahi, sigurisht nuk është e thënë që të kenë të njëjtat interesa me Saliun, por ajo që është e sigurtë është që Shqipëria të mos këtë shtet, që shiptarët të mos përcaktojnë vetë fatet e tyre. Psh në se Ambasadori amerikan nuk do të ishte atje me mëngë të përveshura, ndoshta do të protestohej me fortë nga populli për vjedhjen e zgjedhjeve në Tiranë. Por ne rrinim para televizorit në pritje çfarë do të thoshte Arviziu, se sa për atë të OSBE i cili ka dalë hapur që është i blerë nga Saliu. Po kështu dhe me 21 Janarin. Më kujtohej që çdo ditë prisnin reagimin e ndërkombëtarëve, apo t ë Arvizusë deri sa dhe ne u mësuam me këtë gjëndje dhe filluam të shihnim hallet tona. Kaq duhej që gjakrat të binin. Kështu unë mendoj që tani gjithshka është e mundshme. Them se nuk ka arritur ajo pikë që njerzve ti vej thika në palcë. Ka ende lokale, kinema, diskoteka, dyqane firmato, makina plot me të rinj. Kuptohet gota është plot, kush do të jetë pika e fiundit që të derdhet kjo nuk dihet, mbase një shkak krejt banal, i parëndësishëm. Unë them se vetëm me luftë do të bjerë Saliu, në këtë rast nuk ka fituar asnjë, madje ndërkombëtarët do të jenë më të zëmëruar, mbasi sikurse deklarojnë nuk e dëshërojnë destabiltetin edhe pse tregëtia e armëve ëshët zanat i vjetër i tyre.

Submitted by Dritan (not verified) on

Duhet te bejme nje referendum per shporrjen e ambasadorit amerikan. Sigurisht qe ketu ka gisht edhe amerika, e cila kudo ku ka shkelur ka sjelle vetem probleme.

Eshte nje vend qe luan shume piset dhe per te arritur interesat e saj, shkaterron cdo gje. Ne duhet te ishim lidhur qe heret fort me Europen. I hapem dyert amerikes, si prostituta. Qe ne 1992, e ngritem ameriken ne qiell a thua se amerikes i rruhej per Shqiperine.

Shikoni vendet Europiane qe nuk e rruajne fare per ameriken. Sa mire qe jane.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

argument shume i lodhur ky o Muc. Berisha eshte ai qe eshte, por ne fund te fundit po perpiqet thjesht t'i qaset pak pushtetit absolut qe instaluante majtet 97-05, duke shfrytezuar kushtetuten qe ata shkruan pas qejfit te tyre.
Jam gati te hedh nje bast: Pas 2013 ka shume te ngjare qe Sala t'a perdredhe. A do te mbaje Edi marredhenie te hajrit me institucionet apo do t'i uzurpoje. Po ti Muci, do t'a ngresh zerin kunder ketij uzurpimi, apo do t'a quash zbatim ligji dhe kushtetute?!
Problemi eshte se ju jeni te gjithe Fahri Ballinj. Ju te majtet pak me trendi, por sdq njesoj.

Submitted by Dritan (not verified) on

Qenkan mbledhur kritiket ketu, e po na permendin kohen e PS.

Ju beni krim intelektual kur vini shenjen e barazimit midis kohes se ps dhe kesaj te ndyresires pd. Por meqenese e keni kujtesen e shkurter, dhe pergjithesisht shqiptaret harrojne historine, sepse ua merr mendjen thashethemi, telenovelat, benci, shalet e femrave, dhe kafete, po ua kujtoj une pak fare.

Ne 1996 pame se cfare terrori beri policia perpara dhe gjate zgjedhjeve. Ato u manipuluan, dhe e dime rolin e SHISH ne ate kohe.

Por ju jeni kaq hipokrite saqe harroni se ne 2005, PS nuk beri asnje manipulim. Dhe nese ju thoni qe PS i kishte te gjitha ne duar, kishte pushtetin absolut, a nuk do bente qe zgjedhjet te ishin te sajat?

Nejse, vari trapin. Gezojeni diktaturen, gezojeni sali berishen, fundja fundja je kete meritoni.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

i vihet barazimi qe cke me te, per te mos thene qe ne momente te vecanta te qeverisjes se ps sidomos gjate 97-2001, sidomos zgjedhjet e 2001, dhuna e shtetit qe e tille qe i bente te dukeshin shaka marrezite e berishes ne 1996. Problemi eshte i thjeshte: Pse duhet qe te besojme se nje pjese e atyre qe e legenosen deri ne kete pike legjistacionin shqiptar sa ne menyre te ligjshme mund te mblidhen pushtetet ne nje dore, qenkan me te mire se pjesa tjeter?
Dhe nje keshille Dritan. Mos e shpenzo emocionin kunder atyre qe mendojne ndryshe.

Submitted by Reformer (not verified) on

hau hau hau, nuk munem me qesh, por te gjithe ketu nuk duan ta kuptojme se nuk mund te flasim sot per fatkeqsine e djeshme (Fatos Nanon) kur na kapllakosur nje e keqe qe eshte aktuale, qe po na mbyt dhe qe duket se do te kishte nje kosto shume te madhe.

Po une bashkohem me ty Muc, pika kritike u kalua, Berisha nuk mund te ndalet me. Ne fakt shpresa ishte se ai mund te kishte ndryshuar, se do ta detyronin nderkombetaret, opozita, disa njerez me dy pare mend ne PD. Por jo! Ky njeri nuk ndalet para askujt dhe para asgjeje.

Tani duhet te behemi gati te paguajme koston e nje leshimi te pafalshem.

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

o nik o pederast, o legen i vogel i srb, po ju u ka tredh srb qe kulisher more, o  kavje. vidh ndonje gje keto muaj qe te kan ngel, se do te duhen kur te ta shqyejn byhten ne burg.

Submitted by nik (not verified) on

moj labushe moj shpirte.ke bere aleat edhe shokun muci nano qe mi prish komentet e mija dhe len te tuat.

mos u merzit moj zemer se deri ne 2017 gallate do bejme me ju sallaket.

Submitted by Olti (not verified) on

Mos u merrni me bythecat e Sales o njerez....qofte edhe me Kreun e ri Te SHISH! Sala tani qe plotesoji kapjen e Shtetit levizje qe e kish nis per
Vite me rradhe do e kuptoj qe eshte Feudal Ne Nje shtet te deshtuar i perceptuar nga Shqiptaret si rregjim pushtuesi por i paafte per te depertuar shoqerine shqiptare! Pushteti i Sales eshte deri tek bulevardi!
Votoni edhe per Djallin Vete por Jo per Pe-De ne e Berishizmin Ne 2013 dhe gjerat do vene vet Ne vend pavaresisht Melamkolise se Mucit sot Ne Gusht te 2012!

Submitted by Relapso (not verified) on

Mustafa, duhet te bindesh per nje fakt: Berishen e rrezon vetem populli me vota. Por çeshtja eshte se votuesi kur ndodhet para kutise se votimit, nuk di se nga t'ia mbaje. Per ke te votoje? A beson ti vertet se Edi Rama eshte i afte ta qeverise Shqiperine me mire se Berisha? A beson vertet se Rama me zagaret e tij do te vjedhe me pak se keta qe jane ne pushtet? Ketu duhet nje alternative e besueshme. Nje alternative qe te fitoje zgjedhjet bindshem, me diference te ndjeshme votash e jo te luaje cic-mic me nje grusht votash si ndodhi me rastin e bashkise se Tiranes. Perndryshe ta gezojme Berishen sa t'i jape ymer Zoti.

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Trashesia jote mendore ka kapur nivele rekord o Tedeskari i perdhunuar nga Qisha katolike!

Perfundimisht je gati per spitalin psiqik!

Submitted by Albi (not verified) on

Ca prisje ti o Struc te ndodhte me kushtetuten e 2008? A nuk e legalizonte ajo kushtetute fuqizimin absurd, nga partia deri ne krye te shtetit, te nje njeriu te vetem? E megjithate ke folur pak ose aspak per ate. Pse? Kuptohet, sepse besoje qe do ishte Edi ai qe do kishte pushtet absolut.

Berisha nuk ka bere as me pak e as me shume ate pushtet qe i jep ligji qe Edi yt ja dha. Problemi eshte si te ndryshosh ligjin, se njeriu qe nga lashtesia e deri me sot gjithmone ka luftuar per me shume pushtet.

Submitted by Olti (not verified) on

O nik o burr i dheut..boll qave per Mucin.
Po Ti paguhesh me meditje nga Sala per sa paragrafa shkru? Po Pune e modhe se Ti hoqi nga faqja e Tij ATo mencurite e tua, Muci Humbet se Sdo mburret dot me Perlat e tua anti-sallake.....tek Respublica!

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Kete budallekun qe shefi i ri i shikut nuk u zgjodh ne konsultime me amerikanet nuk e marr vesh. Ne cilin vend te botes kreu i sherbimit sekret kombetar zgjidhet ne konsultime me vende te tjera?

Submitted by nik (not verified) on

eh more shoku Muci i Nanove.Vazhdon te prishesh komentet qe nuk te vijne per mbare,ndersa ato me sharje dhe fyerje nuk i prek se jane sallaket e tu.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.