Diktatori SRB

Postuar në 04 Shtator, 2012 04:59
Altin Ketro

Për të gjetur një përcaktim sa më të saktë se çfarë është dhe ç’përfaqëson termi “diktator”, hyra në faqen online të enciklopedisë ndërkombëtare dhe gjeta këtë shpjegim:

 

“Diktator është sundimtari i një vendi (p.sh. absolutist apo autokratik) i cili merr pushtet vetiak absolut. Kur shtetet e tjera e quajnë kreun e një shteti të veçantë diktator, ai shtet quhet diktaturë. Fjala diktator e ka origjinën nga titulli i një gjykatësi në Romën e lashtë të emëruar nga Senati për të sunduar republikën në kohë të jashtëzakonshme. Ashtu si termi tiran, fillimisht një titull i respektuar në Greqinë e lashtë, dhe në një shkallë më të vogël autokrat, termi diktator përdoret pothuajse ekskluzivisht si një term për një sundimtar shtypës dhe abuziv. Në përdorimin modern, termi "diktatori" është përdorur zakonisht për të përshkruar një lider, i cili mban dhe abuzon një sasi të jashtëzakonshme të pushtetit personal, veçanërisht kompetenca për të bërë ligje pa përmbajtje efektive nga një kuvend kukull. Diktaturat karakterizohet nga tiparet e mëposhtme: pezullimin e zgjedhjeve ose zhvillimin e zgjedhjeve fiktive ku personat që do të zgjidhen janë paracaktuar, pezullimin e lirive civile, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme; sundim me dekret, shtypjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë, lejimin vetëm të një partie politike, dhe propagandimin e kultit të diktatorit. Termi "diktator" është i krahasueshëm, por jo sinonim me konceptin e lashtë të tiranit. Shumë nga njerëzit që kanë ardhur në pushtet në regjime të tilla si junta ushtarake, shtete një partiake dhe qeveri civile nën sundimin personal, janë përshkruar si diktatorë”.

 

Siç është thënë shpesh edhe nga të tjerët, “diktator nuk lind, por bëhesh”. Bëhesh edhe atëherë kur vet ke luftuar për rrëzimin e një diktature dhe sjelljen e demokracisë në vend, por që me kalimin e kohës mbipushteti të ka errësuar çdo lloj gjykimi mbi normat e larta të lirisë e demokracisë, duke u vetrikthyer në pikën zero, atje ku e la paraardhësi diktator.

 

Po Shqipëria çfarë është aktualisht? Në letra është një vend demokratik ku lejohet liria e mendimit, e shprehjes, e votës, e inisiativës ekonomike etj. etj. Në realitet nuk ndodh kështu. Po ta vëmë re me kujdes në atë që citova pak më lart se ç’është “diktatori”, nuk do shumë mend për t’u kuptuar se Shqipëria udhëhiqet nga një diktator. Po i marr me radhë përcaktimet që i vishen termit “diktator”:

 

  • “mban dhe abuzon një sasi të jashtëzakonshme të pushtetit personal” –  Në këto 7 vite të qeverisjes, Sali Berisha ka mbledhur një mbipushtet personal. Ëndrrën e kahershme të vitit ’94, të rrëzuar me referendum popullor, u përpoq ta vinte në jetë pas vitit 2007, por që hasi në rezistencën e ish Presidentit Topi. Dhe për t’i dhënë fund kësaj “drame” shpirtërore që kish 18 vjet që e vuante, po e jetëson me Presidentin Nishani. Mori më në fund në zotërim Presidencën dhe nëpërmjet saj KLD-në, SHISH-in dhe së shpejti, Prokurorinë. Një njeri që ka qenë jashtë kontrollit kur ende s’i kishte këto institucione, tashmë me këtë pushtet të jashtëzakonshëm personal, kthehet në abuzues të rrezikshëm deri në perversitet.

 

  • “kompetenca për të bërë ligje pa përmbajtje efektive nga një kuvend kukull” – Cili është ai që nuk thotë se për 7 vjet kemi një Kuvend kukull në duart e Sali Berishës? Në vend që Parlamenti të kishte rol kryesor në kontrollin e qeverisë, ka ndodhur e kundërta. Bie fjala, kemi një ministër jeshil që i thotë “Ndal” një kontrolli ligjor të Kuvendit për institucionin e tij me dyshime të bazuara se ka ushtruar përgjime të paligjshme. Tjera. Bëhen ligje, veçanërisht ato për privatizimet, koncensionet etj., që në të shumtën e rasteve nuk shkojnë në dobi të ekonomisë dhe zhvillimit kombëtar. Nën maskën e kompanive të huaja (disa syresh me të kaluar të dyshimtë), ato ligje fshehin ekzistencën e grupeve brendapërbrenda vendit të lidhura pazgjidhshmërisht me interesat e Familjes, qeveritarëve të tjerë dhe partnerëve të koalicionit. Ka edhe shumë ligje sa për të thënë se kemi ligje, por kur vjen puna për zbatimin e tyre, as e merr kush mundimin, sidomos kur bëhet fjalë që aty mpleksen interesa të larta pushtetarësh.

 

  • “pezullimin e zgjedhjeve ose zhvillimin e zgjedhjeve fiktive ku personat që do të zgjidhen janë paracaktuar” – Dy palë zgjedhje ka zhvilluar Sali Berisha, më 26 maj 1996 dhe më 29 qershor 2009. Të parat i zhvilloi tërësisht fiktive, duke e detyruar kundërshtarin t’i braktisë ato; tek të dytat u tregua më kopil, përdori skema vjedhjeje të votës me njerëz të importuar, karta fallco, dhurata dhe premtime në këmbim të votës, vota pa qenë personi prezent, presion për të mos votuar apo për të fotografuar votën tek ata që dyshonin e shumë makinacione të tjera. Në funksion të kësaj, paracakton edhe numrin e deputetëve që duhet të marrë për të kapur pragun e mbijetesës qeverisëse. Sigurisht, me ndihmën e paçmuar të Ristanëne dhe Sashenkave.

 

  • “pezullimin e lirive civile, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” – Liritë civile ekzistojnë “de jure”, por “de facto” ato janë në kulmin e shkeljes së tyre. Askush nuk është i lirë të ngrejë zërin për një padrejtësi që lidhet drejtpërdrejt me interesat e qarqeve të larta qeverisëse. Ai që akuzon vihet menjëherë nën presion. Nëse është i pafuqishëm shtypet si një krimb e s’i gjenden më gjurmët; nëse reziston pasi ka një farë mbrojtje publike, gjenden metoda të tjera të ndëshkimit, nga ai financiar deri tek dhuna psikologjike për t’u tërhequr.  

 

  • “sundim me dekret, shtypjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë” –  Gjatë gjithë viteve që Sali Berisha ka qenë në pushtet ka patur qëllim të vetin se si t’i shtypë a eleminojë kundërshtarët politikë. E ka nisur qysh në krye të herës, kur ishte taze fare, domethënë kur kish rrëzuar një regjim të egër dhe kur duhet të tregonte se si funksionon demokracia. Nisi spastrimin e atyre që i konsideronte kundërshtarë brenda partisë së vet duke ndjerë se mund t’ia lëkundnin pozitat po t’i toleronte. Dhe nuk largoi dosido, por ajkën e partisë, ata që përbënin bërthamën e krijimit të saj në dhjetor 1990. Pastaj nisi betejën me opozitën për të izoluar liderin e saj të atëhershëm (Nanon) dhe paralelisht me burgosjen e tij punoi që të nxiste grupet brenda opozitës që të rivalizonin njëri- tjetrin në luftën e brendshme për kontrollin e partisë. Pra, qëllimi ishte të dobësonte sa më shumë opozitën për ta bërë atë jo të efektshme në përballjet elektorale. Edhe pas riardhjes në pushtet në 2005-ën, ai zhvilloi të njëjtën strategji për të sponsorizuar grupe të veçanta në opozitë që t’i shfokusonte nga lufta karshi tij dhe t’i inkurajonte për beteja të kota të cilat t’ia ulnin autoritetin përpara popullit. Atëherë kur pa se një valë e madhe zemërimi popullor ishte mbledhur e atillë që i bënte me dije atij se njerëzve u kish vajtur deri në palcë thika e korrupsionit dhe abuzimit shtetëror, u kujdes personalisht për të eleminuar fizikisht 4 burra si paralajmërim se të njëjtin fat do pësojë lideri i opozitës apo kushdo tjetër që guxon të sfidojë Sali Berishën.

 

  • “lejimin vetëm të një partie politike” – Ligjërisht ekzistojnë 100 e kusur parti politike, por që vetëm një grusht prej tyre përbëjnë skenën e mirëfilltë politike shqiptare. Nëse Sali Berisha nuk ka arritur ende që të lejojë vetëm Partinë Demokratike që të ushtrojë aktivitet politik në Shqipëri, duke eleminuar pjesën tjetër, mos kujtoni se nuk e ka ëndërruar dhe dëshiruar një gjë të tillë. Por që të arrijë deri në atë pikë duhet të ketë nën urdhëra të gjitha institucionet e tjera që mund t’i bëhen barrë për t’ia ndalur këtë revan. I duhet marrja nën kontroll edhe e prokurorisë si dhe një mandat tjetër qeverisës, për ta vënë në jetë. E në mos i shoftë fare, do përpiqet me ç’të mundet që t’i kthejë si “alternativa” qeverisëse, njësoj si ato organizatat politiko-shoqërore parazitare që kish ngritur Partia e Punës me të cilat donte të justifikonte pluri-partizmin në sy të botës.   

 

  • “propagandimin e kultit të diktatorit” – Këtu e ka parakaluar Hoxhën, por i mungojnë vetëm bustet dhe përmendoret në sheshet qëndrore. Këngë, mini-buste, emra rrugësh i janë bërë dhe vënë, por ky është vetëm fillimi. I ka vënë vetes si detyrë që të ketë të paktën tri aktivitete në ditë. 3 aktivitete/ditë x 365 ditë = 1.095 aktivitete në vit. 1.095 aktivitete në vit x 6 kronika televizive në ditë (minimumi ky) = 6.570 kronika. 6.570 kronika/vit x 10 televizione (minimumi ky) = 65.700 kronika në vit. Nuk po llogaris këtu kronika speciale dhe ato TV që japin lajme çdo 30 minuta. Po t’i shumëzosh me minuta, sa orë kronika kthehen këto aktivitete të Sali Berishës? Kemi një televizion publik si dhe një privat kombëtar që i satelitohen disa rajonalë, të vënë tërrësisht në shërbim të Berishës, që me propagandën e tyre të përditshme, shumëzuar me ato çka paraqita më lart, e kanë ngritur kultin e Sali Berishës. Aq i fortë është bërë ky kult, saqë edhe kur dikush dononcon një zyrtar të vogël, të vetmen shpresë se do ia zgjidhë hallin e ka tek Sali Berisha. E çfarë duhet më tepër se kaq?

 

  • “Shumë nga njerëzit që kanë ardhur në pushtet në regjime të tilla si junta ushtarake, shtete një partiake dhe qeveri civile nën sundimin personal, janë përshkruar si diktatorë – Pikërisht, Sali Berisha ka ardhur në pushtet si një qeveri civile nën sundimin personal të tij dhe si i tillë, Sali Berisha, meriton të konsiderohet DIKTATOR.

 

Dhe, për ta mbyllur këtë shkrim që lindi si shkak i asaj se kush mund të quhet “Diktator”, po paraqes një tabelë (të cilën e mora po nga enciklopedia ndërkombëtare) ku pasqyrohen emrat e të gjithë diktatorëve që kanë sunduar nëpër botë. Po t’i mbledhësh të gjitha vitet e sundimit të tyre, bëjnë 17 shekuj e 68 vjet ose një mesatare prej afro 9.9 vjetësh për të gjithë. Renditjen e kam bërë sipas datave kur ata kanë ardhur në fuqi. Fatkeqësisht, por që besoj do jetë momentale, aty mungon emri i Sali Berishës, të cilin e kam futur për shkak sepse nga ajo çka shtjellova më sipër, jam i bindur se ai e meriton të jetë aty. Besoj se nuk do të jetë e largët dita që Sali Berisha ta shohë, në këtë botë ose në botën e përtejme, veten e tij të rreshtuar midis 92 diktatorëve që historia ka parë në këto 180 vjet. Në listën e mëposhtme do gjeni diktatorë që kanë sunduar vetëm 1 vit, por edhe të tillë si Kastro me 49 vjet. Por i vetmi, uniku, i cili pasi është rrëzuar një herë nga pushteti me luftë dhe është rikthyer sërish në pushtet, është... Sali Berisha!!!

 

P.S. Inicialet “SRB” në titullin e shkrimit i përkasin emrit “Sali Ramë Berisha”. Çdo ngjashmëri me emërtimin “SËRB” me zanoren ‘ë’ të rrëzuar, është e rastësishme.

 

DIKTATORËT QË KANË SUNDUAR BOTËN 1833 - 2012

 

 

Nr

 

Emri i Diktatorit

 

Shteti

Qëndrimi në pushtet

Kohëzgjatja në vite

Nga viti

Deri në vitin

1

Santa Anna

Meksik

1833

1855

22

2

Porfirio Diaz

Meksik

1876

1911

35

3

Miklos Horthy

Hungari

1920

1944

24

4

Benito Mussolini

Itali

1922

1943

21

5

Joseph Stalin

Bashkimi Sovjetik

1922

1953

31

6

Miguel Primo de Rivera

Spanjë

1923

1930

7

7

Jozef Pilsudski

Poloni

1926

1935

9

8

Chiang Kai-shek

Republika e Kinës

1927

1975

48

9

Rafael Trujillo

Republika Domenikane

1930

1961

31

10

Engelbert Dollfuss

Austria

1932

1934

2

11

Antonio de Oliveira Salazar

Portugali

1932

1968

36

12

Adolf Hitler

Gjermani

1933

1945

12

13

Ioannis Metaxas

Greqi

1936

1941

5

14

Anastasio Somoza Garcia

Nikaragua

1936

1956

20

15

Francisco Franco

Spanjë

1939

1975

36

16

Ante Pavelic

Kroaci

1940

1944

4

17

Vidkun Quisling

Norvegji

1940

1945

5

18

Philippe Petain

Francë

1941

1945

4

19

Enver Hoxha

Shqipëri

1944

1985

41

20

Sukarno

Indonezi

1945

1967

22

21

Josip Broz Tito

Jugosllavi

1945

1980

35

22

Klement Gottwald

Çekosllovaki

1948

1953

5

23

Kim Il-sung

Korea e Veriut

1948

1994

46

24

Syngman Rhee

Korea e Jugut

1948

1960

12

25

Mao Ce Dunn

Kina

1949

1976

27

26

Fulgencio Batista

Kuba

1952

1959

7

27

Gustavo Rojas Pinilla

Kolumbi

1953

1957

4

28

Todor Zhivkov

Bullgari

1954

1989

35

29

Ho Chi Minh

Vietmani i Veriut

1954

1969

15

30

Alfredo Stroessner

Paraguaj

1954

1989

35

31

Luis Somoza Debayle

Nikaragua

1956

1967

11

32

François Duvalier

Haiti

1957

1971

14

33

Ayub Khan

Pakistan

1958

1969

11

34

Fidel Castro

Kuba

1959

2008

49

35

Park Chung-hee

Korea e Jugut

1961

1979

18

36

Nicolae Ceauşescu

Rumani

1965

1989

24

37

Juan Carlos Ongania

Argjentinë

1966

1970

4

38

Jean-Bédel Bokassa

Republika e Afrikës Qëndrore

1966

1979

13

39

Hassanal Bolkiah

Brunei

1967

vazhdim

45+...

40

Omar Bongo

Gabon

1967

2009

42

41

Suharto

Indonezi

1967

1998

31

42

Mobutu Sese Seko

Zaire

1967

1997

30

43

Francisco Macias Nguema

Guinea Ekuadoriale

1968

1979

11

44

Muammar Gaddafi

Libia

1969

2011

42

45

Yahyan Khan

Pakistan

1969

1971

2

46

Siad Barre

Somali

1969

1991

22

47

Hafez al-Assad

Siri

1970

2000

30

48

Erich Honecker

Gjermania Lindore

1971

1989

18

49

Jean Claude Duvalier

Haiti

1971

1986

15

50

Idi Amin

Uganda

1971

1979

8

51

Ferdinand Marcos

Filipine

1972

1986

14

52

Augusto Pinochet

Kili

1973

1990

17

53

Pol Pot

Kamboxhia

1975

1979

4

54

Mengistu Haile Mariam

Etiopi

1977

1991

14

55

Maumoon Abdul Gayoom

Maldives

1978

2008

30

56

Muhammad Zia-ul-Haq

Pakistan

1978

1988

10

57

Denis Sassou Nguesso

Kongo

1979

vazhdim

33+...

58

Teodoro Obiang Nguema Mbasogo

Guinea Ekuadoriale

1979

vazhdim

33+...

59

Ayatollah Khomeini

Iran

1979

1989

10

60

Saddam Hussein

Irak

1979

2003

24

61

Chun Doo-Hwann

Korea e Jugut

1979

1988

9

62

Robert Mugabe

Zimbabve

1980

vazhdim

32+...

63

Hosni Mubarak

Egjipt

1981

2011

30

64

Mahathir Mohamad

Malajzi

1981

2003

22

65

Efrain Rios Montt

Guatemal

1982

1983

1

66

Manuel Noriega

Panama

1983

1989

6

67

Yoweri Museveni

Uganda

1986

vazhdim

26+...

68

Blaise Compaore

Burkina Faso

1987

vazhdim

25+...

69

Ayatollah Khamenei

Iran

1989

vazhdim

23+...

70

Omar al-Bashir

Sudan

1989

vazhdim

23+...

71

Idriss Deby

Çad

1990

vazhdim

22+...

72

Alberto Fujimori

Peru

1990

2000

10

73

Saparmurat Niyazov

Turkmenistan

1990

2006

16

74

Islam Karimov

Uzbekistan

1990

vazhdim

22

75

Isaias Afewerki

Eritrea

1991

vazhdim

21+...

76

Meles Zenawi

Etiopi

1991

2012

21

77

Than Shwe

Mianmar

1992

2011

19

78

Emomalii Rahmon

Taxhikistan

1992

vazhdim

20+...

79

SALI BERISHA

SHQIPËRI

1992

1997

5

80

Alexander Lukashenko

Bjellorusi

1994

vazhdim

18+...

81

Kim Jong-il

Korea e Veriut

1994

2011

17

82

Paul Kagame

Ruanda

1994

vazhdim

18+...

83

Pervez Musharraf

Pakistan

1998

2008

10

84

Ismail Omar Guelleh

Xhibuti

1999

vazhdim

13

85

Vladimir Putin

Rusi

2000

vazhdim

12+...

86

Bashar al-Assad

Siri

2000

vazhdim

12+...

87

Ilham Aliyev

Azerbajxhan

2003

vazhdim

9+...

88

François Bozize

Republika e Afrikës Qëndrore

2003

vazhdim

9+...

89

SALI BERISHA

SHQIPËRI

2005

vazhdim

7+...

90

Abdullah of Saudi Arabia

Arabia Saudite

2005

vazhdim

7+...

91

Frank Bainimarama

Fixhi

2006

vazhdim

6+...

92

Gurbanguly Berdimuhamedow

Turkmenistan

2006

vazhdim

6+...

93

Raul Castro

Kuba

2008

vazhdim

4+...

94

Kim Jong-un

Korea e Veriut

2011

vazhdim

1+...

 

 

*Karikatura shoqëruese nga Medi Belortaja

Comments

Submitted by vike (not verified) on

<p>Kush e ka publikuar kte listen apo e keni bere vet ju. Nuk besoj se BE do pranonte ti jepte statusin &nbsp;nje vendi diktatorial me nje kryeminister diktator&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>sali berisha ploteson pjesen me te madhe te percaktimeve per te qen diktator o zot kush e ka mallkuar kete popull qe nuk e kupton</p>

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Eshte vertet nje&nbsp;fat i jashtezakonshem per&nbsp;shqiptaret kudo qe ndodhen.&nbsp;Me ne fund Zoti mendoi edhe per Shqiperine. Ai ua&nbsp;solli Hyjin, ua ringjalli Krishtin e tyre. Tani Zoti Kreko eshte ne toke. eshte nder ne. Tani mendjet tona do te ndricohen, skutat me te erreta te nenvetedijes do te kene drite nepermjet publicistikes se tij. Dhe vete Shqiperia do te begatohet nga fjala e vepra e tij.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;</p>

Submitted by Erald (not verified) on

<p>Bravo Ketro, shkrim shume i goditur! Inizialet e bishes perkojne me atdheun e tij te vertete per te cilin po e çmonton Shqiperine nga themelet! I mungon vetem &quot;prapashtesa&quot; bija per te ndertuar emrin e plote te atij shteti per te cilin ky kriminel le koken.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.