Sipas Islamit, PS-ja, e ndarë apo e bashkuar me LSI-në, e humbur ka dalë. Vërtet?!

Postuar në 05 Shtator, 2012 14:14
Eduard Zaloshnja

Në një analizë të publikuar në gazetat Panorama dhe shqiptarja.com, Kastriot Islami analizonte rezultatet elektorale që nga viti 2005 e këtej dhe arrinte në përfundimin se PS-ja, si e ndarë me LSI-në, edhe e bashkuar me të, del e humbur në garat me PD-në. Në fakt, garat elektorale mes PD-së dhe PS-së mund t’i shohësh nga këndvështrime të ndryshme, por më të rëndësishmet, pa asnjë diskutim, kanë qenë ato për kryeministrin e Shqipërisë dhe për kryebashkiakun e Tiranës. Dhe në këto gara, qysh prej krijimit të LSI-së, pozicioni i saj (me apo kundra PS-së) ka qenë absolutisht vendimtar. Dikush mund të thotë se vendimtar ka qenë roli i KQZ-së dhe jo i LSI-së, por si do ta shpiegonte ky dikush faktin që koalicioni PS-LSI i dha 22 mijë vota avantazh Edi Ramës në 2007-ën në Tiranë, ndërkohë që KQZ-ja kontrollohej nga Berisha? Ndërsa në 2011, kur LSI-ja ishte kundër Edi Ramës, avantazhi prej 22,000 votash u kthye në një avantazh prej vetëm 10 votash në Tirane. Dhe në të dyja rastet, LSI-ja si parti mori rreth 22 mijë vota…
Në 2005-ën, Berisha u bë kryeministër me më pak se 42% të votës popullore, sepse vota e majtë u nda kryesisht mes PS-së dhe LSI-së. Në qoftë se PS-ja do të kishte qenë në koalicion me LSI-në, Berisha nuk kishte ASNJË shans të bëhej kryeministër. Në të njejtën mënyrë, Berisha u rizgjodh në 2009-ën si kryeministër me më pak se 47% të votës popullore, sepse vota e majtë u nda kryesisht mes PS-së dhe LSI-së. Në qoftë se PS-ja do të kishte qenë në koalicion me LSI-në, kryeministër do të zgjidhej një i majtë me të paktën 72 vota në Kuvend.
Për kujtesë, Kastriot Islami ishte personi që i sugjeroi Edi Ramës sistemin elektoral në 2008-ën dhe që publikonte atëhere analiza ku konkludonte se koalicioni i PS-së, pa LSI-në, do të fitonte 72-75 mandate parlamentare. Ndërsa tani ka arritur në përfundimin se PS-ja, si e ndarë me LSI-në, edhe e bashkuar me të, del e humbur në garat me PD-në. Se përse Islami ka ndërruar opinion në lidhje me rolin e ndarjes së votës së majtë në ardhjen dhe ndëjtjen e Berishës në pushtet, mund ta dijë ai dhe, ndoshta, njerzit afër tij. Por të bën përshtypje fakti që kjo analizë e tij u publikua pasi qarkulluan zëra për një ndarje të Ilir Metës me Berishën dhe një afrim të tij me PS-në.
Të plotë analizën e Islamit mund ta lexoni në nyjen: http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/e-majta-e-percare-ps-...

Comments

Submitted by Sizifi (not verified) on

Shume e thjeshte pergjigja ndaj asaj pyetjes qe ka shtruar autori : ne 2007, Saliu beri llogarite gabim, manipulime pati nga te dyja anet, por ja qe Saliu e nenvleresoi pelqyeshmerine e Edi Rames ne kryeqytet. Ne 2011 tjeter histori, menyra sesi e menaxhoi edi rama, sidomos fakti qe po thoshte une i bej te treja !, trembi shume njerez qe nuk jane partizane te njeres apo tjetres parti, dhe qe nuk u afruan votimeve. Turn-overi ka qene shume me i dobet i popullates ne 2011 sesa ne 2007. Plus kesaj, Sala nuk perseriti me gabimin e 2007, por tha, do ta bejme te sigurt fare, qe do humbase, do bejme cdo gje, me cdo kusht duhet te humbase, keshtu qe nje pjese te turn-overit te munguar ne kutite e votimit e zevendesoi me kosovare, pra pati manipulime masive ne disa zona te tiranes, njerezit aty e dine vete.... por do ti qe as kjo nuk doli ? Prandaj u detyrua qe te kamikazonte kryetarin e KQZ-se. Ja qe kjo mjaftoi, dhe nga nje ane, mire qe mjaftoi se kush e di cdo kish bere tjeter...

Submitted by Anonim (not verified) on

Teoria ime eshte qe sa me shume te shkruaje dhe flase Kaçi i Zi dhe sa me të errëta te jenë parashikimet e tij aq me I dëshperuar është Berisha, regjimi I tij dhe këshilli I ndrikullave Që ai ka mbledhur për reth vetes - si KAÇI, Çili, Zheji, Fevza etc...

Submitted by Olti (not verified) on

Qartesisht vota ne Shqiperi blihet ne nivelin lokal me nje thes miell ose me 1 milion Euro ne nivel parlamentar! Kaci, 'Berish kafke thyesi' harron nje detaj historik: e djathta nuk kishte votat per zgjedhjen e Presidentit aka Bamir Topi, gje qe automatikisht do te conte ne renien e te djathtes Berisha! Dolen DALZOtsat e Nanos qe mbushen xhepat dhe u kapercy kriza institucionale dhe u permiresua dukshem gjendja financiare e dalzotsave socialist!
Me vone Ilir Meta dhe mandati i florinjte i Dritan Priftit i dha gjak te majte kufomes politike te djathte..... Prandaj jemi ketu pa rrugezgjidhje majtas APo djathtas, por me Nje stomak plot qe duam Ta vjellim para dyerve te Kryeministrit!

Submitted by Ilir (not verified) on

Islami perpiqet te beje "Shpirtin e Keq" dhe kuptohet nuk i merret shume parasysh por nuk duhet harruar se ai do beje c'eshte mundur ne zonen e vet te "prishi" pune.......Por hyrja ne skene e FRD e zhvlefteson komplet LSI-ne, biles ne keto momente Saliu-t nuk do i duhet LSI-ja per shkak  te reputacionit te keq dhe konsumuar qe ka........Videoja e famshme. Ne keto kushte i vetmi pike ku PS por edhe opzita ne pergjithesi duhet te ruhet...eshte KQZ e cila ka dhene prova te mjaftueshme qe di ta permbys rezultatin......Problemi i vetme eshte te largohet Sali Berisha njehere  e mire por nuk do jete kollaj pasi ne opozite eshte me shkaterrues dhe destabilizues se kur eshte ne pozite plus qe di te  komndoje turma te egra dhe te sponsorizuara ........ Por edhe ardhja e PS apo e kesaj opozite nuk le shume per te deshiruar pasi Edi Ramen e mbeshtesin grupet e biznesit qe ka rreth e rrotull.........apo edhe njerez te tej konsumuar  qe vijne qe nga  90 e larget......Dhe numrat do ti kete shume veshtire ti formoje ne parlament......Nuk mund te shkohet me Rucin , Doklen, Harasanin, Ballen, Malajn apo edhe te tjere aty......Pra prape do kete zgjedhje te tjera te parakoheshme.......ne nje periudhe 6 mujore.....Qameti ....janar 2014

Submitted by Anonim (not verified) on

Kastriot Islami ben mire te deklaroje bashkimin me Berishen dhe te mos beje analiza kunder analizave te veta. Edi Rama ben mire t''i thote Kastriot Islamit ""Ja ku e ke PD-ne, e gezofsh"".

Submitted by anonim (not verified) on

Kaçi i zi shpreson të fitoj Saliu, por realisht sot shqiptarët duhet të votojnë kundër varfërisë, papunësisë, korupsionit, mungesës së jetës,  të dretjtësisë etj, pra shqiptarët votojnë kundër Saliut dhe sahanlëpirsëve të tij. Në këtët mënyrë në se nuk vidhen votat Saliu duhet të iki e bashkë me të edhe Kaçi i cili ka punuar prej 8 vjetësh për të çuar ujë edhe me vjedje në burimin e Saliut. Këtë e dinë mirë shqiptarët. Po Kaçi duhet të ketë turp që vazhdon të dalë, ai ska faj po bën llogari  se si të mund të marr portofol deputeti, se ai nuk mund të bëj dot zanatin për të cilin ka marrë diplomën, por bën atë të sharlatanit.

Submitted by Dritan (not verified) on

Kaci me kete analize te tijen ka rene ne nivelin e femiles se llastuar, qe e kane braktisur shoket dhe kerkon te shfryhet.

Ska nevoje ta thote kaci. PS pas 92 eshte forca qe ka marre me shume vota nga populli, nese i marrim forcat individualisht dhe pa koalicione. Dhe eshte shume e kuptueshme, dihet elektorati i PS. PD ka vetem veriun, sepse ne veri ka hapesira, atje ku edhe njerezit jane me pak te informuar.

Nejse, berisha ne 2013 nuk ka shance.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Zaloshnja nuk ia ka fajin Islami Rames qe te humbte zgjedhjet me kot lodhesh se nuk e han njeri. Se pse Rama humbi zgjedhjet kete e ka shpjeguar Blushi ne Kongres pas zgjedhjeve te 2009 kur tha qe cdo njeri nga 1000 vete ne Kongres mund ti kishte fituar zgjedhjet pervec Rames;-) Rama eshte i paafte dhe medioker ne politike. Islami po i thote ne menyren e vet qe seshte pune ekuacionesh matematike fitorja por ceshtje aftesie lidershipi;-) E paimagjinueshme qe nje tufe parazitesh sorosiane me ne krye Ramen te fitojne zgjedhjet me aftesi. E vetmja shprese qe ka Rama per fitore eshte pakenaqesia ndaj lodhjes nga qeverisja 8vjecare. E gjithe strategjia e PS per fitore i ngjan daulleve te shiut te indianeve ku i luten qiellit qe te bjere shi dmth vota;-p

Submitted by George (not verified) on

Perse devijon nga tema e artikullit. Po flasim per qendrime totalisht te ndryshme te Kacit ne harkun kohor te disa viteve. Ne fillim qe PS e fiton e vetme pa LSI, pastaj qe LSI eshte e nevojshme patjeter qe te fitoje dhe ne fund qe nuk fiton si me apo pa LSI. Keto i ka thene Kaci dhe jo Rama. Ke ndonje opinion per kete apo jo?

Submitted by Dritan (not verified) on

Analize banale kjo e juaja. Ne nje vorbull horrash e pushtetaret, deputetesh te felliqur, te korruptuar, ti gjen nje njeri qe sillet modern, human, e vizionar, dhe ti e quan te paafte politikisht. Kam pershqypjen se mendimi juaj per politiken eshte i mbrashte.

Edi Rama ka shenuar vetem fitore ne karieren e tij. Nese ne Shqiperi pastaj vidhen zgjedhjet, mandatet, apo behen koalicione te pista ne kurriz te zhvillimit, atehere jam shume i sigurt qe jeni komplet gabim.

Berisha kurre nuk ka qene i adhuruar nga shumica e popullit. Per kete ka prova bindese. Juve Edi Rama ju duket ndryshe sepse Edi Rama me politiken e tij do u prishe juve statusin ne vend numero, qe juve ju pelqen kaq shume.

Submitted by George (not verified) on

Une jam shume dakort me njerezit qe i vene gishtin qeverise (dhe jo si puna e Goxhajt & Co qe merren me opoziten a thua se eshte ajo problemi kryesor i ketij vendi), por perseri te thuash se Rama ka korrur vetem fitore kjo eshte sa patetike aq edhe "mendjelehte" politikisht. Ne krye te opozites duhet sigurisht nje njeri me i forte, me me vizion, me i qendrueshem se sa Rama. Ka shume aksione politike te tij qe lene per te deshiruar. E thashe kete per te bere te qarte se ne nuk duhet te votojme mbi baze te individeve, por mbi bazen e veprimeve dhe vizioneve konkrete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.