“Intelektualët” e sotëm dhe “fundërrinat” e nesërme

Po qarkullon prej ditësh një letër me listë individësh, e cila i kërkon kryetarit të Opozitës, Edi Rama të përfundojë votimin e 3 ligjeve. Emrat, fillimisht më afër qendrës së politikës zyrtare dhe tashmë të shtrira deri në periferi, përfshijnë nga shumë fusha të jetës. Shqetësimi i madh është një dhe vetëm një: të votohen tre ligjet, sepse vetëm kështu Shqipëria çlirohet në fushën e integrimit! Edhe pse Edi Rama s’është në parlament vetë, apo se Shqipëria është në një varfëri skajore, kjo s’ka rëndësi. Na duhet Evropa! Me çdo kusht. Anipse, ‘interesant’ mbet fakti që lista shtohet e shtohet dhe po kalon dhe listat e borxheve të dyqaneve të mëdha anekënd vendit. Listë pra, sërish. Për këtë të fundit s’ka përgjigje. Në të gjithë këtë hulli, shqetësimi është se këta njerëz, që pa asnjë dyshim, do detyrohen të votojnë përsëri ndonjë peticion ardhur nga Opozita nëse do të vi në pushtet, kanë ulur dhe pak më poshtë akoma stekën e konceptit të intelektualit në Shqipëri, me të cilin identifikohen. E jo për faj të tyre. E theksojmë. Thjesht, për të mbajtur me çdo kusht vendin e punës, atë që të jep mundësi të jetosh dhe po pate fat të bësh para një jetë. Po të jesh ndryshe, je fundërrinë, sipas konceptit të kryeministrit shqiptar. Të habit fakti se pse në shumë probleme jetike të vendit, që lidhen me planifikime ekonomike, parashikime zhvillimesh sociale apo zgjedhje problemesh jetike, askund nuk gjenden emrat e këtyre njerëzve. Paçka se tani kanë kontribuar në krijimin e precedentit. Që do të thotë se të njëjtët ose kolegët e tyre, në vendin e tyre, nesër do të firmosin për të tjerë syresh. Nuk është e tepërt të kërkohet që tërë ai grumbull gjithfarësh i një numri të pakët të të mençurve dhe shumë budallenjve, që quhet publik, t’i nënshtrohet asaj që konsiderojnë të domosdoshme më të mençurit e njerëzimit, ata që kanë më së shumti të drejtë të mbështeten në gjykimet e veta”. Më të mençurit e këtij vendi s’janë të shumë por asfare të pakët. Është mendimi i profesor Çabejt, idetë e Prof. Budës, ndershmëria e idesë së Kostallarit dhe, mbi të gjitha, për ne artikulimi publik i Kadaresë. Duke u kthyer tek peticioni. Këtyre intelektualëve do t’u duhej, për hir të staturës, të kishin ndërmend të kontribuonin për të kundërtën, nëse mund të vazhdohet më me këtë qeverisje?! Kjo e fundit, të paktën ndan intelektualin e vërtetë, atë njeriun që zhvillon ide e teori apo që është i njohur për ekspertizën profesionale mbi mendimin e zakonshëm. Dhe, a do jetë gati gjithnjë një listë kur kërkon pushteti? Me sa duket, në pushtete që drejtojnë në vende si Shqipëria, po. Të kujtojmë letrën publike të shkrimtarit të madh Kadare ndaj kryetarit aktual të Bashkisë, Basha. Me një ndjenjë të lartë qytetare, ai i kujtoi një hap që do ta nderonte dhe do e çlironte pamasë ish-ministrin e akuzuar për korrupsion, se akti i dorëheqjes nga një proces i paqartë do ishte një ndihmë për imazhin e Shqipërisë dhe, me të gjithë mjeshtërinë e letrës, i dha të kuptonte se ky veprim do pagëzohej me të mirën. Precedenti ishte i jashtëzakonshëm, por për të mirën, fakt që nuk u respektua. Basha koleksionoi letrën, tani edhe pushtetin, kurse shqiptarët vuajnë sot e kësaj dite precedentin e ulët të tij. Atë kohë, një listë e gjatë iu kundërvunë sërish shkrimtarit me lloj-lloj thëniesh. Kadare iu kujtoi se nuk ia vlejnë të ishin turmë por qenie të vërteta intelektuale, nga bash ato që gjenerojnë ide, dhe që ky mendim i tufëzuar do i diferenconte nga koncepti real i intelektualit. E më shumë akoma, do ishte një kujtesë për këta njerëz, duke i kujtuar atë që shkruante Milli : “Uniteti i mendimit nuk është i dëshiruar në qoftë se nuk rezulton nga krahasimi më i plotë dhe më i lirë i mendimeve të kundërta”, dhe se “ndryshimi i mendimeve nuk është i keq por i mirë”. Kjo edhe mund t’u kujtohet firmëtarëve të sotëm ‘intelektualë’, që të mos e përsërisin intelektualët “e nesërm” fundërrinë.
GSH
Comments
Dr i Vicave. Pali Fuksi Prof.

Dr i Vicave. Pali Fuksi

Prof. Avni Qorri

Dr.Shkencave Xhafe Xhafaj

Prof. Xheladin Drakula

Dr.Shkencave Nari Hebja

Prof.Dr. Bilal Ballcekici

Prof. Dr. Hafiz Gjirizi

Dr. Shazivar Tafmaqari

Dhimitraq Dhjaksi

Natasha Tavani

Syrja Qerrataraj

Raqi Xhipsi

Prof.Dr. Cuke Cakaj

Petro Boja Piktor

Mico Pinca Kompozitor

Marash Shkurrja Shkrimtar

Prof.Dr. Shemshedin Sheme

Maqo Tapa Shkrimtar

Prof. Sabri Docja

Pirro Zgjyra Mjeshter i madh i Sportit

Kico Llapa Dirigjent

Gramoz Telefi ish I burgosur politik

Tuk Taku Kompozitor

Intelektualet firmetare

Intelektualet firmetare duhen lene tashme ne dhimbjen e pendimit te tyre... Se di pse po me dhimbet nje pjese e tyre qe firmosnin per here te pare:)) ! Shkrimi i Benit mjaft i mire, gjithsesi!

... te tjere intelektualë

... te tjere intelektualë bëjnë një peticion: xhepisti Rama, mos blloko integrimin, voto tre ligjet mos e zgjat me…

1. DR.RAQI LLOQJA
2. PROF. PECI KALAPICI
3. KAND. SHKENCASH KOPI KOPUKU
4. HIQMET XHEPISTI ….MJESHTER I MADH I CIRKUT
5. ZYLO ZILIQARI…MJESHTER I GERRNETES
6. LEK DHRAMIJA…DREJTOR I BANKES GREKE NE TROPOJE
7. TAQO LOPCARI…DREJTOR I SHKOLLES SE BALETIT
8. VASILIKA PALLA…MENAXHERE E TOP-HATIT
9. GAQO HEKURI…DREJTOR I HEKURUDHES
10.NIKO SYKSHRUARI…KOLONIZATOR I FABRIKES SE KOLINOZIT
11. LUAN UJKU…DREJTOR I KOPSHTIT ZOLLOGJIK DEMOKRAT TE ZALLHERIT
12. HASAN HYSENI…PRONAR I BYREKTORES PRANE ZYRAVE TE LSI

do te qendroj te krijimi i

do te qendroj te krijimi i precedentit .Me se e vertete. Dy precedente te ndyre jane krijuar kete periudhe .

1. Njerezit nuk protestojne më qe pas 21 Janarit. Kane frike nga plumbat e kryeministrit.

2. Precedenti i peticioneve te organizuara nga partia ne pushtet. Ata, intelektualet e vertete do t'i rrine larg edhe peticioneve me të perligjura pas kesaj...

do beje me shume efekt sikur

do beje me shume efekt sikur keta"te listes"ti bejen thirrje BE te na pranoje pa kushte.Ne BE i degjojne shume intelektualet si puna e ketyre dhe peticionet;me siguri eshte rruga me e shkurter te futemi ne Evrope.Jam kureshtar,se njehere kur te futemi ne Evrope,dielli nga do lindi?S'besoj se do linde prape nga Lindja.A do bien shira ne vjeshte?Apo automatikisht do na duhet te blejme vetem telekomande qe te na mjaftoje te shtypim nje buton dhe gjerat te behen vete.

Bravo shoqërisë sonë me gjith

Bravo shoqërisë sonë me gjith këta intelektualë kemi aritur këtu ku kemi aritur po pa këta ku do ishim vall

Add new comment