100 dalmatët dhe kauza e qenit

Postuar në 27 Janar, 2013 14:44
Koloreto Cukali

Asgjë nuk mund të justifikojë mungesën e integritetit tek njerëz publikë. Dëmi i këtyre njerëzve që rreshtohen si pa gjë të keq me kauzën e Partisë, e jo të njeriut, është i pallogaritshëm. Ata kanë zhvleftësuar çfarëdolloj kauze.

A e keni pyetur veten ndonjëherë se pse Shqipëria nuk funksionon? Unë po. Thuajse në çdo shkrim timin, përpiqem të gjej përgjigjen e kësaj pyetjeje, pse ky vend është kaq jo-funksional dhe kaq anti-europian në vlera. Dhe mu teksa po përpëlitemi të ‘hyjmë’ në Europë.
Kam frikë se integrimi nuk është veçse një miks dëshire të pandërgjegjshme për të mos u ndjerë si dele e zezë dhe nevoje për të gjetur një tajë që të na ushqejë. Shqipëria, përkundrejt optimizmit dehës të disa pak vetëve që nuk u duket “edhe aq keq”, përmbledh një tufë vesesh e anti-vlerash, që të gjithë i dimë. Jo për t’u zgjatur, por sa për formalitet integrues, mund t’i përmbledhim me 2 rreshta: “hajdutëri në nivel individual e shtetëror, dhunim i vazhdueshëm të pambrojturve, dhunim jashtë çdo principi e ligji i punëtorëve, dhunë ndaj femrës e fëmijëve, aborte selektive, mjerim i pafund që çon në vetëvrasje, mungesë shprese, përvetësim e zhveshje prone, shkatërrim trashëgimish kulturore e vlerash urbanistike, abuzim sistematik i posteve shtetërore, vjedhje zgjedhjesh, drejtësi e përlyer deri në sqetulla me krimin”; dhe jemi të tërë njësoj. Korruptohu, ose vdis.
Tani që rikujtuam pak ku jetojmë, dua të hedh sytë tek një vend shumë më i madh se ne, të cilin, nuk e di pse jemi të prirur ta shohim nga lart poshtë, sikur të ishim më lart në trungun e civilizimit sesa ata: India. Vendi ku, të tërë shqiptarët që kanë qenë, më këshillojnë të mos vete. India, ky vend i varfër, analfabet e i pistë. Vendi ku mund të marrësh kushedi ç’sëmundje. E kemi parë dhe në TV. Slumdog Millionaire.

Kauza njerëzore
Në Indi ka shumë ditë që nuk pushojnë protestat për një vajzë të përdhunuar. 1 (një) vajzë e përdhunuar, në një popullsi një miliardëshe. Njerëz të zakonshëm që kanë vendosur të dalin për një kauzë. Në Indinë e mjerimit. Duke parë Indinë, mendoj për kauzat e pafundme që ne mund të kishim. Fëmijë të përdhunuar. Baballarë që vrasin vajzat. Xhaxhallarë që i përdhunojnë. Pleq që u presin kokën. Gra që hidhen nga ballkonet prej mjerimit. Fëmijë që vetëvaren në mes të fshatit. Prindër të vrarë në mes të bulevardit. Fëmijë që punojnë në fabrika vdekjesh. Minatorët që vdesin si minj në minierat e krimit, nga një në muaj. Kauza ka plot. Po aq sa India e analfabetizmit.
Kauzat tona mund të jenë njerëzore, por, banorët e këtij vendi nuk janë më njerëzorë. Shqiptarët - ata që banojnë, jo ata që lëshojnë kushtrimin nga fundi i botës, në blogje e rrjete sociale – gjtihnjë e më tepër po humbasin identitetin njerëzor. Po kthehemi në qenie, që vetëm lehim. Të vijmë te kauza e madhe e 100 intelektualëve.

100 dalmatët
Lista e 100 intelektualëve vjen pikërisht në këtë çast, që unë rri e shoh protestat indiane kundër një fenomeni kriminal shoqëror. Habia fillestare është që paskemi 100 intelektualë! Në mungesë të prodhimit të produkteve intelektuale të mirëfillta, jemi të detyruar ta plotësojmë pikturën me thuajse “intelektualë”. Çdo grup njerëzish me shkollë të lartë, i quajmë intelektualë. Edhe pse emërtimi “intelektual” meritohet më shumë me integritet e qëndrim sesa me doktoraturat e mbrojtura kushedi se si. Në këto rrethana, jam i sigurt që makina shtetërore mund të nxjerrë edhe 1 mijë intelektualë për firmë.
Habia e dytë, është sesi u rreshtuan kaq shpejt, të 100-të. Në një protestë të para disa muajve, me rastin e prerjes së kokës së një vajze (i quajmë ‘raste’ si të bëhej fjalë për raste për fejesë), mezi u mblodhën nja 30 gra, shumica punonjëse fondacionesh e OJF-sh. Asnjë nga 100 firmëtarët kundër opozitë, nuk i pashë në atë shesh. Kauza njerëzore, nuk mundi të nxjerrë as 10 intelektualë në shesh.
Sa për faktin që intelektualët rreshtohen kundër opozitës, kjo është vetëm për të qeshur, e jo për të qarë. Edhe 100 dalmatët e filmit do të kishin qenë më të pabindur e rebelë. Por, 100 dalmatët të paktën janë racë e pastër.

100 koka të prera
Shoh vazhdimisht njerëz me shkollë të lartë, quajini po deshët dhe intelektualë, njerëz që edhe i kam xhan ose simpati personale, të rreshtohen për kauzat më të mbrapshta. Jam përpjekur t’i justifikoj. Jopleqëria, jo halli, jo se janë emocionalë nga e kaluara. Në fakt, nuk ka asnjë lloj justifikimi për ta. Asgjë nuk mund të justifikojë mungesën e integritetit tek njerëz publikë. Dëmi i këtyre njerëzve që rreshtohen si pa gjë të keq me kauzën e Partisë, e jo të njeriut, është i pallogaritshëm. Ata kanë zhvleftësuar çfarëdolloj kauze. Edhe kauzën e asaj vajzës me kokë të prerë. Edhe atë të atyre vajzave të vogla të përdhunuara nga i afërmi. Dhe këtu vimë fare afër njërës prej përgjigjeve të mundshme, se çfarë ka që nuk shkon me këtë vend.

0 kauza të mëdha...
Në këtë vend nuk ka më kauza. Ato janë shkatërruar një pas një, duke përdorur 100 dalmatët. Ose, 50 mijë skifterët e mitingjeve.
Kauzat kërkojnë një sinergji pozitive, e cila të mundet të imponohet, duke treguar se ka një grup njerëzish që vërtet u bëhet vonë për atë kauzë. Por, për fatin tonë të keq, për çfarëdo vektori pozitiv ndaj një kauze, makina e parasë ose pushtetit, shpesh partiake, mund të prodhojë një anti-vektor.
Po të dojë, shteti mund të nxjerrë 300 intelektualë që janë pro prerjes së kokës së femrave. Nëse një grup proteston për të drejtat e ish-të përndjekurve, pushteti mund të nxjerrë 5 herë më shumë ish-të përndjekur që protestojnë kundër tyre. Paskemi shumë njerëz që janë gati t’i shërbejnë çdo lloj anti-kauze, pa e menduar gjatë. Disa nga injoranca, disa nga mllefi, disa sepse paguhen, disa sepse shpërblehen, disa sepse nuk dinë të thonë ‘jo’.
Askush nuk del seriozisht në shesh për një kauzë, sepse e kanë të qartë që sheshi nuk është zgjidhja për kauzat e vërteta. Sheshi, është vendi ku kanë leje të harbojnë 100 dalmatët. Ndaj, kauzat e vërteta kanë vdekur.

...dhe 1 kauzë e vogël. Kauza e qenit.
Po ç’ndodh atëherë, nëse në këtë vend nuk ka asnjë kauzë që të motivojë ndjeshmëri qytetare, nevojë për ndryshim? Ndodh gjirizi ku jetojmë. Pa kauza, nuk ka qytetarë. Pa qytetarë, ka vetëm dalmatë. Por, nëse asnjë kauzë nuk funksionon, nëse ka një tentativë për të qenë të tërë qen salloni, kush do të ngrihet për atë kauzën e vogël të atij qenit që është poshtë, te këmbët, i nëpërkëmbur dhe i dhunuar? Të atij që ka realisht nevojë të mbrohet nga shoqëria e shteti? Kush do të ngrihet për qenin e vogël?
Shenja që rendi po kthehet dhe mafia po fshihet, do të jetë kur askush nuk do guxojë dot të parkojë kundërtabelë, sipas qejfit. Shenja që qytetaria po kthehet, do të jetë, kur një kauzë e vogël, sado e vogël, të merret seriozisht dhe të mbledhë me mijëra në shesh. Jo thjesht kauzë votash. Nëse mbrojmë kokën e prerë të një vajze, ose jetën e një minatori, askush nuk do guxojë të luajë me votat. Vetëdija qytetare fillon me 1 kauzë të vogël. Me kauzën e qenit.

I huaji
Mos ju ka bezdisur gjë krahasimi i shqiptarëve me qentë? Do isha i lumtur që ta bënit kauzë tuajën, e të dilni në shesh. Do isha i lumtur, po ta shihja atë shesh plot. Sidomos me dalmatë.

botuar te Revista Klan, e shtunë 19 janar 2013

Comments

Submitted by Nikolin Dika (not verified) on

Shkrim i nje njeriu qe vezhgon boten nga provinca dhe shpreh mentalitet provincial. Duke fillluar me interpretimin alla shqiptarshe te asaj 1 (nje) indianes. Protesta ne Indi mori shkas prej saj por koloreto duhet ta dije se ne Indi perdhunohet nje vajze çdo njezet minuta. Eshte e vertete se India po behet fuqi ekonomike, por krimi dhe vetvresjet jane ne nivele rekord.

Besoja se nuk ka me analiste kaq militante e lufterake. Une nuk e di mire historine e atyre te njeqindëve, por si mund te cilsohen si qen ata qe nuk mendojne si koloreto? Pretendon se flet nga mendesia evropiane, por behet zedhendes i bodrumeve te Shqiperise, qe ben me balte ata qe nuk mendojnë si ai.

Nese Koloreto nuk i perkrah ata te 100-te, atehere te ornganizoje nje liste tjeter intelektalesh   dhe firmosni nje peticion qe Shqiperia te rrije aty ku eshte. Koloreto eshte ekzemplari me perfaqesues i kesaj gjendjeje, por eshte edhe shpjegimi i saj...

Submitted by Lira (not verified) on

Duhet me te vertete guxim prej driteshkurteri per t'u shprehur se ky shkrim "shpreh mentalitet provincial".

Nuk besoj se ky shkrim ka per qellim analizen e hollesishme te gjendjes ne Indi ne lidhje me perdhunimet.  Mua me duket se autori e ka sjelle thjesht per te bere nje krahasim dhe nxjerre nje perfundim te pakundershtueshem: masat e popullsise kane arritur te revoltohen edhe ne Indi, nje nder vendet qe ne e konsiderojme si te prapambetur, por jo ne Shqiperi.

Urimet me te perzemerta autorit.  Jeni, si gjithmone, i paarritshem

Submitted by Jabanxhiu (not verified) on

Cdo njeri i shendetshem i ben pyetje vetes:Pse? Pse i gjithe ky shkaterrim i njeriut ne qindravjecare? Pse? Pse kemi lindur ne cmenduri sociale dhe vashdojme te jetojme ne cmenduri sociale? ( Mbreti – Diktatori – Kryeministri.)Pse? Pse po shkaterrojme cdo gje? Pse, pse, pse? Eshte shume e thjeshte se jemi udhehequr nga psikopate. Ne cdo gje qe te rrotullohesh ne shqiperi eshte veper e psikopateve. Eshte gabim te mendosh qe psikopatet jane neper burgje! Jo, Psikopatet jane ne udheheqje, jane manjake te pamposhtur, jane kriminele, eshte e vertetuar shkencerisht qe nuk kane pendese dhe empati.

“Hinter dem scheinbaren Irrsinn der Zeitgeschichte steht der tatsächliche Irrsinn von Psychopathen, welche darum kämpfen, ihre überproportionale Macht zu bewahren, während wir uns wie Schafe verhalten. Psychopathen fehlt ein genetischer Sinn für Reue oder Einfühlungsvermögen, und dieses Defizit lässt sich durch einen Gehirn-Scan (Hirnszintigraphie) nachweisen!“

“Prapa papergjegjshmerise ne dukje te kohes qe jetojme, qendron ne fakt cmenduria/papergjshmeria e psikopateve qe luftojne per te ruajtur pushtetin e tyre ne menyre disprorpocionale, dhe kjo ndodh kur ne sillemi si Dele.

Psikopateve i mungon gjenetikisht ndjenja e pendimit dhe ky deficit zbulohet/provohet me nje skaner te trurit (Imazhe te trurit)        ( Nga psychopathen an der Macht) Politische Ponerologie.

Submitted by Genti (not verified) on

Nuk shoh ndonje lidhje ndermjet filmit dhe shkrimit, per saktesi filmi titullohet ''101 dalmatet'' dhe jo 100. Hmm....Edi Rama i bie te jete Cruella de Vil ? ? ? :)  Gjithsesi, Koloreto e percjell mire mesazhin. Ndersa komentuesi i ''Indise ku perdhunohet nje vajze cdo 20 minuta'' ose nuk ia ka idene ose manipulon me shifrat. Po te kishte Shqiperia popullsine e Indise, edhe ketu do te kishte perdhunime cdo 25 minuta. Vetevrasjet ? Edhe ketu India eshte shume poshte ne klasifikimet boterore, prape se prape tregues te tille duhen trajtuar me kujdes. Nder vendet me shkalle me te larte vetevrasjesh jane Lituania dhe Japonia, ne keto vende mesatarja e vetevrasjeve eshte 6 here me e larte se ne Shqiperi dhe 7 here me e larte se ne Taxhikistan.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ju faleminderit një shkrim i përkryer e keni vënë pikën mbi I

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Respekt per N.Dika qe shkruan me emrin e tij , nderkohe per permbajtjen e komentit ... c'te thuash ... !? Shkrimi i  K. Cukalit/gjithnje brilant e potent dhe komenti i  mesiperm , me solli nder mend sa vijon : ...vite me pare kur djali im ishte ne klasen e VI mesuesja e letersise i kishte dhene per lexim jashte klase tregimin MUMU te Turgenievit ... ne fund e pyeta djalin : " cfare ju tha mesuesja per moralin /mesazhin e tregimit  ?" ...sipas mesueses morali i tregimit ishte " ... ne duhet ti duam shume kafshet !!! Morali i komentit tim :  ...mund te shkruash ne rrjetet sociale, te japesh mendimin tend ...por paraprakisht kushdo duhet te njoh veten !....

Submitted by Sky (not verified) on

Koloreto.. je shume i sakte.. Bile edhe zoti Kulla nga Amerika thote te njejten gje "e keqja me e madhe" jane keta specie intelektualesh qe lejojne (apo iu pelqen?) te dhunohen nga primitivizmi i Fyherer-it. Problemi eshte se te tille qener apo derra i kemi me kostum dhe me makina te shtrenjta. Une jam i mendimit qe keta inteletualet e tredhur qe jane sot ministra jane burimi i gjithe kesaj perthyerje te ndjeshmerise intelektuale ne shoqerine tone. Cfare pret nga Ruli apo Pollo kur per ca pare te pista i perulen padronit? Keta jane "role" models te intelektualit shqipetar, i zgjuar por mafioz. A nuk eshte Ruli nga te paret politikane qe akuzoheshin per korrupsion? Keta jane krijuesit e kesaj fryme dhe forme te jetuari. Kjo eshte moda qe eshte perhapur edhe tek shtypi i dites duke filluar me A.Hoxhen, Cilin, Zhein Fevziun, etj qe jane ne fakt aksionere ne grabitjen kombetare.  Nuk u dhimbset as e drejta dhe as e ardhmja e femijeve te tyre, thjesht jane grykesa. Ndersa, keta firmetaret e sotem jane thjesht nje sindrome e nje semundje me te thelle te shoqerise, eshte semundja e shitjes se moralit me para. Kjo eshte me e ulet se prostitucioni qe behet per mbijetese. Sa per predikime morale shoqeria shqipetare nuk ka nga udhehiqet me kleri  ben politiken e lepiries. Intelektualet listes e kane tradhetuar me kohe, Kadareja po tregon me heshtjen e tij nje konformizem fatal. Per shume njerez vrasjet ne bulevard jane te perligjura me krahinizmin e tyre moip. Vjedhjet e zgjedhjeve po ndodhin para syve tane dhe askush nuk ngre zerin. Vritet nje njeri cdo dite ne Shqiperi dhe asnje intelektual i listes nuk flet per kete.

Submitted by Lisander (not verified) on

Shume gazetari e kollajeshme kjo e cukallos. Futja te tjereve se dukesh vete burre i mire, po nje mendim te sakte nga kete burra nuk e kemi degjuar ndonjehere.

Submitted by rinstinkt (not verified) on

Puna politike nuk duhet parë badhë e zi. Në këto nivele, po dhe në raste të tjera, s’ka të mirë e të keqe. Kush rreshtohet me kë, janë zgjidhje personale. Totaliteti pastaj të bën të mendosh. Po të gjithë nuk i shan dot.

Politika nuk është gjë tjetër veçse  një çështje zgjedhjeje! Bën një zgjedhje duke e ditur se në të ardhmen mund të të kthehet kundër. (Pse vallë e mendonin partizanët e parë, se puna, lufta dhe jetët e tyre do të shfrytëzoheshin nga një monstër si Enver Hoxha dhe oportunistët që i vajtën pas? )

Kostoja e  zgjedhjeve shihet pas njëfarë kohe, por kjo kurrsesi nuk e zbeh rolin dhe rëndësinë e asaj zgjedhjeje në momentin kur është marr vendimi.

Kështu edhe me “intelektualët”. Zgjodhën të “flasin” për këtë çështje, për çështjen e “3 ligjeve” (apo gabohem? – se nuk i ndjek lajmet, përveçse prej këtej) dhe nuk janë shprehur për çështje të tjera. Në vetvete akti i tyre, i parë pa djallëzi, është një akt i respektueshëm, që tregon se të gjithë janë lodhur nga lojrat politike partiake, që ia  hedhin fajin njëri-tjetrit për dështimet e njëpasnjëshme. Luajnë me shkopinj e me rrota, duke këmbyer rolet.

PS, t’i votonte (votojë) ligjet, e më pas shihnim çbëhej. Përndryshe kështu, me sa duket, formalisht faji i qëndron PS.

Gjithçka bëjmë e ka një çmim.

Submitted by a. (not verified) on

Njeze pyetje kam per merak xhanem : 'Po opinionberesit (manipulatoret qe nxijne gazeta revista e blogje) ku bejne pjese valle (?) tek dalmatet, tek qeni apo intelektualet.'

Submitted by Liza (not verified) on

Te dy klanet jane te fuqishme ne Shqiperi. T'i mbash bishtin   Edi cruelles, dhe ti pervishesh intelektualve dhe atyre qe mendojne se mund te ecet perpara megjithe problemet e medha, eshte nje investim i mire i Koloretos. Po na mbysin rajatë e pozites dhe opozites bashke!

Submitted by broke (not verified) on

"...............ti pervishesh intelektualve dhe atyre qe mendojne se mund te ecet perpara megjithe problemet e medha.........."

wow..ca ka dashur valle te thote autori???!!!!!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.