Sepse nesër një shofer i cmendur mund të hyjë në një oborr shkolle...

Postuar në 24 Mars, 2013 08:56
Simon Ulndreu

Kanalet televizive, mediat dhe rrjetet sociale kane ne fokus te lajmeve dhe komenteve krimin me te fresket qe ka tronditur mbare shoqerine dhe opinionin publik, jo vetem ne Shqiperi. Nje moster e shemtuar, i debuar nga familjaret per veprime te turpshme, i strehuar dhe i punesuar jo larg qendres se kryeqytetit, maskaron dhe hedh ne koshin e mbeturinave, nje femije 11 vjecar, duke zhdukur gjurmet e krimit, duke e bere gjumin te qete dhe duke torolisur te gjitha strukturat e shtetit per afro kater muaj.

Veprimi makaber mbi te miturin, nxorri ne pah edhe nje fakt tjeter trondites. Mostra ishte skeduar edhe me pare nga organet e drejtesise, ishte denuar disa here ne vendin fqinj per precedente te ngjashem, ishte gjykuar me nje standart te dyshimte, por mundesia qe i dha gjykata per rehabilitim, percolli Julianin e vogel ne duart e ketij pedofili te rrezikshem!!?

Ky paradoks nuk eshte i panjohur tek ne. Shoqeria dhe opinioni publik, jane njohur edhe me pare me veprime mostruoze te endacakeve qe mallkohen nga familjaret, arratisen nga vendlindja e tyre, i behen “dhurate”shoqerise dhe sistemohen ne metropol me shpejt dhe me lehte se sa nje familje e rregullt urbane. Vetem pak kohe me pare, nje endacak patosarak, tronditi opinionin publik me profesionin e tij vrases neper rruget e kryeqytetit. Ky fenomen nxjerr edhe nje here ne siperfaqe disa nga rreziqet kryesore te jetes nga keto “dhurata” te shemtuara te shoqerise tone urbane.

Si eshte e mundur qe mostra Ardian Prrenjasi pasi mallkohet dhe debohet publikisht nga shtepia e tij ne Prrenjas, askush nga strukturat lokale te sigurise nuk u interesua ku shkoi ky person? A eshte e pergatitur policia jone te evidentoje, te monitoroje dhe te parandaloje veprimet e mostrave dhe jomostrave qe nderrojne vendbanimin nga provinca ne kryeqytet per te goditur mbi viktimen e radhes? Si eshte e mundur qe nje njeri pa njeri, i papune, nje shtetas anonim i ardhur nga periferia dhe pa garancine a askujt mund te marre nje shtepi me qera ne zemer te kryeqytetit? A ka ndonje strategji pushteti vendor per te monitoruar dhe trajtuar prurjet ne jeten urbane te shtetasve familjare apo jofamiljare, te njerezve te zakonshem apo te atyre me kartele, te intelektualeve apo te pedofileve, te shkencetareve apo te injoranteve, te biznesmeneve apo te papuneve, te trafiknateve apo te narkomaneve, te njerzve ne gjak apo te atyre qe duan te marrin hak? Si ka mundesi qe nje ndermarrje e licensuar ne mes te kryeqytetit, te trajtoje me prioritet nje shofer, sigurisht pa pervoja te ngjashme pune sic e parashikon ligji? Cfare duhet te bejne institucionet e shtetit me nje shofer te cmendur, i cili neser mund te drejtoje makinen ne oborrin e nje shkolle? Si eshte e mundur qe organet e drejtesise, tregohen kaq zemerbute, perballe eksponenteve te rrembimit te femijeve edhe ne rastet kur duket hapur qe i pandehuri eshte braktisur nga familjaret e tij deri ne sallen e gjyqit? Cfare tregon fakti se precedentet penale dhe ndeshkimet e shtetasve tane ne emigracion, per vepra te ndryshme penale nuk skedohen nga organet tona te drejtesise? A mund te perjashtohet nga pergjegjesia familja e mostres, vetem duke e perzene ate nga shtepia? Kush duhet t’i mbroje te miturit, kategorine shoqerore dhe fizike me te dobet ne jeten urbane? A eshte ky rasti i fundit i mostres se ketij vendi dhe sa kohe do te vuaje shoqeria jone veprimet e mostrave te tilla? A ka ardhur koha qe sistemi i drejtesise te ndermarre nje reforme thelbesore, per te hapur fleten e pare te historise se suksesit, per te krijuar besimin e shtetasve dhe nje model te urtesise dhe te drejtesise ligjore? A jemi ne kohe per te shternguar politiken penale ndaj ketyre krimeve makabre, te cilat meritojne nje ndeshkim jo me pak makaber?

Keto dhe qindra pyetje te tjera qe mund te behen nga qytetaret e thjeshte, jane nje shqetesim qe evidentojne rrezikun e sigurise se femjeve dhe te qytetareve, nga fenomenet kriminale qe shfaq kaosi urban dhe social ne qytetet tona.

Pa u shuar ende jehona e fjalimeve te bujshme ne 100 Vjetorin e Shtetit Shqiptar, vetem pak metra larg sheshit festiv, veprimet e mostres i japin edhe nje leksion tjeter shtetit tone. Shoqeria jone ashtu si shoqerite e tjera, ka prodhuar dhe do te prodhoje vazhdimisht njerez qe zgjedhin rrugen e krimit, te vrasjes, te abuzimit seksual, te dhunes ndaj femijeve etj. Ndersa ne vendet e zhvilluara, ngjarje te tilla sherbejne per te ngritur ne kembe shoqerine dhe per te filtruar jeten urbane, ne vendin tone mjafton te listohen ne statistikat e krimit dhe te gjykates. Nese ne shoqerite e zhvilluara krime te tilla, marrin dhe vuajne denime ekstreme, ne vendin tone kjo moster mund te kerkoje edhe gjykim te shkurtuar, mund te beje nje burg “cmendurie”, te ushqehet dhe te trajtohet aty me taksat tona!!? Nuk duhet te cuditemi aspak, nese eksponente kriminale te shoqerise tone, e ndiejne veten me mire ne burg se sa jashte tij. Brenda mureve te burgut eshte gjithcka gratis. Pervec trajtimit human, te kujdesshem dhe ndonjehere specifik te vipave ne burgjet tona, tonelata me ushqime dhe sende te tjera ju dergohen cdo dite ne qeli nga familjaret. Te tjera tonelata me ushqimet e burgut groposen, pasi te burgosurit e kane per “turp” te konsumojne ushqimin cilesor te burgut. Shoqeria jone shpenzon miliona euro ne vit per trajtimin dhe rehabilitohen e tyre, ndersa nuk jane te pakta rastet kur te liruarit me kusht, me amnisti apo ulje denimi jane rikthyer serish aty…

Edhe mediat tona kane pergjegjesine e tyre perballe ngjarjeve te tilla. Si instrumente te informimit publik ne shoqerine demokratike, perpara se te zene “pusi” neper selite e partive politike, ato mund te ridimensionojne pozicionin e tyre ne raport me qytetaret. Historia ka treguar se mediat e suksesshme jane ato qe shkelin ne terren, qe kontaktojne me qytetaret, qe behen promotore te shqetesimeve ne jeten urbane, qe zbulojne dhe paralajmerojne ne kohe rreziqe te tilla. Nga ana tjeter shoqeria qe provon mbi kurriz te tilla tragjedi, nuk mund te beje sehir, te prese numrat e fatit dhe te shtyje fatin e saj nepermjet numrave. Juliani i vogel, eshte secili prej femijeve tane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.