Na nevojitet një marrëveshje mes mediave

Duke gjykuar se etika dhe deontologjia janë vlera dhe koncepte të panegociueshme në profesionin e gazetarit, Unioni i Gazetarëve Shqiptare vlerëson se ka ardhur koha e nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithë-perfshirese. Kjo nisur nga fakti se:
- Mediat shqiptare po përballen me provën e rritjes dhe shtimit prej ambicies dhe jashte kritereve te nje tregu mediatik me rregulla. Mediat tona deshmojne ne jo pak raste papjekuri dhe mungese te theksuar te parimeve te vyera etike. Ne kete realitet kaotik, Unioni I Gazetareve Shqiptare konstaton se marrëdheniet e publikut me mediat, nuk deshmohen ne një raport me pranim të perhershem, por si nje bashkëjetese me antagonizmin diskutues.
- Nota e cilësisë mediokre apo pakaluese për profesionalizmin e gazetarëve, nuk jepet vetëm në nje dite e pergjithmone, por për cdo ditë e për cdo emetim.
- Nota nuk jepet prej gazetarëve, për gazetarët, por ajo është realiste dhe e qëndrueshme kur jepet prej publikut, lexuesve dhe audiencës për produktin e përcjellë.
Ditët e fundit mediat shqiptare kanë nxjerrë si thatësira rrënojat e përmbytura , krizën etike qe kemi dhe se ciles I jemi nenshtruar, ndaj Unioni i Gazetarëve Shqiptare gjykon se në këtë varfëri deontologjike, por më së shumti varfëri skandaloze etike, është e domosdoshme të ngremë reagimin e të gjithë aktorëve mediatikë që kanë në dorë ta ndryshojnë këtë situatë.
Është e domosdoshme të rithemelojmë një ndërgjegje të munguar etike. Na nevojitet një marreveshje komunitare për ngritjen e institucioneve dhe mekanizmave ekzekutuese etike, që të mund të shpëtojme së pari veten profesionale dhe, se dyti, misionin e medias së rënuar. Per kete Unioni fton gjithe shoqatat, partneret dhe sidomos strukturat drejtuese te te gjitha mediave te negociojne ngritjen e nje strukture kombetare monitorimi dhe ekzekutimi per rastet e shkeljes dhe cenimit flagrant te etikes.
Te ngrihet Bordi Kombetar I Etikes, me nenseksione per cdo lloj medieje:Per mediat Audiovizive; Per mediat e shkruara; dhe per mediat online, I cili te paraprije krijimin e Kewshillit Kombetar te Etikes.
Duke gjykuar se është casti për nënshkrimin e një memorandumi etik në mediat e Shqipërisë, javën në vazhdim Unioni i Gazetarëve Shqiptare, do të ndërmarrë iniciativën konkrete të realizimit të këtij akti me të gjithë aktorët mediatikë: gazetarët, drejtuesit e medias, editorët dhe pronarët.
Unioni i Gazetareve Shqiptare mbetet i angazhuar seriozisht në kete nisme te re dhe fton per nenshkrim te ketij Memorandumi, gjithe aktoret mediatike te vendit.
UNIONI I GAZETAREVE SHQIPTARE
Comments
Perralla me mbret! UGSH del e

Perralla me mbret! UGSH del e lan gojen me nje deklarate te dobet e pa sens nderkohe qe vjet i dha cmimin Gazetarja e Vitit, Anila Bashes se shqiptarja.com e cila para pak ditesh kreu shkeljen me spektakolare te Etikes duke publikuar Manualin e Perdhunimit te nje Femije. Ku ishte UGSH?!! Bullshit!

Tani u kujtuan keta, kur pane

Tani u kujtuan keta, kur pane reagimin negativ te publikut? Sa jete njerezish kane shkaterruar keta gazetaruqet e sotem te shqiperise... qe askush se di se si e kane marre kete emer gazetare... erdhen nga erdhen ... bene nje shkolle per gjuhe letersi ne fillim te viteve 90-te filluan pune si koriere apo skriptues te urdherave te pronareve dhe nje dite duke bere nje gazetari te ndyre , denigruese dhe aspak te bazuar ne etike na u bene gazetare te medhenj. A e keni ve re se "kur arrestohet ndokush" e quajne kriminel, hajdut , e plot epitete. Ne gazetari askujt nuk ja jep te drejten gazetarit ta beje kete etikim... ne gjithe boten thuhet personi konsiderohet i pafajshem derisa denohet i tille nga gjykata... por jo ne shqiperi- ne Shqiperi gazetaruci ben prokurorin, policine, gjykaten edhe ne raste te vecante edhe ligjin dhe interpretim "juridik " te kushtetutes....

Per urretje personale, gazetari pa turp fare, kalon nga nje ane e tak hidhet ne anen tjeter.... dhe shan pare e prapsh .... dhe arrin deri ne deklarata te tilla te padegjuara ndonjehere " une jam ne gjak". Gazetari ne gjak... pushteti i katert ... qe mendohet qe duhet te ekuilibroj shoqerine...

Uroj qe kjo te arrihet ... por pak besoj sepse vete drejtuesit e UGSH jane aq te ndervarur forcat politike e qarqe te tjera sa nuk besoj se kane kaq shume kellqe per te bere nje gje te tille....

96 lexime ktu 86 lexime atje

96 lexime ktu 86 lexime atje e kane gati nje jave! thirrni menjes!

Add new comment