Pragmatistë, si ty!

Postuar në 13 Prill, 2013 05:43
Koloreto Cukali

Nuk ka mbetur shumë për të thënë për koalicionin e 1 prillit, thuajse të gjitha janë thënë. Kam vetëm copëra mendimesh.

• Ne e kemi reduktuar qenien tonë qytetare në ngopjen e barkut, qoftë edhe me “një gjellë që ta shpif” (siç e quan Muç Nano). Më kujton edukatoret e kopshteve të Enverit, që ua ushqenin me zor gjellën e shpifur 3 vjeçarëve. Që e villnin. Kur rritesh, mëson ka dhe një alternativë tjetër: një gjellë që ta shpif mund të mos e hash. Mund të vuash urie, por më mirë se të vjellësh tërë jetën. Mund ta refuzosh në heshtje, mund dhe t’ua përplasësh pjatën ballit. Koha e liderëve-edukatore që ushqejnë me zor fëmijët në çerdhe duhet të ikë.
• Duan ta shesin idealizmin për moralizëm. U bie më mbarë. Moralizmi, mban mbi vete stigmën e atij që bën dërr-dërr. Nuk është moralizëm, dhe nuk po ua shet njeri. Është idealizëm, pavarësisht se s’dua ta kuptojnë.
• Duket sikur ka pak për të bërë për të kundërshtuar aleancën e 1 Prillit. Jemi si rusët, kur panë që Medvejev-Putin u bënë një lojë kushtetuese për të mbajtur pushtetin përjetësisht. Na e kanë futur, por, duan të na thonë që janë në rregull. Dhe nuk ka më mirë se cinizmi dhe arroganca për ta bërë këtë.
• Cinizmi dhe arroganca, më kujton garipat e shkollës që persekutojnë çunat e urtë e studiozë, vetëm pse e ndjejnë se janë më të mirë. Me forcën e pandëshkueshmërisë së atij që ka përkohësisht pushtetin. Pragmatistët, i urrejnë idealistët.
• Rilindja është vepër idealistësh e jo pragmatistësh. Rilindja e hershme shqiptare na e ka treguar këtë.
• Nuk ka asgjë për ta çbërë këtë që ka ndodhur. Por, ana pozitive e kësaj është që mund të shohim më qartë kush është kush. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të parë cilët gazetarë e cilët politikanë janë gati të hanë gjellën e prishur, veç të jenë në grup me garipat e shkollës. Ka dhe nga ata që e shohin realitetin me dylbi, dhe gariplliku u duket seksi. Kjo është një kohë për të njohur përfundimisht njerëzit. Kush janë dritëshkurtrit, kush janë servilët, kush janë ata që janë gati të lehin për kockën e premtuar (a të imagjinuar), kush janë të fortë në aritmetikë. Rrobat e reja të mbretit i nxorën të tërë lakuriq.
• Në 21 janar, kam qenë në shesh, ndërsa dikush tjetër shihte nga dritarja. Nuk kam qenë në shesh për të hedhur një mbret e për të bërë mbret një tjetër. Asnjëri nga ata të dy nuk e di akoma pse kemi qenë në shesh.
• Shqipëria është ajo që thotë Konica, dhe shqiptarët janë ata që thotë Noli. Mund të qeverisen si turmë e bindur, por mund të të hedhin befas dhe në pleh. Kurrë s’mund ta dish. Prandaj e dua këtë vend. Është i paparashikueshëm. Tashmë, është dhe e vetmja shpresë.
• Dëgjova që z. Rama e ka akoma në axhendë 21 janarin. Dua të di si. Dua të di, në detaje, si e ka në axhendë. Çfarë do të bëjë konkretisht, me hapa, dhe dua të ma thotë tani. Para zgjedhjeve.
• Krimi më i madh, është përdorimi i një koncepti aq të shenjtë si “rilindja”, aq frymëzues si “Rilindja” për të ilustruar ardhjen në pushtet të “çunave”. Kështu janë  djegur “mjaft”, “katharsis”, “duart e pastra”, koncepte qytetare e njerëzore frymëzuese, që përfunduan në mega-mashtrime. “Rilindja”, pati të njëjtin fat. Trishtohem kur shoh që epoka e atyre që shkrinë jetën e pasurinë për Shqipërinë u përdor si tagline për ata që shkrinë Shqipërinë për pasurinë e vet.
• Pragmatistët, ata që e kanë katandisur Shqipërinë kështu, duan të na tregojnë se mjeti justifikon qëllimin. Bëjnë aritmetikë komisionerësh. Citojnë dhe libra. Paskan dhe argumente historike. Unë s’kam punë me ta, se nuk dua ta zbres idealin tim në nivelin e llogjeve të  kafeneve.
• Nëse nuk e mund dot Berishën (meqë këtu u katandis Rilindja, në heqjen e një njeriu) me forcën e të drejtës dhe të idealit, ik. Ik. Ik! Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Liderë kompromisi mund të nxjerrim sa të duash. Hap gazetat dhe shiko sa shumë janë. Janë të tërë pragmatistë. Njësoj si ty.
• Gazeta Dita

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Me thene te drejten njeriu indinjohet dhe, nuk don as te degjoj e te lexoj me shkrime  permanenete justifikuse, manipuluese e le pastaj dhe jo cilesore. Gazetare qe kane ne qender te vemendjes dhe e kane marre punen si me akord per te manipuluar njeriun, njeriun si dimension,  per ta ndricuar e elektrizuar e budallepsur deri ne cmendine, mund te krenohen per sukses se ne kete cerek shekulli po ja shofin frutat. E marrin njeriun, e vene ne nje podium, e bombardojne me ndricime te pakendshme, e deformojne, e trullosin, e shkaterrojne, e kafsherojne,  e perdhosin, duke e bere teveqel! Keto jane elitat tona politike, me krahun e djathte e me krahun e majte, e bashke me to dhe megafonet e mediave, e ne mes njeriu, njeriu i hallakatur nen trysnine e dy poleve qe i kujtojne e bombardojne qe, demokracia, e mira, e drejta, e bukura i vjen peshqesh vetem prej kesaj e asaj, dhe tjetri ka vetem kete e ate, duke e paraqitur monster. Dhe mekatet e deshtimet mbeten kopile duke ja vene tjetrit ne preher dhe njeriu budallepset e corjentohet deri ne paralize te mendimit e paaftesi te kujtimit. Njeriu nuk ka me aftesi te analizoje informacion, njeriu nuk ka fuqi e deshire me te mendoje. Te mendosh eshte nje pune jo e lehte, kur je ne paqe me ambientin rrethe rrotull; po jo mo te jesh i bombarduar nga peticione cdo tre muaj nga “intelektuale“ qe i mendojne te gjitha, per mua dhe per ty. Nuk te len te mendosh gazetari, cili do qofte ky! Te bombardon me trapono dhe ta shpon koken duke te fekalizuar, dhe shpirti une me kalimin e kohes mer ngjyren e pordhes, dhe eshte i paralizuar. Dhe ne nuk jemi te ndergjegjshem ne ate qe bejme qe marrim e japim, te vlersojme, te gjykojme e te kemi kujtese te kemi medimin. Kujtesen, vlersimin e gjykimin e kane gazetaret, e kane intelektualet, e kane elitat. E kane keto perzhektore e megafone ku me ndergjegje e ku pa ndergjegje na corjentojne me helm, duke na paralizuar. “Percaktimi, forma dhe struktura e te menduarit duhet te kete fantazi, pa fantazi eshte e pa mundur te mendosh.“ (Aristoteli) Dhe ketu fle lepuri kety eshte fintja dhe rrafeshata qe hane populli, qe hane njeriu. Politika plot fantazi duke ju larguar realitetit na bombardon kaq shume sa nuk na le vend per asnje hapsire mendimi. Dhe pa mendim ne nuk kemi kujtese. Dhe ne ecim ne jete jo me mendim e racionalitet po me nje shqise tjeter ate te intuites dhe te tifozllikut, ate te perfitimit per momentin po duke shkelur mbi principe e vlera e moral. Fakte ilustruese jane permbytjet, faktet jane Gerdeci, faktet jane 21 Janari, fakt eshte ribashkimi me LSI, fakt eshte “Rilindja“ fakt eshte banalizimi perdhosja, cenimi ne dinjitet i jeteshkrimit te familjes dhe nje miljon fakte nga korrupsioni. Fakte eshte qe ne do te rilindim me deputete anemike anonime, me kryetare bashkie burgaxhinj droge. Te gjthe keto ne fakt jane rivarrosje e dhunshme e te menduarit dhe kujteses. Jane vrasje e ADN njerzore ne formen me te dhunshme e te denueshme nga ana morale. Dhe gazetaret na vrasin kujtesen, na vrasin mendimin na vrasin ndergjegjen. Nuk na intereson te mendojme e gjykojme se kush eshte Sali Berisha Apo Edi Rama po duke pare intesitetin e agresivitetin e “argumentave“ te atyre qe e kane bere monopol e kapital te menduarin ne ecim me intuite kush do te fitoje dhe kujt do te ja japim voten. Po kjo eshte degradim dhe perdhosje e njeriut – kujt i intereson – kjo eshte zvetnim e deformim i vlerave njerzore – kujt i intereson – kjo eshte ti ngulesh shiringen e idiotsise ku ta leshe pa kujtese dhe ta besh te pandergjegjshem. –Ky eshte qellimi – Dhe ky kontigjent intelektual me emrin media, gazetare, politikane, kane vetem nje qellim; te mbajne te budallepsur nen morseten e skllaverise nje popull. Shif e shkruaj se ne cfar shoqerie jemi kthyer: ne bageti te ndare ne vatha partiake, si anije e varka te kalbura ne port qe nuk dalim dot ne det te hapur nga qe nuk kemi ndergjegje, ngaqe plazmen e mendimit na e thithin e marrin me shiringe dhe, ne vend te saj na drogojne me fantazi e retorike dobicash. Une kam harruar jo qe Sali Berisha ka qene 25 vjet komunist agresiv e sekretare partie, po kam dyshime keshtu sic shkruajne gazetaret qe Ilir meta ka qene gjithmone ne opozite dhe asnjehere ne pozite. Mua keshtu me duket perceptimi sodo surreal qe ai tingellon. Une nuk e kujtoj fare qe Edi Rama dikur pat thene: kush humbet zgjedhjet duhet te hapi rrugen, duhet te hapi krahun, duhet te iki. Ilir Meta sikur pat thene dhe ai dicka me mandatin e kryetarit!? Nuk e di, nuk jam i sigurte! Nuk po flas per deshtimet e partive e te kryetarve te saj. Ju them te verteten kur njeriu nuk gjen karar me te tashme arratiset se ku ishim dhe nga vijme. Po ku te lene Sali Berisha te arratisesh ne kohra diktature. Ai ishte, Ai eshte, Ai pret shiritin e kujteses, dhe kjo eshte perdhosje, dhe kjo eshte rrezimi ne humnere, rrezimi ne varr. Dhe artefakteve te burgut te Spacit rrenohen deri ne themel, dhe kujtesa behet flur, tymnaje e deformohet. Se si jetonim ne e din vetem brezi yne. Ne jetonim vetem te tashmen ku traponi komunist shponte e trylonte trurin e gjithsecilit duke ja thare lengun e jetes dhe kujtesen. Ku cdo gje ishte e deformuar ashtu sic eshte dhe sot cdo gje e deformuar. Eshte kaq e deformuar sa kujtojne se shiptaret bene revolucion dhe permbysen komunizmin. Nuk eshte e vertete. Kurre. Kurre nuk eshte e vertete. Ka nje manifest, betim e zbatim te komunistave. E ka projektuar partia dhe thene me gojen e tij Ramiz Alia qe: “Ju kot lodheni, po ne do te ju japim vetem Noc rrokun.“ (kjo e thene me fjalet e mia per ti rene shkurt) komunistet  ishin sistem ne gjysmen e botes dhe asgje nuk ja kane lene rastesise po te planifikuar cdo gje deri ne detaje, pra planifikim dhe strategji te sakte. Dhe nje manipulim i persosur duke vrare mendimin dhe kujtesen. Kjo eshte hiarkia e elitave trashgimtare te komunismit me gjak e shpirt qe nga  Sali Berisha e deri te Edi Rama. Kjo eshte e fshehta e elitave vrastare, e elitave tradhtare, e eltave mekatare, Vrasja e mendimit dhe kujteses. Nuk ka me Gerdec, nuk ka me 21 Janar, nuk ka me gjak te derdhur, nuk ka me drejtesi!? Po ka vetem te ngopim barkun me kete gjelle helmatisese te mendimit e kujteses.  Ka harrese, nuk ka kujtese, harrese, harrese dhe mungese te sovranitetit e dinjitetit te njeriut. Ka cmenduri kombetare.

Submitted by kela (not verified) on

Idealizmi ben pune ne nje shoqeri ideale, dhe e jona besoj qe nuk eshte akoma shoqeri e lere pastaj ideale. Shtetet e kombet i kane bere pragmatistet e jo idealistet. Te ftoj ta  shihesh mire historine,  si kete tonen po ashtu e ate boterore e pastaj te marresh mundimin e te besh moralizma.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Koloreto !                                                                                                                                                                                       Sido qe te jete Amoraliteti nuk eshte pragmatizem eshte thjeshte amoralitet.      Kam dhe nje pyetje : ajo gjella qe ta shpif siç e quan Muçi ka ndonje ndryshim nga çorba e prishur e kohes se Enverit te Pare ?      Deri me sot ata i kemi share e perçmuar, po keta te dytet pse duhet ti quajme    shpetimtare?" vetem pse zevendesojne nje ekip me nje tjeter si ai?

Submitted by Kelmendi (not verified) on

Perfekt. Shkrim qe tregon se ka akoma "cuna" te mire qe mesojne, por a thua do te kene guxim qe te behen bashke e te reagojne konkretisht duke u mbledhur ne nje klase e te mos ndikohen fare nga garipat e shkolles por ti imponohen shoqerise me urtesine dhe idealizmin e tyre. Te fillojne e ti servirin shoqerise nje gjelle tjeter, por qe duhet vendosmeri dhe kurajo sepse gjithmone gjerat e reja mund ta kene te veshtire ne fillim por kur shijohen ato perhapen me shpejtesi te madhe.
Atehere nxenes te mire e te urte eshte momenti per te sevirur gjellen tuaj, sepse edhe pse Ju duken te forte e me pushtet, garipat jane ne krize.

Submitted by Diferenca pa Moral (not verified) on

Zgjimi, mrekullisht, nuk ndodh per te gjithe, ne te njejten ore...!

por Cukali, si lartesi te menduari, eshte.

Perderisa dini te lexoni, dhe po te beni pak perpjekje per ta kuptuar, do ndjeheni me mire.
Koloreto, ju kujton se mund te beheni sa me te respektuar, sa me te respektueshem.

Te mbash mend vetem te sotmen eshte mjerim i madh: Ja iku edhe Saliu, qe mbase eshte me mire t’i drejtohemi me “kryeministri”, deri diten e fundit qe ushtron detyren qe ka. Madje deri ne fund te jetes se tij, ose te dites kur me gjyq do ta nxirrni te pafajshem…Se s’ben duhet ta coni deri ne fund dyshimin tuaj, por nderkohe mos iu dorezoni askujt perfundimisht: Edin apo Ilirin mund te t’i therrisni qe tani kryeministra apo tjetersoj, por gjithnje duke kerkuar te jene sa me te vertete e sa me te hapur me ju. Jo te genjejn e te vjedhin “ca me pak ” se Saliu, por te premtojne se nuk do te vjedhin. E, nese kane vjedhur, vec e vec ose bashke me Saliun, kjo nuk garanton asnjehere gjykimin e drejte, me ligje e avokate dhe transparence paraardhesin e tyre.

Koloreto Cukali, si edhe te tjere, sa me shume, ose pjeserisht, provojne tu hapin syte, ofrojne drite, por ju mos i mbyllni syte!

A e ndjeni se e harruat Enverin?!
Keta qe paten pushtetin tere keto kohe, te gjithe bashke, e arriten kete qellim, sado i habitshem t’ju duket. (Nuk po them per ata qe ende besojne se Enveri ishte shtetare me qytetare dinjitoze-keta jane mjerane te vetes. Nuk eshte fjala per ata qe nuk kerkonin as uje as drita, bejme edhe pa to, vetem ju,Fatosi e Meta, te mos grindeni! As per ata verbane qe mendojne se partia demokratike eshte vete demokracia ne kete vend, dhe qe kurre nuk shikojne se ne PD jane po ata qe do ishin edhe sikur te vazhdonte koha e Enverit!)

Pas ca ditesh apo muajsh apo pak vitesh, do harroni edhe Salen, edhe Meten, se Nanua kush e di ku eshte duke prishur para!

Ed Rama po ju kerkon vetem nje gje: heshtni tani, dhe flisni pasi te behem une me pushtet!

Cukali dhe ata qe arrijne te mendojne se e shkuara dhe e sotmja dhe e nesermja jane vazhdim harmonioz i vetedijes sone, ia kerkojne Rames projektin sot. Sot. Jo neser…
Se neser Edi apo tjetri, se pak rendesi ka emri, shkojne e mbyllen ne Kullen e Qeverise dhe kthehen ne Objekte te Shenjta qe ruhen me ligj, dhe hajde gjei tu kujtosh ate cfare premtuan!

Vetem duke share Saliun, nuk garanton dot se nuk do behesh si ai. Shembullin e keni te qarte: Ilir Meta ngule kembe se “kontrata e bashkejeteses” me Sali Berishen funksionoi! Edi Rama kerkon te ngjitet duke mallkuar e akuzuar cdo gje te kohes kur Meta ishte Dyshi pas Sales!

Ndaj Koloreto nuk kerkon thjesht emra. As per te rene e as per tu ngritur.

Sekush, nga komentuesit, kerkoi zgjidhje prej Cukalit…!

Gati se nuk e pyeti me cilin ishte: Me Salen apo Ed Meten?!

Koloreto, sipas leximit tim, te kujton se ti je TI, ke nje vote, tenden, pavarsisht gazetave, gazetareve dhe aq me pak koalicioneve!

Kur te mesoemi te votojme per lirine e dinjitetit tone, atehere do kete ardhur zgjidhja.

Por, s’eshte e thene qe, tek ajo dite, te shkojme te tere kooperativisht apo me koalicione!

Submitted by katarakti (not verified) on

.... Nëse nuk e mund dot Berishën (meqë këtu u katandis Rilindja, në heqjen e një njeriu) me forcën e të drejtës dhe të idealit, ik. Ik. Ik.... Jam plotesisht dakort me ty Koloreto, me perjashtim te kesaj frazes se fundit. Si mund ta mundesh Berishen me forcen e Rilindjes?! A je ne vete? Ai vjedh, mashtron, grabit dhe vret, dhe ti thua : munde me forcen e te drejtes?! Po per çfare force flet mor i shkrete?! Per forcen e policise, te gjykatave, te presidentit, te KQZ-se, te thaseve me miell???!!!. Berisha i ka te gjitha ne dore dhe ai njeri nuk ka asnje lloj skrupulli. Jo me kot ka qene 20 e kusur vjet komunist. Prandaj thirri mendjes Koloreto: Sot detyre mbi detyrat mbetet renia e malokut nga kali. Dhe pastaj te gjitha jane te mundshme. Dhe te jesh i sigurt Koloreto se qytetari Rama, nuk do te ngjitet me zamk pas kolltukut kryeministror, si i zbrituri nga guvat e Viçidolit. Ne rast se humbet ai do te largohet me dinjitet. Sepse ka nje kulture dhe qyteterim perendimor, dhe ajo anadollak. Kuptoje kaq gje.  Me rendesi vendimtare sot eshte shkaterrimi i Shkaterruesit.

Submitted by Sphynx (not verified) on

"Rilindja është vepër idealistësh e jo pragmatistësh".

Me sakte nuk ka si thuhet. Tani qe zgjodhen pragmatizmin te pakten te mos na fyejne inteligjencen e te na e shesin si rilindje.

Submitted by RP (not verified) on

ndonese i majte pa tesere partie,kam qene kunder sloganit Rilindje.Sepse Rilindjen e bene te tjeret,i vune edhe emrin.Eshte njesoj sikur nje tjeter te perdore nick/un e nje tjetri ne forum.Pra,pa fantazi ata gjetesit e sloganeve!Mua me pelqen te ndaj kopjimin nga imitimi.Ndonjehere kopja del me mire se origjinali e keshtu ecen bota,njeri do shpike e te tjeret do kopjojne,kurse imitimi eshte zakon gjitaresh i tjeter shkalle.Morali shpjegon Niçe eshte ai tradicion qe ne vazhdojme ta ruajme per force.Mbase gabojme kur quajme te moralshme keto e ato tradicione,por ne njerezit jemi te mberthyer nga koncepti i kufijve.Jo rastesisht ne jemi te mberthyer nga paniku kur mendojme qofte largesisht se universi eshte pa fund e pa ane.Ne konceptin tone çdo objekt apo subjekt,me forme apo jo e ka nje delimitim,pra ka kufij.Morali eshte kjo vija ndarese qe ne e qujme kufi.Psh une jam katundar moralist kur mendoj se kur nje konflikt gjeneron ne lufte dhe lufta gjeneron ne shkaterrime dhe te vdekur,normalisht qe do behet paqja,por nuk mund te jene pas perseri po te njejtet shkaktare,sikur nuk ndodhi asgje.Psh,koalicioni PS-LSI mund te ngjase dhe mire eshte,por pa Meten dhe Ramen.Nuk dua te zgjatem shume,se ca gjera i kam thene diku tjeter.Diku tjeter nje filozof shpjegon se demokracia evropiane lindi si forme kundershtimi e absolutizmit feudal.Pastaj ajo u zhvillua ne format qe njohim sot,por larg idese fillestare.Pak a shume,tek shoqeria jone jemi ne fazat e para,kur akoma feudalet bejne si u do qejfi.Kane blere ca media dhe jane duke blere dhe te tjerat,a thua se demokracia eshte mall konsumi e gazetave.Ika,tani se po shoh qe Greta Koçi qenka bere drejtore policie;ka gallate tani,biles per te arritur tek Greta duhet te besh me qejf dhe deshire ndonje shkelje te rende qe te arrestojne,se ndryshe nuk i afrohesh dot.

Submitted by arnaut (not verified) on

Shkrim shume i mire, e pergezoj Cukalin. Ka thene gjithcka qe ndjej dhe une por nuk kam ditur ta shpreh.

Une asaj IK do i shtoja: Ik Rama Ik. Ik Meta Ik. Ik Berisha Ik.

Ikni e shporruni te tre se s'ju durojme dot me. Na jeni shpifur ju bashke me gjellen tuaj te shpifur.

Submitted by zman (not verified) on

Rilindja e Rames rezultoi ai ajo puna e shkrimtarit qe u nis per te bere roman dhe perfundoi ne gjeagjeze. Pra nga Rilindje e shtetit, ne Rilindje te Ilir Hajdutit...Rilindje qelbersirash

Submitted by askush (not verified) on

Te gjithe njerezit ndodhen para udhekryqeve ne jete dhe e dine mire se kush eshte rruga e drejte dhe e moralshme, si dhe kush eshte shtegu me i lehte dhe me pragmatist. Pavaresisht mjeteve qe kane ne dispozicion, vleresohet qendrimi i tyre dhe jo suksesi ne rrugen qe kane zgjedhur. Mund te them vetem qe Koloretos nuk i mungon as talenti i cunave te urte e studioze, por as kurajo e cunave garipa. Vleresime te merituara...

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Ashtu eshte, bukur ! Po si i behet qe Berisha i pshurr, per te mos thene me keq, edhe cunat e urte e studioz ashtu dhe ata garipa...!?  Dhe mire ua ben analisteve qe ne raport me politiken sillen si eunuke... e dini besoj : ... eunuku sherben ne harem, e di se cfare behet, ka deshire dhe ai ... por nuk ka bole !

Submitted by hapi (not verified) on

Jam ne nje mendje me autorin!

K. Cukali qe kam qejf te lexoj!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.