Gara treshe e Elbasanit

Postuar në 20 Maj, 2013 02:47
Eduard Zaloshnja

“Lul Basha është një fushatist tejet efiçient,” më tha Valentina Leskaj, drejtuesja e fushatës së 2009-ës në Elbasan për PS-në, kur e pyeta pas atyre zgjedhjeve sesi mund ta shpiegonte që dy koalicionet kishin dalë barazim me mandate në atë qark. Dhe në këtë fjali të Leskajt, ndoshta fshihet edhe kyçi i prishjes së atij barazimi në 23 qershor…

Nga informacionet që kam mbledhur pas zgjedhjeve të 2009-ës, më rezulton se Basha zbatoi ne qarkun e Elbasanit strategjinë elektorale të mikro-shënjestrimit, të hartuar e zbatuar me aq efikasitet nga Carl Rove, strategjisti elektoral i Bushit të Ri. Pasi Basha evidentoi me një punë të palodhshme të njerzve të shtabit të tij prirjet e votimit të çdo qendre banimi, sado të vogël, ai i shënjestroi mesazhet dhe premtimet sipas nevojave që kishte secila prej tyre. Basha s’përtoi të shkonte edhe në lagjen më të largët të fshatit më të largët, për t’u premtuar edhe një grushti votuesish diçka për të cilën kishin nevojë.  Si rezultat, mandatet në Elbasan u ndanë 7-7, duke siguruar kështu barazimin 70-70 mes koalicioneve të majta e të djathta në rang vendi.

Por vjen një kohë që premtimet e bëra duhen mbajtur… Nga informacionet që kam nga qarku i Elbasanit, më rezulton se shumë prej mikro-premtimeve që Basha u bëri votuesve të mikro-qendrave të banimit, nuk i ka mbajtur. Dhe kjo e vështirson shumë punën e drejtuesit të fushatës aktuale të PD-së në qarkun e Elbasanit, Arben Imamit (një fushatist i palodhur edhe ky), për t’u marrë votën të njëjtave mikro-qendrave të banimit.

Por ajo që e vështirëson edhe më tej punën e Imamit në qarkun e Elbasanit është fakti se 7750 votuesit e koalicionit të LSI-së, në 23 qershor, do t’i bashkojnë votat me koalicionin e madh të majtë, ndërkohë që vetëm 3000 votues të koalicionit LZHK-PDK-etj mund t’i bashkohen koalicionit të madh të djathtë. Duke i futur në llogari këto lëvizje, rezulton se për mandatin e 8-të në qarkun e Elbasanit, koalicionit të madh të majtë i duhet një shtesë prej vetëm 0.2 pikë përqindje në krahasim me 2009-ën (ose rreth 320 vota shtesë neto), PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË DHE PARTIVE TË TJERA.  Dhe kjo do të thotë se koalicioni i majtë siguron mandatin qeverisës për 4 vjetët e ardhshme, edhe sikur ASGJË të mos ndryshojë në qarqet e tjera.

Sidoqoftë, historia nuk mbaron me kaq në Elbasan...

Ndërkohë që koalicioni i majtë është vetëm 0.2 pikë përqindje afër marrjes së mandatit të 8-të në qarkun e Elbasanit, koalicioni i djathtë nuk ka të sigurtë edhe mandatin e 6-të. Premtimet e pambajtura të Bashës dhe zhgënjimi me Berishën në përgjithësi në shtresën e të shpronësuarve dhe të përndjekurve nga regjimi komunist, kanë bërë që jo pak votues të djathtë t’i hedhin sytë nga FRD-ja.

Unë shkova vetë në Pallatin e Sportit të Elbasanit, kur FRD-ja zhvilloi metingun e parë atje dhe u befasova nga pjesmarrja e entuziazmi, i cili më kujtoi një meting të atjeshëm të vitit 1991, kur u inagurua dega lokale e PD-së. Nga Tirana kishte ardhur vetëm një autobuz me aktivistët e qendrës së FRD-së, ndërsa Pallati i Sportit ishte mbushur plot e përplot me 2400 elbasanas entuziastë.

Ndoshta në këtë sukses të FRD-së në Elbasan ka ndikuar edhe qënia në krye të saj atje e Artin Kovaçit, pinjoll i një familje të vjetër tregtarësh të Elbasanit dhe sportist e trainer i njohur i futbollit elbasanas. Kovaçi dhe drejtuesit e tjerë të djathtë të FRD-së, në qoftë se tregojnë të njëjtat aftësi për mbledhjen e votave, siç treguan për mbledhjen e përkrahësve të FRD-së në Pallatin e Sportit të Elbasanit, mund ta bëjnë FRD-në një konkurente serioze për mandatin e 6-të të së djathtës në atë qark.

Pa dashje, në ndihmë FRD-së mund t’i vijë edhe Artur Dojaka, i cili do të drejtojë fushatën e Aleancës Popullore të Lëvizjes Çame në Elbasan. Duke marrë vota të komunitetit çam, i cili ka votuar tradicionalisht djathtas në qarkun e Elbasanit, Dojaka, së pari, do të ndihmojë partinë e tij për të marrë një mandat në qark, së dyti, do të ndihmojë koalicionin e majtë në tërësi për mandatin e 8-të, dhe së treti, do të dobësojë edhe numrat e koalicionit të Berishës në garën me FRD-në për mandatin e 6-të të së djathtës.

Sidoqoftë, mund të thuhet se, sa e lehtë është për koalicionin e majtë që të marrë mandatin e 8-të të saj në qarkun e Elbasanit, aq e vështirë do të jetë për FRD-në marrja e mandatit të 6-të të së djathtës. Por gara është garë dhe ajo mund të ketë edhe të papriturat e saj…

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Epo te lavderosh Bashen si strateg...! Vetem ti Edo mund ta realizoje!

A i ke pare rruget e Tiranes? Qe i ka shqyer dhe nuk ka as pare as mend e as kohe per t'i mbyllur? I ka bere dem njerezve qe nga janari dhe ti mendon se kjo eshte strategji? Po atehere strategji mund te quhet edhe nxjerrja e te burgosurve per te frikesuar njerezit. Dhe ka shume qe me kete sy e shohin. Une do te doja thjesht t'i kujtoja qe as PPSH e marsit 1992 nuk i frikesoi dot, as Sala i qershorit 1997 pas tre muajve te tmerrshem. O njerezit kane nje kompleks si i Stokholmit a dicka te ngjashme ose atehere vota nuk varet nga keto traplliqe te Bashes apo PD-se. Vota varet vetem nga lufta qe deshiron te beje Edvini babi i djalit me kancer!!!

Nqs Edvini ka ndermend te tallet me shqiptaret e t'u tregoje atyre hallet e tija (ose koqet e tija) ka shume shanse per te humbur. Nqs Edvini ka ndermend qe te punoje per shqiptaret dhe do te degjoje hallet e femijve te shqiptareve ndoshta edhe fiton! Kaq e thjeshte eshte.

Submitted by belshi (not verified) on

O Zalo ti flet kot. E di pse? Sepse te mungon gjera kryesore, njohja e terrenit. Entuziazmi i FRD-se ne EL eshte i drejte, por ti se di nga do i vijne votat FRD-se. Nuk i vijne te gjitha nga e djathta. Sepse: FRD-ja nuk ka gjetur vetem “njerez” te djathte ne zonen e Elbasanit, perkundrazi shumica jane te majte dhe po garojne dhe punojne per FRD-ne. Mqs ti i ke qejf shifrat: I bie qe keta te majte te sigurte te PS-se deri dje, mire qe nuk do ja japin voten PS-se (minus ketu) por do ja japin nje force te djathte (dy minus ketu).

Ne te gjithe zonen ka nje pune te shkelqyer te kesaj partie dhe kandidatet e zgjedhur dhe njerezit qe mbeshtesin ata jane te MAJTE o Zalooo

Submitted by respublica (not verified) on

"për mandatin e 8-të në qarkun e Elbasanit, koalicionit të madh të majtë i duhet një shtesë prej vetëm 0.2 pikë përqindje në krahasim me 2009-ën (ose rreth 320 vota shtesë neto), PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË DHE PARTIVE TË TJERA."

Submitted by Anton (not verified) on

Zaloshnja ca te thote komentuesi me lart dhe ca i pergjigjesh ti o i dashur :)

Ai po te thote qe mos e merr per te mireqene qe votat e Bamces ne Elbasan ikin nga PD, perkundrazi po te ikin nga PS

Submitted by belshi (not verified) on

Sme kuptove: Po te thoja qe votat e FRD-se dalin nga e majta atje dhe shume pak nga e djathta. Ne Dumre jane te pakten dy kandidat nga fisi i tafanve (fis i madh dhe i njohur si i majte, kane pas krytetarin e bashkise). Automatikisht, votat e tyre te majta kalojne tek FRD-ja dhe keto ikin nga thesi i PS-se jo nga PD-ja. Kehstu qe asaj 320-ces shtoji edhe ca nje mijeshe te tjera

Submitted by Bledar H Prifti (not verified) on

I nderuar Z. Zaloshnja,

Analizat e tua duke perdorur data nga zgjedhjet e 2009-es jane totalisht te pasakta. Qe nga 2009-ta, shume gjera kane ndryshuar, si kalimi i Metes tek Berisha, korrupsioni galopant i qeverise berisha-meta, blloku i Metes, 21 janari, kalimi i Metes tek PS, e plot ngjarje te tjera me impakt te konsiderueshem politik tek votuesit. Ndaj besoj se duhen analizuar te gjitha keto fenomene politike qe te arrihet ne nje perfundim paksa te qarte. Realisht, nje perfundim i tille eshte thuajse i pamundur per tu arritur per vet natyren e fenomeneve politike dhe pamundesise per te bere sondazhe qe do te mund te plotsonin kriteret shkencore minimale.

Pershendetje,

Bledar

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Me teper se sa kalkulime matematike ne terrenin shqipetar duhen bere analiza psiko-sociologjike. Jam plotesisht dakort me arsyetimin e Zaloshnjes por me duhet te konstatoj qe deshira e tije (ashtu sikunder e imja) per ta pare goten elektorale opozitare si gjysem plot eshte me teper nje iluzion optik se sa nje realitet i prekshem. I njejti vleresim eshte edhe per palen qeverisese e cila per me teper vuan nga nje semundje e rende ne shikimin e realitetit ku i le vend marifeteve te tipit: gota ime eshte e mbushur plot (pasi gjysmen e saje e ka hedhur ne nje gote me te vogel ....)

Ne kanalin qeveritar "Klan", rastesisht dje kam pare spotin me cinik qe fotografonte realitetin shqiptar. Nuk behet fjale per dy elikopterat e Ministrise se Mbrojtjes por per nje sekuence tronditese te shkeputur nga jeta e dy familjeve te Shqiperise se mesme ne "hasmeri" absurde qe as kanuni nuk do te mund ta konceptonte. Ajo te ciles i ishte vrare burri nga nje gati minorene (pasi i kishte vene briret per vite me radhe) e mbronte me zell e nderkohe kishte frike per jeten e pese femijve te mbetur pa baba. Nese e kam kuptuar gabim telenovelen "Nazimeja" , duhet te hakmerret ai qe i eshte vrare familiari apo e kunderta ? Kur te kemi zbuluar se per ke votojne familjet perkatese dhe per cilat arsye atehere kemi gjetur dhe enigmen se perse jemi gati te hyjme ne Europe.... me gishtin e mesit te ngritur lart.

P.S  Dy personazhet e mesiperm ngjanin çuditerisht si dy kusherinj te Cim Pekes.

Submitted by Anton (not verified) on

Zaloshnja o analisti i palodhur i fushates sePS, do te kete ndonje ndikim rruga e re dhe tunelet ne Elbasan apo hic fare. Se u more te gjithe artikullin me mikropremtimet e parealizuara te Bashes po nuk gjete 2 rreshta te shkruash per rrugen e re te kombit :) qe do e beje Elbasanin pjese te Tiranes.

Submitted by respublica (not verified) on

"për mandatin e 8-të në qarkun e Elbasanit, koalicionit të madh të majtë i duhet një shtesë prej vetëm 0.2 pikë përqindje në krahasim me 2009-ën (ose rreth 320 vota shtesë neto), PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË DHE PARTIVE TË TJERA."

Submitted by Bashkimi (not verified) on

Me këto përgjigje që i kthen komentuesve ti z.Zaloshnja në emër të respublica-s tregon shumë militantizëm karshi PS -së .

Submitted by Anton (not verified) on

E vertete ore po artikulli jot nuk eshte vetem aritmetike,  lexoje dhe njehere me vemendje.  Dhe komentuesit ketu nuk po merren me shtesen prej 0.2% qe vazhdon e nxjerr nga zgjedhjet e 2009

Qenke ne autobuz sot o Zaloshnja :)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.