Në morgun e politikës

Postuar në 27 Maj, 2013 04:32
Besnik Gjongecaj

Besnik Gjongecaj, në përpjekje për të saktësuar infon mbi librin e tij “Në morgun e politikës”, që ne të respublica-s e dhamë duke iu referuar një interviste që ai ka dhënë për një gazetë të Tiranës, na ka dërguar një shënim të vetin (sinopsis, e quan ai). Me këtë synon të evitojë ndonjë keqkuptim mbi mesazhet e mbi përmbajtjen e librit. Po e publikojmë këtë shënim të tijin. Duke e garantuar se ne nuk kemi dashur të krijojmë asnjë keqkuptim me lajmin tonë. Thjesht i bëmë jehonë, dashamirësisht, një lajmi të publikuar në shqiptarja.com. Redaksia.

Libri “Në morgun e politikës” ka në fokus politikën shqiptare të pesë viteve të fundit. Veçanërisht politikën qeverisëse të këtij vendi. Pasqyron qeverisjen dhe rezultatet e saj; problemet më thelbësore që lindin në sipërfaqen e takimit të qeverisjes me standardet që duhet të plotësohen në procesin e afrimit me BE. E gjithë analiza, e shtrirë në një kohë të konsiderueshme prej 5 vitesh, vjen e kondensohet në disa konkluzione të rëndësishme. Kështu, ndërsa politika shqiptare, veçanërisht ajo qeverisëse, ka si mision të sajin punësimin, ajo nuk merret fare me diskriminimin e rëndë që ndodh në procesin e kërkimit punë të një qytetari çfarëdo; ndërsa politika qeverisëse thotë se ka ndërtuar rrugë dhe ka bërë investime të jashtzakonshme, ajo harron se ka patur dhe ka popuj që nuk janë bërë kurrë të lumtur kur qeveritë e tyre kanë investuar në rrugë, pra për asfaltin, pa investuar për ndërtimin e demokracisë; ndërsa politika qeverisëse flet për liberalizim të pranimeve në universitete, pra për masivizim të tyre, ajo nuk e shoqëron këtë politikë me rritjen e burimeve akademike, laboratorike, njerëzore në fund të fundit, gjë që ka gjymtuar të gjithë sistemin universitar sepse ka shkatërruar cilësinë e universiteteve; politika qeverisëse thotë se ka bërë çmos për të afruar vendin me BE, ndërkohë që në themel të ushtrimit të saj shkelen përditë parimet më esenciale mbi të cilat është ndërtuar vetë BE, si parimi i ndarjes së pushtetit mbi bazë të rëndësisë më të vogël, transparenca, kontrolli dhe balancimi i pushtetit, harmonizimi i politikëbërjes me ndërtimin e institucioneve etj. Pra, në thelb, e gjithë politika qeverisëse e këtij vendi noton në absurd, në absurdin sipas të cilit, për të arritur një objektiv qeverisës në një sektor të caktuar, duhet gjymtuar, shkatërruar e tëra, gjithçka e krijuar tashmë. Këtë pjesë thelbësore të analizës sime politike të shtrirë në kohë kam dashur ta shpreh edhe me mjete letrare, pra jo vetëm me ato të publicistikës. Kjo është arsyeja pse paralel me publicistikën e pasqyruar në këtë libër është shkruar edhe një fiction, personazhet dhe ngjarjet e të cilit janë plotësisht produkt i fantazisë. Pra, në thelbin e fiction është vendosur ekzaktësisht ky absurd që zbulohet në politikën e këtij vendi, në qeverisjen e tij. Sigurisht me mjete të tjera, me mjetet që t’i jep vetë letërsia. Në pjesën fiction të këtij libri, prandaj, ka analistë të pavarur që janë të lidhur me njëqind fije me të shkuarën, e cila i urdhëron se si t’i bëjnë analizat e tyre; ka themelues universitetesh privatë që ndërtojnë universitet me cen, gati për të infektuar krejt sistemin universitar, vetëm sepse i urrejnë universitetet që nuk i pranuan kurrë, dikur, në gjirin e tyre; ka profesorë të shkencave politike që mendojnë se partitë më të suksesshme në qeverisje janë ato që nuk bëjnë kurrë zgjedhje etj etj. Pra, në thelb, ashtu si te lënda në opinionet politike të shkruara gjatë viteve në gazetat kryesore të vendit, absurdi shtrihet dhe pushton edhe novelën që shkon paralel me to. Libri, pra, është shkruar në një formë dualiste, mbi dy shina, të cilat e ndihmojnë përmbajtjen e tij të lëvizë për në thellësi të ndërgjegjes së lexuesit. Një eksperiment të cilin kam guxuar ta bëj.

Comments

Submitted by Lisien Zeka (not verified) on

Bga kjo paraqitje duket se libri ka nje lloj perversiteti nativ. Thote se qeveria merret me rruget por nuk merret me diskriminimin.  Nga qeveria duhet te kemi rrugen ne rradhe te pare. Diskriminimi ekziston por eshte i dores se dyte. Me te duhet te merret e gjithe shoqeria.

Thote se ka popuj nuk jene bere te lumtur kur jane ndertuar  rruge te reja. Mundet por kjo nuk eshte arsye per te mos ndertuar rruge te reja, per te mos i kushtuar rendesi  ujit e dritave, levizjes se lire etj.

Po et mos i kishim te gjitha kete, cfare do te thoshte autori? A nuk do te dukej qehsak te fillonte te thoshte  se nuk na duhet rruget e dritat por te zhdukim diskriminim! Qesharak!

Ja i mendimit se cdo qeveri duhet mbajtur nen presion, por te ngresh te tilla probleme ne nje veshtrim kaq elementar dhe naiv, kjo vetem te ne ndodh...  Uroj qe libri te mos jete si kjo paraqitje se tregon nivel intelektual jo te mire.

Submitted by Alfred Aliu (not verified) on

Po ky tipi qe ka zene faqen me foton e tij, eshte top model per ndonje berber mjekrash apo analizon politiken? Me fort duket ajo e para!

Me duket sikurthote, jam çun katalogu!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.