“Vëllazëria” turke në Samitin e Ohrit!

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:23
Arbana Xharra

Angazhimit të shprehur të politikës së jashtme të Turqisë karshi politikave shqiptare e sidomos atyre të Kosovës po i hapen dyert nga skena politike shqiptare secilën herë e më tepër. Propagandat e shpeshta të “vëllazërisë” shqiptaro-turke janë përafruar nga të dy kryeministrat Rexhep Taip Erdogan dhe Hashim Thaçi. Ato janë mishëruar edhe më shumë me dhënien e aseteve kyçe që ua ka bërë familjarëve të Erdoganit qeveria e Kosovës.
Derisa në vitet e fundit, është duke u rritur tendenca me të madhe e Ergdoganit për të shtrirë ndikimin e tij politik përmes marrjes në duar të ekonomisë në shtetet e Ballkanit, mentaliteti në Kosovë është duke e pranuar me lehtësi frymën erdoganiane. Përpjekja e tij dinake, i cili bën gjëja në krah të politikave shqiptare me deklarata qesharake kundër Serbisë, doli në pah ditë më parë, kur u rreshtua krah shteteve të cilat nuk reaguan edhe pse ftesa nuk iu bë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo ngjarje reflektoi qëndrimet politike të 10 shteteve që ishin të ftuara për të marrë pjesë në këtë Samit në mesin e të cilave ishte edhe Turqia. Anashkalimi i Kosovës në këtë Samit, nxiti reagime të disa vendeve të cilat i dhanë mësim të mirë Maqedonisë, se Kosova është faktor i rëndësishëm i marrëdhënieve politike rajonale.
Ishte befasues refuzimi i pjesëmarrjes nga Kroacia, Sllovenia të cilat bashkë me Shqipërinë e thanë qartë se nuk do të marrin pjesë për shkak se Kosova nuk ishte ftuar.Ky reagim sidomos i Kroacisë e hodhi në ujë planin e presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, për të cilin ka mjaftuar të mos i prishet disponimi i Serbisë me prezencën e Kosovës në Samitin e shefave të vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që ishte planifikuar të mbahej në Ohër më 1 qershor.
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ua bëri më dije se Kroacia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së bashkëpunimit rajonal, solidarizimit dhe mbështetjen e plotë për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë Samit do të merrte pjesë edhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, por Samiti dështoi kur edhe refuzuan pjesëmarrjen edhe Greqia me Bullgarinë. Në gjithë këto reagime të ashpra rreth pjesëmarrjes në këtë Samit, nuk bëri zë Turqia. Përjashtimi degradues i Kosovës, nuk pati rëndësi për Turqinë “vëllazërore” e cila nuk bëri përpjekje që t’i japë mësim Maqedonisë së kush janë aleatët e Kosovës.
Kjo ngjarje e para pak ditëve ishte vetëm një shembull i cili tregon politikën reale të Turqisë ndaj Kosovës dhe zhvesh qasjen erdoganiane, ndërkohë që në krah të Kosovës i dolën shtete tashmë anëtare të BE-së. Kjo ngjarje mori vëmendjen e mosftesës së presidentes, derisa me dinakëri Turqia u përpoq që fshehurazi të nxirret nga kjo situatë për të mos prishur “terezinë” e qëllimeve të saj politiko-ekonomike.
Turqia qysh vitin e kaluar propozoi që të krijohet asambleja parlamentare e shteteve të Ballkanit e cila u pa në përpjekje për të krijuar ngrirje të proceseve integruese të shteteve që janë në pritje të futjes në BE. Në të njëjtën kohë, politikat e BE-së i kanë bërë me dije vendeve që duan të integrohen që të mos i afrohen shumë Turqisë.
Por, politika shqiptare krahëhapur i ka mundësuar Turqisë që të pushtojë dalëngadalë ekonominë përmes tenderëve dhe projekteve të mëdha. Kryeministri Erdogan edhe më tej ka autoritet dhe shtrin me lehtësi ndikimin e tij në këto dy vende. Samiti i Ohrit duhet të jetë mësim për shqiptarët se strategjia gjeopolitike e Turqisë për Ballkanin ndryshon nga “vëllazëria” e Turqisë për shqiptarët.

/ZËRI/

Comments

Submitted by Bajo (not verified) on

Tingëllon çuditshëm fakti që shtypi shqiptar nuk ka njoftuar lexuesit e saj mbi qendrimin e Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa kish dhënë qendrimin e Serbisë dhe Bosnjës. Se kush e bën këtë lojë të pisët këtu e në Kosovë, nuk e kuptoj? Madje dhe qëndrimi i Presidentit të Shqipërisë u përcaktua vetëm pas komenteve denigruese në blogjet online. Zot i madh, sa analistë të dobët ka media shqiptare e sa keq ka degraduar gazetaria për lajmet nga bota dhe rajoni!

Po Arbana, "Vëllezrit" turq na duan për hyzmetçinj. Jazëk u qoftë dhe e paçin harram besimin e Thaçit dhe Berishës.

Submitted by Genti (not verified) on

Ju katoliket kosovare jeni te semure me anti-turqizem deri ne palce. Ndonje dite kjo Arbana Xharra do bej ndonje shkrim e do thote edhe pse nuk e permend Erdogani Kosoven perpara se te bej bismilah. Thjeshte, jeni histerike.

Submitted by Labi (not verified) on

Une jam nga vlora dhe jam myslymane,por asnjehere nuk kam qene dhe nuk do te jem "vella" me turqit,ata qe ndihmuan sebet dhe greket qe te merrnin tokat dhe pasurine e Shqipetareve neper vendet e te pareve te tyre,ishin ata qe ne bashkepunim me kishen ortodokese Greke vrane dhe dekdisen large vendit mesuesit e gjuhes sone(ne pemen e historise se gjuheve me te vjetera gjuha jone eshte me e vjetera).SHqipetaret duhet te hapin syte dhe te mos e shesin vendin e tyre(si ne Kosove,Maqedoni,Mal i Zi apo ne Shqiperi),ka ardhur koha qe para se te themi po per nje vend ne BE apo ne OKB te mendohemi mire qe TU VEME KUFIRIN TE PORTA TE GJITHEVE(serbe,greke,turq),TE KERKOJME ME SHUME RESPEKT KUR NA KERKOHET TI RESPEKTOJME.

Submitted by Rony (not verified) on

Kjo Albana i ngjan atyre tipave qe kane lexuar nje liber mbi marredheniet nderkombetare, lexojne dhe dy-tre shkrime mbi nje ceshtje te caktuar dhe fillojne kapin lapsin pastaj per te shkruar.

A e lexon nje here shkrimin qe ben mi Albana? Edhe kaken kur ben robi e hedh njehere syrin pas e jo me nje shkrim qe i drejtohen mijera njerezve.

Tamam histerike dhe njerez te frustruar

Submitted by Lira (not verified) on

Pa he pra, shpjegojeni ju se ku na paska gabuar Arbana mqs.  keni dale me shpate kunder saj.  Arbana i solli faktet e saj.  Po ju?

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

Ju që i bëheni krah Turqisë në këtë rast, mund të shpjegoni se ku ka gabuar Arbana në ato që ka shkruar dhe mos u merrni me gjëra që nuk kanë lidhje me shkrimin.

Albana po thotë të vertetën lakuriq, nqs ju turko-shqiptarve nuk ju pëlqen kjo nuk ka rëndësi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ik o like vrafsh veten andej debil. Pse ore kush eshte kunder Albanes qenka turk kshu? Prandaj ka ndejt ne pushtet 50 vjet Enveri dhe 23 vjet Saliu se ka njerez toca keshtu si ty

Submitted by Leonardo (not verified) on

Çfarë mund të presëah nga politikan si Salistani dhe shëmbëlltura  Thaçi pranojnë çfar do llojë kushtesh vetëm të qëndrojnë në pushtet

Submitted by ilir meta (not verified) on

O Anomim

Me duket  se qenke ti debil sepse une po te them me thuaj cfare nuk shkon ne ato qe ka thene Albana, ti me turresh mua dhe me thuaj debil. Debilat dallohen menjehere kur nuk kane se cfare te thone dhe flasin brockulla.

Qe ti je dashamires i turko -pakistanezo-afgano-arabeve kjo merret vesh menjehere dhe nga reagimet e tua te meparshme

Me vjen keq qe e ndjen veten me afer shpirterisht dhe menderisht me jo -evropianet

Tung

Iliri

Submitted by Anonim (not verified) on

o liriii..o te shkelyfshin pakistanezet ishalla, nga e more vesh ti qe jam me prirje andej une ee?? O kokrra debilit. O Zot pse i jep mundesine cdo idioti te kete PC dhe internet??!!

Submitted by kls (not verified) on

adminit te blogut te respublikes:

te lutem, keto komentet qe barazojne te qenit mysliman me te mos qenit shqiptar jane denigrim dhe fyerje dhe antikushtetuese. nese vazhdoni t'i lejoni, shume shpejt mund te shihemi dhe ne gjykate.

muco, mos u gric shume

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.