Ilir Meta s’po synon rolin e “Gjinos”…

Postuar në 20 Qershor, 2013 17:37
Eduard Zaloshnja

Ilir Meta u bë kryeministër i Shqipërisë fill pasi kishte kapur moshën 30 vjeç. Ai zëvendësoi në atë post një 30 vjeçar tjetër, Pandeli Majkon, i cili, për një vit, kishte mbushur në kryeministri boshllëkun e krijuar nga zbythja e përkohshme e Fatos Nanos nga jeta politike. Përdora fjalën “u bë” dhe jo “u zgjodh” për Metën sepse, në fakt, atë e bëri kryeministër Nanua, i cili, pasi u rizgjodh kryetar i PS-së me një epërsi të vogël votash ndaj Majkos, përkrahu kandidaturën e 30-vjeçarit tjetër për kryeministër, në mënyrë që mos të shkaktohej një çarje e pariparueshme e partisë.

Por shumë shpejt, “regjenti” Nano u bë pishman për pushtetin që i kishte dhënë “princit” Meta, sepse ky i fundit, duke përdorur atë pushtet, arriti të siguronte përkrahjen e 70% të KPD-së socialiste. Dhe nëpërmjet lëvizjes famëkeqe “Katarsis”, Nanua e rrëzoi nga froni “princin” Meta, dhe vuri përsëri përkohësisht në të “ish-princin” Majko. Me fjalë të tjera, iku një “Gjino” e rierdhi “Gjinoja” paraardhës… (Shënim: Emri i personazhit Gjino në komedinë “14 vjeç dhëndër” të Çajupit përdorej në shtypin e kohës si eufemizëm për të rinjtë që iknin e vinin në postin e kryeministrit)

Një skenar të ri me rol “Gjinoje” për Metën parashikonte para ca kohësh Sokol Balla në revistën JAVA (http://www.respublica.al/artikuj/2012/11/04/nese-ps-dhe-koal... ). Sipas Ballës, Ilir Meta është i prirur drejt një koalicioni me PD-në sepse:

1 - Meta mendon se e bën mirë punën e kryeministrit; ai është i prirur për të qenë numri një. Dhe këtë mund t’ia japë vetëm Berisha, i cili, nëse fiton mandatin e 3-të, mund të mos joshet më nga posti i kryeministrit, pasi do të dojë ta mbyllë karrierën në Presidencë.
2 - Rama është në garë për kryeministër, dhe këtë post s’mund t’ia japë Ilir Metës.
3 - Meta e sheh Ramën si një vartës të dikurshëm dhe e ka psikologjikisht të pamundur të bëhet nesër vartës i tij.

Në këtë skenar të Ballës, është i trupëzuar presupozimi se Meta është i preokupuar kryesisht për rolin që do të luajë në skenën politike shqiptare në moshën 45 vjeç dhe jo kur të jetë 55 vjeç. Në qoftë se e para është e vërtetë, skenari i Ballës edhe mund të materializohet – Berisha mund t’ia dhurojë Metës rolin e “Gjinos” pas dy vjetësh… (Presidenti Nishani mund të japë dorëheqjen për arsye shëndetsore dhe vendin e tij ta zërë Berisha).

Parë nga ky këndvështrim, qarkullimi i idesë së një koalicioni paselektoral LSI-PD mund të ketë bukë. Por problemi është se “Gjinoja”, Gjino mbetet. Një kryeministër që rri në post falë votave të një mazhorance që nuk e kontrollon, nuk mund të ketë jetëgjatësi në të. Siç theksova në fillim të këtyre rreshtave, Majkua dhe vetë Meta e kanë provuar këtë skenar në të shkuarën. “Plaku Mere” i mazhoranës së atëhershme parlamentare i shkarkoi që të dy kur ia deshën llogaritë e veta… (Shënim: Plaku Mere është personazhi i romanit/filmit “Njeriu me Top”, i cili kishte një autoritet të padiskutueshëm në familjen e tij)

Por a ka shans Ilir Meta të arrijë një ditë të jetë në rolin e një “Plaku Mere”? Në skenarin e Ballës, një farë shpresëze hipotetike që Ilir Meta të bëhet udhëheqësi i një mazhorance parlamentare në të ardhmen do të krijohej nga një rikthim i tij eventual në rolin e udhëheqësit të së majtës. Dhe problemi është se këtë s’mund ta bëjë pasi t’i ketë shërbyer Berishës si mëkëmbës në qeveri për 4 vitet e ardhshme -- atëherë mund të jetë shumë, shumë vonë për të.

Kjo sepse, së pari, në qoftë se Meta e ndihmon Berishën të marrë një mandat të tretë pas 23 qershorit, Partia Socialiste mund të ndahet në disa copa. Ose, më keq akoma për Metën, ajo mund të mos e pranojë atë as ti afrohet selisë, pas ndihmës së florinjtë që mund t’i japë Berishës…

Një skenar i ndryshëm nga i Ballës është:

1- Krijim i qeverisë së majtë me kryeministër nga partia e parë e koalicionit të majtë (Rama dhe elektorati i tij do të gëlltisnin çdo mëkat të shkuar të Metës, vetëm për të rrëzuar “gogolin” Berisha);
2- Në një periudhë disa-vjeçare, kur Edi Rama të tërhiqet ose të dalë nga skena politike, Meta mund të shpresojë të bëhet “Plaku Mere” i mazhorancës së majtë.

Comments

Submitted by Sovrani (not verified) on

Edhe per cfare e shkruani  kete artikull dy dite pa zgjedhjeve  apo qe socialistet te tremben dhe te mos  votojne LSI_ por PS  mqs po ja dhane voten LSI_se behet Meta kryeminister .Te dini nje gje ?! Ilir meta i perfaqson shume here me shume socialistet se Edi Rama sepse ky i fundit ka ndjekur te gjithe ata qe ishin socialiste dhe ka sjelle klane interesi ne PS le pastaj qe  erdhi nuse re ne shtepi dhe jo qe u zu me vjehrren (Nanon) por  filloj dhe me burrin (Meten. Sespse meta e mori dhe e beri kyetar bashkie dhe e promovonte neper tirane kur ishte kryeminister ) dhe tani na del me socialist se socialistet apo me shqip me katolik se papa .Metes i takon kryeminister se perfqson socialistet jo klanet qe e kane uzurpuar PS_ne si Vilajet Qyrku  me shoke .Nqs socialistet  vertete do ta  kuptojne lojen e Rames & co te jeni te sigurt qe keta  te fundit nuk marrin me shume se votot e familjeve te  tyre

Submitted by A (not verified) on

Jo more jo,klane, më socialist se socialistët, se ti domethënë votoke për "socializëm" si ata të tjerët për "demokraci", se këtu gjërat janë aq vaj dhe të mirëmenaxhuara sa është punë politikash të majta apo të djathta. Ju farë e keqe ushtarë qorra të nxisni të mos votosh asnjë, se përfitoni dhe ju të paaftët, ju socialistët apo demokratët, ju baza e partive, tufë servilash që dinë vetëm të merren me vota. Ishalla zhdukeni dhe ngelni ju te "Ushtari i panjohur", të mësoni ndonjë profesion të paktën.

Submitted by Anonim (not verified) on

ca thu mor sovrani, sipas teje ne bordello ka edhe k.. te ndershme!

Submitted by Bard (not verified) on

Ou, tani nuk po na mjaftoka qe bete koalicion me te, por tani doni ta beni Meten patriark te se Majtes? Bravo u qofte o intelektuale, tallni menderen me kete milet, se çuditerisht, per kete edhe ju paguajne.

Kjo qe parashikoni per te majten eshte peshtirosja e radhes, por nuk eshte çudi qe te jeni i sakte, se me gjithe kurverite e Rames lart e poshte tashme asgje s'eshte e pamundur dhe e palejuar. Le pastaj te mendosh qe keto hamendesime ju nuk eshte se i shpikni vete, por i merrni si porosi te gatshme si ai korrumpilli i LSI qe deklaron qe Meta do behet kryeminister pas 23 Qershorit. Nje gje megjithate duhet te mbetet e qarte: ky vend nuk do te ngelet pa te majte, sado te perpiqen Rama&Meta per ta shpene ideologjine e tyre pertej maskarallekut politik. Ne vendosshin t'ia lene trashegim Metes PS, per kontributet e çmuara qe ka dhene per shkaterrimin e saj, gjithe çka do te mbetet do te jete nje karakatine e braktisur dhe e lene ne meshire te hajduteve e oportunisteve qe sot i kane zene frymen. Do te gjeje pak a shume fatin e Partise Demokristiane italiane, e cila pasi per pesedhjete vjet rresht qeverisi Italine duke mos lene maskarallek pa bere veç per te qendruar ne pushtet, tashme nuk ekziston ne harten elektorale. Ne e marrte te majten e ketij vendi Ilir Meta, kete fat i uroj edhe PS, sado e veshtire emocionalisht te duket ndarja prej saj.

Submitted by A (not verified) on

Ja ku e ke më sipër Sovranin, ky që e ndjeka se i përfaqësoka të gjithë, i ka faktet "Rama do të duket më socialist se socialistët, kurse Meta është më socialist se ai".

Submitted by Bobi (not verified) on

Po kur Rama e futi ne krevat,,,pse te mos behet patriark mer daj?? Te pakten Meta eshte burre dhe mban fjalen dhe jo long mishi si Rama se lepin ate qe peshtyn dhe e ka kap Vilajet Qyrku dhe Kocoja per loqesh

Submitted by ervin (not verified) on

ajo qe thote sovrani eshte kryekeput e vertete packa se u tingellon e hidhur dhe packa se sot Meta eshte kthyer ne nje figure politikisht negativiste. Metaa sot nuk mund te perfaqesoje me te majten e paster idealiste por eshte dhe do te mbetet bir i se majtes ne te kundert te Rames qe eshte leucemia e vertete e idealeve te majta. Dhe sa per fjalen Rregjent i Nanos, Metes nuk i takon aspak pasi Meta qysh nga 96 ka qene debatuesi dhe kundershtari i brendshem me i forte i Nanos. I lutem Zaloshnjes te mos merre persiper te beje komemtatorin e nje ndeshje rugby-e kur e vetmja loje me topa qe ka pare e shte nje ndeshje bilardoje mes cunave te lagjes

Submitted by respublica (not verified) on

“regjenti” eshte ne thonjza...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.