“Armata familjare” e Adem Grabovcit!

Terrorist është secili individ që frikëson të tjerët dhe ushtron dhunë mbi ta.
E kur ndodh që Guximi, i biri i shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, shëtit Bjeshkëve të Nemuna, natën vonë me kallashnikov dhe me armë gjuetie, atëherë ky lloj “ushtari” ilegal merr konotacion jo vetëm pezhorativ, por edhe politik. Sepse është i biri i politikanit të partisë më të madhe në vend.
Për kënd e ka blerë kallashnikovin i biri i Adem Grabovcit? Prej kujt e ka blerë? Prej kujt po ruhet? Kënd po e ndjek? Pse ka blerë bash kallashnikov? A është kallashnikovi i babës së tij, apo i tij!
Se, për metaforë përsëri po na del se fjala kallashnikov tradicionalisht do të thotë “të përcjellet te biri, i të birit”.
Çka po i duhen gjithë ata fishekë atij? Pesëdhjetë fishekë. Kënd ka planifikuar ta vrasë? Arushat e Dardanit! A ka leje me vra arusha? Pse me vra arusha?
A ka shkuar në Bjeshkë të Nemuna për të pushuar dhe gjatë pauzës së pushimit për të vrarë diçka!
I biri i milionerit të PDK-së Adem Grabovci, gjatë muajit shkurt 2013 i rrahu policët e Bajram Rexhepit kur e ndaluan në rrugë për t’ia frenuar hovin e madh me të cilën ngiste veturën e tij.
Adem Grabovcin po e përcjellin skandalet me armë, prej atëherë kur më 2012 iu “vetëplagos” gruaja Kumrija me automatik, padashje në bark.
Kush është Adem Grabovci?
Po dihet që komunën e Pejës ia “dhuroi” Xhavit Haliti, por cila është biografia e tij!
Çfarë prindi është ky që i shëtisin fëmijët me armë luftarake nëpër rrugë, ditë e natë, në bagazh të veturave i mbajnë armët e tyre!
A janë këta njerëz paramilitarë!
Kush është ky njeri që nuk i ka mësuar fëmijët e tij që ta fusin gjuhën brenda para fotoaparatit. Shih fotografitë (në FB) e Guximit, birit të tij, të gjitha janë me gjuhë sa krahu përjashta, dhe në disa raste aq shumë e nxjerr gjuhën jashtë, sa që i shihen edhe bajamet! Pse nuk e ka asnjë foto normale, me gjuhë në vend të vetin, brenda gojës!
Çfarë mesazhi është ky “i gjuhës jashtë?”
Kush është ky “paramilitar” i ri që sfidon policinë dhe shtetin e Kosovës! A është vetëm apo pjesë e ndonjë grupi paramilitarësh!
A janë këta vetë policia dhe shteti “nën hije” i Kosovës!
Po çuditem pse ende nuk e shprehu frikën e saj nga armët ilegale ambasadorja amerikane Tracey Jakobson. Ajo e ka zanat të frikësohet nga Albin Kurti i paarmatosur.
Është koha që të frikësohet nga armët e vërteta.
Kallashnikovi ka thënë se e ka zbuluar “kallashnikovin” për të mbrojtur atdheun e tij rus.
Tani, nën këtë diell, vetëm Goran Bregoviçin ende e dëgjon duke i kënduar me dashuri, me frymëzim dhe në nirvanë armës kallashnikov: “Boom Boom Boom Boom, Kana hi naj kutz, kutz ehy ja”.
Dhe vetëm djemtë e Adem Grabovcit shëtisin të lirë rrugëve të Kosovës me kallashnikov dhe me gjuhë n’krah!
nga Tema
Comments
eshte ironike,e serte,por

eshte ironike,e serte,por edhe e pasur me krahasime te goditura.Kam frike se Kimetja eshte grup autoresh,siç thuhet per Homerin ose Shekspirin.Ops,edhe Fevziu eshte grup autoresh,por nuk ka elegancen e Kimetes,nuk eshte as bjond.Por AK nuk mban 50 fisheke,se nje karikator mban 30,ky me gjuhe perjashta ose mban 1 karikator,ose 2,po qe zborist mban vetem dy,se kompleti minimal ka qene 5(150).Tani Mihali po shitka vodke,ahahhahahaaa,ka nje barcalete te forte per nje ushtar rus ne L2B.I thane Stalinit kur do ndante ca dekorata lufte qe filan ushtar qe po dekorohej kishte sulmuar ne kembe kur te gjithe rrinin shtrire.Stalini u habit dhe e pyeti;-Kaq trim i çartur paske qene more ti,nuk pyete fare per veten?Ushtari i shpjegoi Stalinit qe kishte me vete nje shishe konjak,se e kishin ne komplet per shkak te dimrit,por i kishte rene tapa e keshtu i duhej te luftonte ne kembe qe te mos i derdhej konjaku.

për të gjitha pyetjet që

për të gjitha pyetjet që shtron jam pak a shumë dakord!normalisht ke të drejtë,kemi të drejtë ti shtrojmë të gjithë!

gjëja që më bën përshtypje është interpretimi i gjuhës!

"Kush është ky njeri që nuk i ka mësuar fëmijët e tij që ta fusin gjuhën brenda para fotoaparatit. Shih fotografitë (në FB) e Guximit, birit të tij, të gjitha janë me gjuhë sa krahu përjashta, dhe në disa raste aq shumë e nxjerr gjuhën jashtë, sa që i shihen edhe bajamet! Pse nuk e ka asnjë foto normale, me gjuhë në vend të vetin, brenda gojës!"

përse ky interpretim??çfarë lidhje ka ai me armë mbajtjen pa leje??

se ku e fut gjuhën dhe sa të gjatë e ka ai djalë është puna e tij!!e mban në gojë a e fut diku tjetër,puna e tij!!se si sillet është po ashtu puna e tij!është në moshë madhore dhe duhet të parashikojë pasojat që vijnë nga sjellja e tij!!

gjënë që ju zonjë duhet të ngrini është përse ky njeri i ndaluar në rrugë me armë luftarake pa leje është lejuar të shkojë i liirë në shtëpi?përse nuk është hapur proces hetimor,për armmbajtje pa leje??përse nuk është hetuar se nga e ka prejardhejn kjo armë??përse nuk është hapur proces hetimor për personin që i ka shitur këtë armë ose që është pronar i kësaj arme dhe nuk e ka të kyçur në kasafortë??

këto janë pyetjet që duhet të shtroni zonjë!

ambasadorja amerikane ka truprojën e saj dhe nuk ka përse të merakoset për armët paleje që qarkullojnë në kosovë!!ka boll për tu merakosur në vëndin e saj!

Add new comment