Prindër, mos e lini timonin në duart e fëmijëve!
Dejtoria e Policisë Rrugore, nisur nga aksidentet rrugore të ndodhura ditët e fundit, kërkon të sjellë në vemendjen e publikut në gjithë vendin rëndësinë e kontributit të secilit në respektimin e normave të qarkullimit rrugor.
Në disa aksidente me pasoja fatale është konstatuar se prindërit i besojnë fëmijve të tyre ende minorenë drejtimin e automjetit. Nuk synojnojmë të përmendim dispozitën e Kodit Rrugor që përcakton ndëshkimin e kësaj shkelje, por kujdesi, respekti për ligjin dhe për jetën e femijës duhet t’i bëjë këta fëmijë të përgjegjshëm dhe të shmangin me çdo mënyrë dhënien e mjetit fëmijës së tyre apo mundësimin e marrjes prej tyre pa leje.
Shpesh në rrugët tona shihen prindër, të cilët me justifikime nga më të ndryshmet, mbajnë fëmijët në prehër apo të ulur në vendet e para të automjetit, kur Kodi Rrugor përcakton fare qartë se femijët nuk duhet të ulen ne sedilet e para.
Një fenomen që po shtohet në rrugët e vendit tonë është edhe ai kur pasagjerët, pa treguar kujdes zbresin nga mjetet e transportit publik dhe pa vemendje, të shkujdesur dalin përpara mjetit dhe ndërpresin rrugën duke rënë në rrotat e mjetit tjetër.
Gjithë sa thamë në përmendjen e këtyre rasteve që janë shoqëruar me pasoja fatale, Drejtoria e Policisë Rrugore e shikon shumë të rëndësishme që të sjellë në vëmendjen e gjithësecilit të kontribuoje në respektimin e rregullave të qarkullimit për ruajtjen dhe shpëtimin e jetëve tona dhe të fëmijëve tanë.
Comments
Te drejta ato qe thua o
Te drejta ato qe thua o komandant dhe shpresoj ne vesh te idioteve prinder qe ka sa te duash. Po nje keshille e kam une ndaj teje dhe me repsektin me te madh te keshilloj te heqesh mustaqet dhe ta mbash drejt ne koke ate dreq kapele. Nuk e kuptoj perse kini kaq qejf te shfaqeni si bashibozuke e jo si europiane.
Ka me mustaqe, ka me kapele,
Ka me mustaqe, ka me kapele, ka edhe me kapele e mustaqe bashke, po me mustaqe e kapele te shtrembert vetem ne albanistan e tutje nga azia e vogel, lindja e mesme e afrika veriore mund te gjesh. Aman te keqen se duket si nje kopje e keqe e Leka Zogut e modifikuar me fotoshop.
Car eshte kjo rreth
Car eshte kjo rreth autorit??? Sa kam qesh, me lot....!
Neser ne Shqiptarja.com:
Arben Duka "Vargje per qeverine"
Artan Didi "Te dashur kriminele dorezoni armet!"
Nonji "Plan Masash" lali apo
Nonji "Plan Masash" lali apo snuk, nuk ka gjo ne Google?!
I nderuar Drejtor i
I nderuar Drejtor i Pergjithshem1
Sa ke thene me larte, nuk i heq asnje presje, por po te sjell ne kujtese edhe nja dy "shfaqje te huaja2 per vizitesit tane...
e para... te lutem shume, keshillojini policet rrugore, qe te mos shkembejne asnje lllaf me shkelesit... por vetem te kryejne detyren... ka ikur koha kur behej politike penale apo juridike me pare... sot duhet thjesht dhe vetem te zbatohet ligji, dhe edukimi vjen vetem nepermjet masave ndeshkuese...
e dyta... keshillojini policine rrugore te ndeshkojne te gjithe ata shofere kapadainj, pasagjere kapadainj, qe nuk vendosin rripin e sigurimit..., e cila eshte bere mode sot... sipas meje vetem 10-20% e shofereve e respektojne kete rregull
dhe se treti, keshillojini policet rrugore qe te ndeshkojne me ashpersine me te madhe te gjithe shoferet qe flasin me celular gjete kohes qe ngasin makinen... kjo veper eshhte karshilleku me i madh qe i behet rrregullit dhe ligjit...
Mbase i lexon keto rreshta o ti, o ndonje vartes i yti dhe ti transmeton...ketu fillon disiplinimi i trafikut...
Qenka Kapadai ai qe nuk
Qenka Kapadai ai qe nuk vendos rrypin dhe thjesht gjobe ai qe shkel semaforin dhe eshte me xhama te zi
Me fal po qenke me rryp se ky qe na doli dhe shkrimtar tashi...
Nese drejtuesit e automjeteve
Nese drejtuesit e automjeteve mbajne femijet ne preher ndersa jane ne timon duhen ndjekur penalisht per rrezikimin e jetes se nje femije, qe mund te coje deri ne heqjen e te drejtave prinderore mbi ate femije.
Jam shume dakord me ty Alba,
Jam shume dakord me ty Alba, e shoh qe me idiotllikun tend eksitohen dhe Kokat e shtetit, dhe ne vend qe te dalin edhe pasdite ne pune kane kohe per shkrime amatoreske!
Ku do e cosh nje femije ti Alba meqe po ja heq te drejten nje prindi Idiot?
Pak mjerane ka ky vend qe Tahiri thote mos i jepni leke se i demtoni?
Debila si puna jote ketij dhe Tahirit do e marrin ne qafe Edi Ramen!!!
Mara, askush nuk i heq te
Mara, askush nuk i heq te drejten prindit te mbaje femijen ne makine, por i kerkohet ta vendose ate ne sediljen e dyte me rryp sigurimi te lidhur ose te vendosur ne mbajtesen per femijet nen nje moshe te caktuar, sigurisht me rryp sigurimi.
Hihihi sa kom qesh me kete
Hihihi sa kom qesh me kete replike...megjithate, mire e ka kjo, logjike komsomolase qe eshte shume ne mode keto kohe, eshte shume kollaj te marrin njerezit kot kur partizanlleku buron qe ne krye te shtetit..
Duhet nje debil te njohe nje
Duhet nje debil te njohe nje te tille.debile jane ata qe duke mbajtur femijen ne preher ne rast aksidenti bejne qe femija te vdese i pari, dhe natyrisht ata qe si puna jote mbajne anen e ketyre idioteve dhe jo te femijes.
Alba mos mer zjarr kot.Besoj
Alba mos mer zjarr kot.
Besoj se askush nuk e do keq femijen e tij! Dhe jam plotsisht dakord me parafolesin persa i perket "shkrimit amatoresk" Te vije burri i botes nga pertej oqeanit dhe te beje propagande per rrypin e sigurimit nuk me duket shpresedhenese!!! Nuk jemi aq injorante sa mos te kuptojme rendesine e rrypit, por nuk po dime a ka nje vizion "opinionisti" per Policine e Shtetit!
Respekt per ju z.Artan!Presim
Respekt per ju z.Artan!Presim te vini ne shina anarkine publike.Ndersa,kot,per rregullore,une kam femije dhe jetoj jashte.Qendrojne edhe ne sediljet e perparme femijet,por me"seggiolino"-n perkates,sediljet perkatese per femijet e moshave te ndryshme,madje ka instruksion te posaçem nga konstruktori i makines per dizaktivimin e airbag-ut.Jua kerkoj z.Artan qe ne gjimnazet te shkojne ne ore mesimi specialistet rrugore dhe tu shpjegojne korrektesine e ligjit dhe sjelljen e drejtuesve dhe pasagjereve.Edhe ne shkollat nentevjeçare,edhe ne fillore madje,jo shume per sjelljen ne makine,por sjelljen ne RRUGE.Femijeve te mi te vegjel,qe ne klasen e pare ua mesuan ne shkolle se çfare jane vijat e bardha,ç'eshte semafori,si duhet te sillen per te kaluar ng nje ane e rruges ne tjetren,pavaresisht se une si prind kam bere punen time.Sepse ka edhe prinder qe nuk e bejne ose nuk dine,pra,te mos mjaftohemi me punen e prindit,te nxitim edukimin dhe shpjegimin ne shkolla.Nuk me duket ore e shkuar kot nga rrugoret neper shkolla,eshte urgjentisht e nevojshme.Pastaj duhet urgjentisht te krijoni mundesine qe qytetet te kene rruge çikliste,se femijet duhet te rriten duke ecur ne kombe dhe duke pedaluar;une keshtu i kam rritur,por automobilistet ketej e dine mire nga rregullorja qe preçedencen e ka gjithmone i pari kembesori,edhe kur nuk ka vija te bardha,pastaj çiklisti e ne fund makina.Kerkoni qe te aplikohet rregullorja mbi raportin peshe/kilovat per ata qe sapo marrin patenten;nuk mund te ndodhe kurrsesi qe nje djalosh 18 vjeç(presupozohet i sapopatentuar)qe te ngase nje BMW,qe minimalisht ka 100 kw(136kf),une di qe deri ne dy vjet mund te ngasin deri ne 55kw(rreth 82kf).Ju uroj sinqerisht suksese!
I nderuar Z.Drejtor i
Deshiroj t'ju uroj se pari suksese ne detyren tuaj.<o:p></o:p>
Besoj se duhet filluar nje fushate e gjere sensibilizimi ne media per rregullat e qarkullimit rrugor (duke i shpjeguar te gjitha rregullat e qarkullimit) por edhe duke treguar penalitetet per cdo shkelje. Kam pershtypjen qe pjesa me e madhe e drejtuesve te automjeteve nuk e kane idene e rregullave te qarkullimit, te prioritetit ne rruge dhe ne kryqezime, te parkimit etj.<o:p></o:p>
Besoj se ky do te ishte investimi me i mire qe do te bente Drejtoria e Policise dhe Ministria e Brendshme ne kete moment.<o:p></o:p>
Kostot e kesaj fushate mund te ndaheshin edhe me Shoqerite e Sigurimit, Byrone e Sigurimeve dhe Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare (AMF).<o:p></o:p>
Ulja e aksidenteve ne rruge do te ulte njekohesisht edhe kostot dhe demshperblimet e shoqerive te sigurimit.
Nderkohe duhet vleresuar me kujdes sinjalistika ne rruge si edhe vendet e parkimeve, distanca e tyre nga kryqezimet per te lejuar nje shikueshmeri sa me te mire.
<o:p></o:p>
Respekte për drejtorin qënka
Respekte për drejtorin qënka njeri simpatik keni më se të drejtë por ky milet nuk kuptonë nga fjalët se ndihet i përbuzur ky do thupër thane që të zbatojë regulloren ju lutem kijeni parasysh mbase juve thupër thane nuk mund të mbani por bllokun nuk e keni të vështirë ta mbani se ndryshe ky milet nuk ndreqet
Add new comment