Furgonat janë turpi i transportit tonë publik

Postuar në 15 Shkurt, 2014 13:12
Mustafa Nano

Po bëhet një gurgulé e madhe lidhur me furgonat që përdoren si mjet për transportimin e udhëtarëve në Shqipëri qysh prej vitit 1998. Dhe kjo gurgulé zuri fill në një konferencë për shtypin të ministrit të Punëve të Brendshme, Tahirit dhe ministrit të Transporteve, Haxhinasto, kur këta njoftuan një paketë masash që synon të minimizojë numrin e aksidenteve rrugore, që janë shndërruar në një problem kohët e fundit. “Do ta ndalojmë këtë lloji transporti”, thanë ata. Dhe po e fillojnë duke ndaluar furgonat që nuk kanë licencë për të bërë atë që bëjnë.

Po e filloj me një saktësim leksikor. Do duhej të quheshin minibusë apo mikrobusë, por në fakt nuk janë të tillë. Mikrobusët e minibusët janë të të njëjtave përmasa, por kanë dritare e xhama. Janë shkurt autobusë të vegjël. Ndërsa mjetet tona janë krejt tjetër gjë, me dritare të vogla, me ndenjëse të sajuara, ndonjëherë me dritare të sajuara, e ndonjëherë tjetër fare pa dritare. E prandaj, i quajmë me atë emër që realisht kanë: furgon. Termin ‘furgon’ ne e kemi marrë nga italishtja ‘furgone’, që nga ana e vet është marrë nga frëngjishtja ‘fourgon’, e që do të thotë ‘kamion i vogël që shërben për transportimin e mallrave e të materialeve të ndryshme; e në rrethana të caktuara, për transportimin e të burgosurve’. Dhe ky përkufizim nuk e lë problemin të mbetet leksikor. Është vetë përkufizimi që na çon tek një problem i një natyre tjetër. Furgonat pra janë fyerje për secilin prej udhëtarëve.

Por ky problem leksikor, apo gjoja leksikor, nuk është afërmendsh gjëja më e rëndësishme në këtë debat. Prandaj kthehemi te thelbi i problemit. Masa në fjalë është marrë për të parandaluar e reduktuar aksidentet. Kështu thotë ministri i Punëve të Brendshme. Nuk besohet se ka ndonjë studim që e bën të qartë situatën në këtë mes. Nuk dimë pra se ku e kanë burimin këto aksidente të fundit, se sa aksidente kanë patur të përfshirë dhe mjete të tilla, se sa aksidente kanë ardhur prej furgonave, etj, etj. Thuhet vetëm që furgonat provokojnë aksidente, dhe kaq, gjë që në fakt, edhe pse nuk është e provueshme, është e besueshme. Të paktën, perceptimi ky është, teksa shohim mënyrën se si furgonat ecin, teksa shohim se si ndalojnë në rrugë, ku t’ua ketë ënda, për të lëshuar e për të marrë udhëtarë, se si parakalojnë, se si nuk kanë targa që do mund t’i veçonin prej makinave të tjera private, se si grahen prej njerëzish që nuk rrezatojnë ndonjë kompetencë, etj, etj. Gjasat janë pra që ky pretendim të qëndrojë, s’ka gjë se nuk është i provuar. Të paktën, neve nuk na është thënë që është i provuar.

Furgonat duhen ndaluar, megjithatë. Ato nuk janë makina për këtë punë, dhe kjo është arsyeja që nuk para të sheh syri në vendet normale transport udhëtarësh me furgona. Ndonjëri mund të thotë se jashtë është i zgjidhur problemi i  transportit të udhëtarëve me trena e me autobuzë. Mirëpo duhet thënë se edhe këtu është i zgjidhur; në mos i zgjidhur, me siguri i zgjidhshëm; jo me trena (do na duhet kohë të rekuperojmë transportin e udhëtarëve me trena), por me autobusë. Transporti me autobusë ekziston tanimë, s’ka gjë se është i rivalizuar, apo i eklipsuar, apo i lënë pas dore, prej furgonave. Janë pesë-gjashtë mijë mijë furgona me 8+1 ndenjëse që vijnë vërdallë rrugëve të Shqipërisë. Dhe vetëm tre mijë janë me licencë. Të tjerët e bëjnë këtë punë në të zezë.

Një ‘stop’ i menjëhershëm i këtij aktiviteti nuk do të ishte i këshillueshëm për më shumë se një arsye. Gjashtë mijë furgona don të thotë gjashtë mijë vetë që ushqehen me këtë punë e që mbajnë familjet. Nga ana tjetër, gjashtë mijë furgona, kur janë në lëvizje, mbajnë gjallë një treg a një aktivitet ekonomik të caktuar, ku përfshihen fatorino, servise makinash, dyqane gomash, etj, etj. Si i bëhet? S’do ish keq që ky aksion të fillonte si një aksion në mbrojtje të ligjit; s’do ish keq pra që fillimisht të synohej disiplinimi i këtij aktiviteti. Me fjalë të tjera, t’u kërkohej të gjithë të zotërve të furgonave që të kishin një dokumentacion, që do provonte gjendjen e mirë të mjetit, aftësitë e qartë të shoferëve për të bërë këtë punë, dhe në fund që do të provonte se mjete të tilla janë të përshtatshme e të prera për të bërë një punë të tillë. Një furgon, fjala vjen, në të cilin të zihet fryma nga mungesa e hapësirës e nga dritaret e vogla nuk mund të lejohet të bëjë transport udhëtarësh. Udhëtarët nuk janë derra.

Së dyti, të fillohet duke ndaluar ata që nuk kanë licencë për ta ushtruar këtë aktivitet, ata që janë me targa jo të verdha, ata që marrin udhëtarë edhe në kthim (ka një ligj që e ndalon këtë gjë), dhe më pas, furgonave që mbeten t’u kërkohet të luajnë rolin e taksive. E të hiqen të gjitha stacionet e furgonave nga qytetet. Furgonat, në ndryshim nga taksitë tradicionale (autoveturat), nuk kanë nevojë për vendqëndrime në qendër të qytetit. Presupozohet që nevoja për furgona me 8+1 ndenjëse është e rrallë e sporadike, dhe prandaj furgonat nuk ka nevojë të jenë në vende të dukshme 24 orë non stop. Përkundrazi, ato mund të parkohen pranë shtëpisë së të zotërve, dhe në momente nevoje vihen në lëvizje për të bërë taksinë. Dhe të bësh taksinë don të thotë që të ofrosh shërbime në këmbim të çmimeve më të larta. Qysh prej vitit 1998 kemi jetuar në një situatë absurde, ku këto mjete që kanë lindur për të ofruar një shërbim të shpejtë në momentin e një nevoje konkrete emergjente, rrjedhimisht një shërbim të shtrenjtë, kanë patur çmime më të ulta se sa çmimet e autobuzëve. Kjo ka ndodhur, ngaqë furgonat janë shtuar si mizat e dheut, e në këto rrethana, njerëzit e papunë i kanë dhënë dum hallit të tyre prej të papuni për të blerë një furgon, për ta rregulluar pak muhabetin me kreun e bashkisë a të komunës, për të marrë një licencë e për të ofruar transportin me çmim të ulët (por dhe me kokë në torbë); ose për të rregulluar pak telat me policët e për të ushtruar të njëjtën veprimtari pa licencë.

Praktikat e precedentët kanë provuar se udhëtimi me autobuzë është, për të gjithë ata që nuk ndodhen në rrethana emergjence, më i sigurtë, më decent, më i lirë, më i kontrollueshëm, më i disiplinueshëm, e për rrjedhojë më i kërkuari. Autobuzët janë me hapësira të bollshme, janë plot dritë, i kanë ndenjëset në atë distancë nga sho-shoqja sa të garantohet respektimi i një minimumi ‘privacy-je’ edhe gjatë udhëtimit. Përveç kësaj, autobusët nisen në një orar të caktuar, kanë një fatorino, ndalojnë vetëm nëpër stacione, udhëtarëve u kërkohen bileta, e kanë plot elementë të tjerë që e bëjnë udhëtimin me to normal; gjë që nuk ndodh me furgonat; të udhëtosh me këta të fundit të duket sikur i je futur një aventure të rrezikshme, e në ndonjë rast sikur je duke bërë udhëtimin e fundit të jetës tënde. E prandaj, duhet promovuar, inkurajuar e stimuluar shërbimi me autobuzë.

Dy ministrat, por edhe kryeministri, do bënin mirë të mos tërhiqeshin përpara presionit të disa qindra vetëve; e aq më pak, përpara presionit të atyre që këta qindra vetë i shiohin si mish për topa mitingjesh.

Dita

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Kushedi sa kohë ka autori pa hypur në autobus. Apo eshte gjithë kohës në autobus? Se te himnizosh autobuzet e gjendjen e tyre, të cilët vuajnë nga të njëjtat probleme, si furgonat në mos më keq, kështu i bie: qe ose s'ke hypur kurrë në to për të shijuar "privatësinë" nen një protuberance aromash sqetulle, ose nuk ke zbritur kurrë prej tyre për të parë si duhet të jetë transporti i mirëfilltë publik.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk thoshte kot Stanislaw Lec: “Do të ketë gjithmonë eskimezë të gatshëm për hartimin e rregullave që duhet të ndjekin gjatë stinës së nxehtë banorët e Kongos”! ;)

Submitted by ID (not verified) on

Zoti Nano nuk me duket se ka himnizuar autobuset, por ka thene dicka shume te drejte. Autobusat qendrojne ku e ku me lart se sherbimi qe ofrohet ne furgona, dhe siguria eshte shume here me e larte. Keta shoferet e furgonave duket sikur bejne gara me njeri-tjterin, marrin kthesa me shpejesi te madhe dhe nuk pyesin per rregulla qarkullimi ne rruge. Eshte nje situate qe duhet sistemuar gradualisht dhe me masa konkrete.

Submitted by Bard (not verified) on

Behet fjale per buken e 30-40 000 veteve or mik, dhe te behesh pale ne nje debat ku diskutohet per buken e ketyre njerezve, duhet ose te jesh ekspert i fushes, ose te kesh interesa personale ne kete mes, ose te jesh "ne autobuz" e te hysh ne nje debat ku ne fakt nuk ke asgje per te thene. Te dalesh e te thuash qe furgonat jane turp i madh, ndersa autobuzat jane shpetimi yne, duke shpallur ne menyre cinike si alternative punesimi per keta njerez qe ngelin pa buke, licensimin si taxi(sikur keta me pare ishin te licensuar per udhetime Toke-Hene, dhe jo per te njejten gje), kjo eshte e tepert per mua.

Mjafton te dalesh ne linjen e Unazes se Re per te verifikuar vertetesine e qendrimit te Nanos ne lidhje me cilesine e sherbimit te autobuzave: Autobuze qe nuk levizin gomat nga vendi derisa te jete mbushur edhe qoshja e fundit me udhetare qe futen si speca turshi ne kavanoz, autobuza qe pasojne pasagjeret nga njeri te tjetri me qellim qe asnje te mos levize nese nuk eshte plot e perplot, autobuze qe bllokojne gjithe trafikun ngaqe jo vetem nuk kane korsi me vete ne asnje rruge te Tiranes, por qe edhe stacionet e qendrimit  i kane po ne mes te rruges. Per c'cilesi sherbimi po flasim?

Tani, per te krijuar nje pamje me te qarte, eshte e nevojshme te konsiderohet konteksti social e momenti historik kur behet ky shkrim i Nanos. Sindikatat(shih,shih!), kane dale e po kerkojne rritjen e cmimit te biletes, rritje qe domosdoshmerisht do te reflektohet ne gjithe tregun nese ndodh, ne linjat urbane e interurbane, ne zonat rurale e urbane njesoj. Tani qe rritja e çmimit eshte vetem çeshtje kohe, del edhe Nano per t'u dhene nje dore solidariteti ketyre autobuzeve ne te cilet " i'a vlen te hypesh per te marre ajer te paster e per te shijuar privatesine", apo per te marre frymezimin e duhur per te shkruar ndonje poezi, duke konfirmuar ne nje fare menyre jo vetem rritjen e çmimeve te biletave(perse Nano nuk ka asgje per te thene per kete, nderkohe qe gjithe Tirana zien?), por edhe duke sugjeruar ketu monopolin e tyre ne treg, nepermjet heqjes se liçensave te konkurenteve te tyre. Me fal or shok, nuk e di per ty, por une per vete ketu nuhas nje ere te keqe....

Submitted by Fatos Nano (not verified) on

Mustafa! Dua te besoj se ti vertet "je ne autobuz"

Sepse nuk dua te besoj qe nje burre pesedhejt e ca vjec te pranoje te perdoret ne nje menyre kaq banale.

Submitted by nextGen (not verified) on

"Transporti me autobusë ekziston tanimë, s’ka gjë se është i rivalizuar, apo i eklipsuar, apo i lënë pas dore" . Transporti me autobuze ekziston vetem si emer, ka dy tre autobuza ne dite qe lidhin  Tiranen me qytetet e medha, zakonisht ke nje ne mengjes heret e ndnj ne dreke, pervec kesaj dhe autobuzat ndalojne cdo kilometer per te marre ndnj pasagjer , dhe mesatarisht shpejtesia e autobuzave eshte rreth 30 km/ore dhe cmimi i biletes se autobuzave eshte realisht me i ulet se furgonat, dhe keshtu ka qene gjithmone, (eshte mire qe dhe ju gazetaret te provoni eksperiencat me autobuz e furgona per te pasur dy informata me shume). Eshte e thjeshte te shkruash dy rreshta se sherbimi i atobuzit eshte me cilesor etj, por ky sherbimi ne ato vendet e BE qe ne aspirojme(pervec faktit qe perdoren trenat per linjat e gjata), quhet transport  publik qe do te thote "garantohet nga Shteti" dhe per kete ka vendqendrime te autobuzave, orare te percaktuara dhe te miratuare nga organet e Qarkut apo Rajonit apo ndnj enti shteteror pergjegjes, garantohen udhetimet ne te gjitha oret e dites(dhe kur nuk ka pasagjere), zakonisht linjat nderqytetase psh Korce-Tirane, kane ndalesa vetem ne qytetet e medha(psh Pogradec,Librazhd , Tirane). Zakonisht keto linja nuk jane nje "pronar" nje autobuz por shoqeri transporti. Kjo ndodh ne vendet e BE, dhe jo vetem. Kontrolli i sigurise se furgonave eshte shume i drejte, por neqofte se duhet te eliminohen furgonat do te behet me  ndryshimin e legjislacionit ne fushen e transportit interurban. Edhe dicka qe shume prej jush nuk e con mendjen fare: 98% e transportit nga qytetet neper fshatra kryhet me Furgona(dhe pjesa me e madhe jane te palicensuar), nuk ekzistojne autobuzat per faktin e numrit me te ulet te udhetareve dhe per rruget cope cope . Ky eshte diskutimi real i transportit publik dhe jo furgonat duhet te kthehen bosh a plot , duhet te rrine ne qender apo jo. Furgonat jane taksi 8+1. Taksite licensohen nga qeverisja lokale dhe nuk kane te drejte te hipin pasagjere jashte territorit ku jane licensuar. Kte thote ligji. Ju llogarisni 6000 familje qe "ushqehen". Kto gjera behen me afate kohore nje kalim nga anarkia e furgonit tek shoqerite e transportit interurban. Po te behet nga sot neser, jo vetem qe kto 3000 familje ngelen pa buke por po te llogarisesh ne mesatare 8 persona per furgone vajtje ardhje (dmth 16 persona per furgon) jane rreth 3000*16=48.000 persona ne dite te cilet nuk kane me mundesi te udhetojne. Trasten me buke me vete  e ta bejme rrugen ne kembe.

Submitted by nextGen (not verified) on

Shtojce : Dhe dicka tjeter,  rreth vitit 2005 General Electric fitoi tenderin rreth 100 milion $ (a €) per ndertimin e linjes se trenave te shpejtesise se larte Tirane -  Rinas -Durres . Vertet dukej pak si shtrenjte(megjithese cmimi per km eshte me i uleti ne EU ku mesatarisht llogaritet nga 10 milion/km deri ne 20, ne Shqiperi do te vente tek 3milion/km ne ate kohe). Kj linje do te boshatiste autostraden Tirane Durres nga furgonat dhe nga makinat private qe levizin nga Tirana ne Durres(ka shume persona nga studente e punetore te cilet e bejne vajte ardhje perdite kete rruge), do ulej nr i aksidenteve(pervec anes njerezore cdo aksident shkakton dem ekonomik real per vendin), dhe do te fuste nje ndergjegjesim qytetar per transportin me trena, dhe mbase sot mbas 10 vitesh do fillonte vertet te mendohej per nje investim strategjik ne hekurudhen shqiptare.

Submitted by Davidoff (not verified) on

Pershendetje zoti Nano
Jam nje lexues i rregullt i shkrimeve tuaja por ne kete rast nuk ndaj te njejtin mendim me Ju.

Se pari ne piken e kendveshtrimit per "furgonet", nuk eshte e vertete qe furgonet jane nje mjet transporti vetem per mallra apo sic i quani ju "te sajuar". Furgonet jane mjete transporti per njerez po jo ne masen e autobusit. (Eshte e lehte per tu informuar ne google apo kudo per kete, ose mjafton dije e pergjithshme ne fushen automobilistike). Ka edhe furgone sh moderne, edhe ne Shqiperi. Mos paragjykojme gjithe transportim e furgonave vetem per raste te vecanta se do te ishte si te theshim shiptatet jane hajdute e kriminele se ka nje pakice te tille.

Se dyti autobuset jane te papershtatshem ne relievin e Shqiperise dhe me gjendjen e rrugve dhe mos harrojme qe gjendja e autobuseve le shume per te deshiruar ne Shqiperi.

Se treti, lenia pa pune e mijera shofereve do te thote me pak taksa dhe me sh shpenzime ne formen e ndihmave sociale.

Te pershendes,
Me respekt

Submitted by moli (not verified) on

furgonat duhen  mbyllur sa per autobuzat nuk eshte problem per te investuar kam  22 vjet qe punoj me autobus  kemi patur pengesa te medhaja nga fugonet dhe sot kam autobus autobus 201o dhe te 2012 po rine pa pune sepse na pengon fugoni dhe njerzit po te shikoshe ne angjensi hipin  ne furgona te vjeter dhe te papaster.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.