M.Nano i përgjigjet Luanit
Luani, i ngacmuar nga lajmi ynë me titull “Escamotage i zyrës së OKB-së në Tiranë”, na sugjeron të shkojmë tek siti open.data.al, dhe atje do të gjejmë të konfirmuar shifrën e Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Ajo është 1,11 miliardë dollarë. Shkova tek kjo adresë, dhe gjeta as më shumë, as më pak veç atë që thotë zyra e OKB-së në Tiranë, e cila me sa duket e paska marrë këtë të dhënë nga Banka e Shqipërisë. Personalisht, jam i prirur të besoj një burim të huaj lidhur me të dhënat mbi ekonominë shqiptare (për arsyet që dihen), e kuptohet, në momentin që hedh dyshime mbi informacionin që jep një burim i tillë, e shoh pak me rezerva sugjerimin për ta parë të konfirmuar të njëjtin informacion tek një burim shqiptar. Për më tepër, në linkun që na jep Luani, nuk pashë atë që kërkonim në lajm: detaje mbi këtë të dhënë. Cilat janë këto investime me emër e mbiemër? Nga kush janë bërë? Sa para janë hedhur? Madje, edhe pasi të na jepen këto detaje (nëse mund të na jepen), mbetet një pyetje: Si është e mundur që investime që kapin shifrën prej 1,11 miliardë euro në Shqipëri nuk kanë një impakt të dukshëm në terma të punësimit?
Comments
Z. Nano, se pari ju
Z. Nano, se pari ju falenderoj per kete website, te cilin e ndjek cdo dite, dhe qe eshte nder te paktat burime me analiza dhe komente realiste ne Shqiperi.
Lidhur me websiten ku ju drejtova, nuk eshte gje tjeter vetem nje hapesire relativisht e pavarur qe publikon te dhena publike, qe merren nga instuticione publike. Ai website eshte nje vend i mire per ti aksesuar lehte keto te dhena, dhe ka analiza te ndryshme sidomos mbi ekonomine (por jo vetem). Une jam dakord me ju qe ne duhet te jemi skeptike per burimin, por praktikisht keto jane te vetmet te dhena qe gjenden. Kjo eshte maksimumi i transparences ne kushtet aktuale. Te dhena me te detajuara nuk ka as BSH, as open.data.al, e as INSTAT. Ama si shifer, mendoj se eshte e sakte, pasi ne te kundert, nuk do te kuadronte Bilanci i Pagesave, tek i cili kjo shifer eshte komponent i rendesishem.
Sa per punesimin, i vetmi arsyetim qe me vjen ne mend, eshte se kriza ne te cilen ndodhet vendi, ka goditur sidomos bizneset shqiptare, dhe qe ka mundesi te jene shoqeruar me largimin nga puna te shume njerezve. Kjo ka balancuar ose ndoshta e ka tejkaluar punesimin nga IHD.
Ajo qe mua nuk me pelqen eshte pritshmeria absurde per rritje te IHD, ne kushtet kur Italia dhe Greqia, madje gjithe Eurozona jane ne krize, dhe po ulin shpenzimet dhe rrisin taksat. 2011 do jete nje vit ku IHD do ulen per poshte, pasi investitoret e huaj do jene akoma me te kujdesshem per te investuar ne nje vend si i joni, me kriza politike, e ku legjislacioni tatimor ndryshon cdo jave.
Edhe nje here faleminderit per mundesine qe na jepni,
Luani
O z.Luan! Ne vende mafioze,
O z.Luan! Ne vende mafioze, kriminale, korruptive, çdo transaksion monetar (sidomos kur vijne nga OKB) duhet te jete akoma edhe me te detajuar ne dokumentim. Por me sa duket ne shqiptaret nuk duhet te dime asgje, deri kur te na dale ndonje lajm si puna asaj para disa vitesh, qe dhenderri i Saliut perdorte fondet e Bankes Boterore per Zhvillim jo per te zhvilluar banoret e zones (atyre u rrafshoi shtepite pa i demshperblyer fare) por per te zhvilluar edhe me "familjen".
Dhe si tha BB-ja atehere?,-"Nuk e kishim ditur".
Prandaj them qe shuma duhet te jete patjeter ajo, por se kush i investoi e kush i perfitoi....çfare u ngrit e çfare u prish???
E di si qenka kjo puna e
E di si qenka kjo puna e zyres se OKB-se fiks si nje histori Indiane gjate kolonizimit Anglez.
Perpara se te fillonte dimri indianet shkonin tek nje grup pleqsh te mocem edhe i pyesnin se si do mbante moti ne dimrin qe po afronte.Ne varesi te saj jepnin edhe zgjidhjen si ti'a dilnin mbane.
Shkuan dhe pyeten pleqte e mocem.
Pleqete parashikonin nje dimer te ashper dhe per kete arsye keshilluan ti prinin te gjitha pemet e zones.
Disa qe mendonin me gjate nuk u drejtuan per te marre nje mendim tek Anlgezet (duke ditur qe anglezet kishin teknika shkencore per te parashikuar motin): -Miq si do mbaje moti kete dimer?
U menduan mire e mire Anglezet, hoqen edhe pas nje gellenke caj u ngrit
njeri prej tyre e ja priti:- Po duke qene se Indianet po presin pemet tregon qe dimri do jete i ashper.
Ne Shqiperi nje pjese e mire
Ne Shqiperi nje pjese e mire e investimeve te huaja nuk ka se si te krijoje vende pune pasi ka te beje me privatizimet.
Keshtu p.sh. nje nder investuesit kryesore konsiderohet kompania ceke CEZ, e cila nuk ka krijuar vende pune mqnse ata qe aktualisht punojne per kete kompani ne te kaluaren ishin punonjes te KESH.
Add new comment