Për kë votojnë ish-të përndjekurit?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/8467_vlcsnap-000091-640x340_1.png?itok=XjCIGVow)
Sot, në ditën kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pati dy marshime rivale – një i ish të përndjekurve nga regjimi i Enver Hoxhës dhe një i përkrahësve nostalgjikë të këtij të fundit – vlen t’i jepet përgjigje pyetjes “Për kë votojnë ish të përndjekurit?”.
Nga një sondazh kombëtar që zhvillova ditët e fundit, më rezulton se në qershor 2013, 55% e zgjedhësve nga familje ish të perndjekura kanë votuar për partitë e djathta (PD, FRD, LZHK, PR, PDIU etj.), 15% nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhje, dhe 30% kanë votuar për partitë e majta (PS, LSI, PBDNJ, etj.).
Tek kampi i djathë, shtresa e ish të përndjekurve ka kontribuar gjysmën e votave të të gjithë partive që e përbëjnë atë kamp, ndërsa në kampin e majtë vetëm 15%.
Nga 1200 të anketuarit, 30% deklaruan se familja e tyre ka qenë e përndjekur politikisht para vitit 1991. Përkufizimi i familjeve të përndjekura përfshin ato që kanë patur të afërm të pushkatuar, burgosur, internuar, arratisur, dëbuar, përjashtuar nga partia, transferuar në provinca të largëta për arsye politike/biografike etj.
Comments
Pra paska ish-te perndjekur
<p>Pra paska ish-te perndjekur qe votojne per ish-perndjekesit e tyre?</p>
O i pakapshem, ti harron se
<p><span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: Arial, Verdana, Helvetica; font-size: 13.63636302948px; line-height: 22.439998626709px; background-color: rgb(255, 244, 244);">O i pakapshem, ti harron se shume e shume ish te perndjekur kane qene komuniste qe i ka burgos, internu apo perjashtu nga partia Enveri. Ata po te majte do mbeten - po tek vatha e vjeter do kthehen...</span></p>
Add new comment