Rritja e të ardhurave buxhetore, jo vetëm prej pakësimit të evazionit

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 15:31
Eduard Zaloshnja

Sipas parashikimit që bëri FMN-ja në fund të nëntorit, të ardhurat buxhetore do të arrijnë nivelin 3.68 miliardë dollarë ($1=100 lekë) deri në 31 dhjetor, ose rreth 440 milionë dollarë më shumë se vjet. Por a është kjo rritje e të ardhurave vetëm meritë e pakësimit të evazionit fiskal, për të cilin është mburrur jo rrallë qeveria deri më sot?

Ka tre faktorë kryesorë që kanë ndikuar në rritjen prej 440 milionë dollarësh të të ardhurave buxhetore. Së pari, është rrija ekonomike, që sipas FMN-së është në nivelin 2% këtë vit. Së dyti është ndryshimi i taksave në fillim të vitit - Tatimi mbi Fitimin u rrit nga 10% në 15%, Akcizat u rritën për cigaret, kafen dhe alkolin, Tatimi mbi te Ardhurat Personale u ul për shumicën dërrmuese të pagamarrësve, Taksa Nacionale u rrit për karburantin, Taksa mbi Pasurine u rrit për godinat e destinuara për biznes dhe  Tatimi i Thjeshtuar mbi Biznesin u ul për shumicën dërrmuese të bizneseve të vogla. Së treti, është pakësimi i evazionit fiskal.

Për të matur efektin e dy faktorëve të fundit së bashku, mjafton të krahasojmë përqindjen e vjeljes së të ardhurave ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Duke i marrë të mirëqena parashikimet që bëri FMN-ja në fund të nëntorit, konstatohet se 26% e PBB-së është futur këtë vit në Thesarin e Shtetit, krahasuar me 24% vjet. Ky 2-përqindësh diferencë është i barabartë me rreth 280 milionë dollarë (PBB-ja e këtij viti, sipas FMN-së është rreth 14.1 milardë dollarë). Ndryshe mund të thuhet se 280 milionë dollarë të ardhura të shtuara nuk janë të lidhura me rritjen ekonomike.  Pra, mund  të deduktohet se rritja ekonomike ka ndikuar me rreth 160 milionë dollarë në rritjen e të ardhurave buxhetore (440-280=160).

Ndryshimet e taksave të sipërpërmendura (ngritjet e disave dhe uljet e disa të tjerave) kanë patur një efekt neto prej rreth 140 milion dollarësh plus.  Pra mbetet që efekti pozitiv i uljes së evazionit fiskal ka qenë rreth 140 milionë dollarë (280-140=140).

Në përfundim, mund të thuhet se tre faktorët kryesorë të rritjes së të ardhurave – rritja ekonomike, ndryshimi i taksave dhe pakësimi i evazionit fiskal kanë ndikuar në mënyrë pothuaj të barabartë në rritjen prej 440 milionë dollarë të të ardhurave buxhetore.

Shënim: Të ardhurat jo-tatimore pothuaj nuk kanë ndryshuar nga vjet – ishin 216 milion dollarë vjet, pritet të jenë 220 milionë sivjet.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Zaloshnja, kur rritja ekonomike te mos jete 2%, cfaredo te thote FMN-ja (inflacioni ka qene ne kufi deflacioni pra kemi kerkese te ulet, eksportet kane patur trend te ulet se kerkesea ne Eurozone po ashtu eshte pertoke, investimet publike jane 30% poshte plani, rritje kreditimi per bizneset private thuajse 0, se nga vjen kjo rritja nje zot e di) a do i fshish gjithe keto artikujt qe e ka marre si te mirqene llafin e tyre apo jo?

Jo per ndonje gje, po nuk ka rene as shi i madh qe te na thuash se rritjen na e ka sjelle fryma e shenjte...

p.s ore kot, a e di sa te sakte kane qene keta me parashikimet gjate ketyre viteve, apo ua permend emrin se beson se nuk do ta kundershtoj kush autoritetin e tyre?

Submitted by arthmetike e th... (not verified) on

kur ishte vjet rritja ekonomike 1.4%, si te mos jet ket vit 2%?!!! pastaj 440 milion dollare qe jan fut ne thesar me shume ket vit nuk kane ardh nga fryma e shenjte... fmn-ja ne fund te nendorit e paska be parashikimin, edhe po s'qe 2% do jet 1.95%...

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ore ne e nxjerrim dhe 10% po te jete per ate pune, sic e tha Saliu ne 2008.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.