Bregu i Fildishtë njeh Kosovën

Postuar në 21 Shtator, 2011 01:54

Bregu i Fildishtë ka njohur Republikën e Kosovës dhe kjo është komunikuar nga presidenti i këtij vendi, Alassane Ouattara.
Konfirmimin për njohjen e Kosovës, Presidenti Ouattara e bëri në takimin që pati në Nju Jork me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Takimi u zhvillua në kuadër të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të marrë pjesë edhe delegacioni i lartë i Kosovës.
Me këtë njohje të fundit, numri i njohjeve të Republikës së Kosovës mbërrin në 84 shtete të ndryshme të botës.
Zëvendëskryeministri Pacolli gjatë javëve të ardhshme ka paralajmëruar edhe njohje të tjera kryesisht nga shtete afrikane.

Marrë nga noa.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.