Gjykata rrëzon kërkesën e prokurorisë për pezullimin e Florenc Hoxhës
Gjykata e Tiranës nuk e ka marrë parasysh kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të policisë bashkiake, Florenc Hoxha, duke e rrëzuar atë.
Prokuroria kishte kërkuar një ditë më parë pezullimin e Hoxhës, për shkak se akuzohet për dhunë fizike ndaj dy ish-punonjesve të Bashkisë së Tiranës.
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj Florenc Hoxhës, ndërsa ky i fundit, pas vendimit të gjykatës është shprehur se, akuzat ndaj tij kanë për qëllim që ta pengojnë atë në zbatimin e ligjit dhe në shërbimin ndaj qytetarëve.
Florenc Hoxha dhunoi pak ditë më parë dy ish-inspektoret e shkarkuara nga ana e Lulzim Bashës, Anila Çobani dhe Etleva Duro.
Marrë nga Tema
Add new comment