Patozi: Rama urren parlamentin, PS thikë pas shpine për ligjet e integrimit
Në fjalën e mbajtur gjatë seancës parlamentare, kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi u shpreh se pritej që opozita të kishte gati një deklaratë për integrimin, por dëshmoi se ishte një thikë pas shpine.
"Sot ishte rasti të jepej një sinjal se integrimi ishte problemi kryesor, por përgjigjen zhgënjyese e kemi marrë 3 ditë më parë kur Rama tha se grupi i Partisë Socialiste nuk do të votojë asnjë nga ligjet, që Rama i quajti me arna dhe rroma- përtoma. Por tani që deklaratat janë kthyer në zbatim nga grupi parlamentar, Rama duhet ta dijë se rroma - përtoma mund të jenë deklarata e Ramës dhe të gjithkujt tjetër por jo ligjet e integrimit. Rama ëndërron dhe pranon vetëm një parlament që i jep atij shumicën dhe për këtë ai e urren atë, sepse nuk ka as një karrige ku të ulet, prandaj nuk e lejon grupin që të shpalosë pikëpamjet e tij, pasi e sheh parlamentin si humbjen e tij", u shpreh Patozi.
Në vijim ai shtoi se, në rast se do të kishte një kurs të ri, apo një aksion për tu shënuar ajo pritej të nisej këtu në sallë.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, e cilësoi si fyese faktin që vendimet dhe qëndrimet e opozitës së vendit, qytetarët ti njohin me shkrimet në gazeta të kryetarit, por që ato kurrsesi nuk zëvendësojnë nismat që e kanë vendin në parlament
Ai shtoi se përpara ka disa nga ligjet e integrimit, Reformën Zgjedhore e një sërë ligjesh të tjera, duke kërkuar që të votohet edhe për kufizimin e imunitetit në mënyrë që ministrat që sipas opozitës janë të akuzuar ti lihen në dorë drejtësisë.
Marrë nga noa.al
Add new comment