Topi dhëmbë për dhëmbë Topallit: Fishta do ndihej i fyer nga ty

Postuar në 15 Tetor, 2011 14:43

Pas reagimit të Kryeparlamentares Jozefina Topalli, Presidenti i vendit Bamir Topi i është kundërpërgjigjur asaj dhëmbë për dhëmbë.
Në reagimin e tij të dytë brenda vetëm një ore, Kreu i Shtetit i bën me dije Topallit se i madhi i letrave shqipe At Gjergj Fishta do ndihej i fyer prej gjuhës së saj.
Më tej ai shton se Kryetarja e Kuvendit nuk ka respekt për shqipen zyrtare,duke nënkuptuar se shqipja e kombit nuk është ajo të cilën përdor Topalli.
Në reagimin e tij Presidenti thotë se ndihet i fyer nga mungesa e etikës së Kryeparlamentares në qëndrimet e saj.
Ndërsa Jozefina Topalli më herët iu përgjigj Presidentit duke e cilësuar atë Haxhi Qamil që nuk e kupton gjuhën e saj.
"Jozefina Topalli flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi! 
Atë gjuhë, Haxhi Qamili nuk e kupton dot!!!", u shpreh zonja Topalli pak më parë.

Marrë nga noa.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.