Sequi mbi replikat Topi-Topalli: Gjuha ime e preferuar, ajo e bashkimit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/7908_1_332.jpg?itok=xWT2Xb3L)
Replikat mes Presidentit Bamir Topi dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli, konkretisht ato për gjuhën shqipe kanë rënë dhe në vesh të ndërkombëtareve. Ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi u shpreh se gjuha më e këndëshme për veshin e njeriut është gjuha e bashkimit.
“Një nga motot e BE është të jemi të vashkuar në diversitetin tonë, të ndryshëm por të bashkuar. Cfarë do të thoë kjo? Ne kemi gjuhë të ndryshme, por ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Nëse më pyesni se cila është gjuha që unë kam më qejf, unë do përgjigjem thjesht, gjuha ime e preferuar është gjuha e bashkimit”, iu përgjigj gazetarëve Sequi nga Shkodra ku ndodhej për një vizitë në qendrën e informimit të BE në Shkodër.
Ambasadori theksoi se BE do të ndihmojë por politika duhet të mbajë përgjegjësi për vendin.
“Europa është këtu për t’ju ndihmuar, por kjo është përgjegjësi e juaja se ky eshte vendi dhe ardhmja juaj”.
Më tej ambasadori komentoi dhe rreth raport-progresit të BE për Shqipërinë ku deklaroi se në muajin Dhjetor do të diskutihet në BE për ecurinë e Shqipërisë në periudhën Tetor 2010-shtator 2011.
Ambasadori kërkoi që në kohën në vijim duhet të punohet shumë që të merren sinjale pozitive që vendi ka ecur shumë për zbatimin e rekomandimeve të BE.
“Sinjalet pozitive Këshilli i Europës do i marrë në konsideratë. Refoma zgjedhore duhet të ejtë nje nder prioritetet kyce, por theksoj se duam sinjale te disa llojave të ndryshme, jo vetëm për reformen zgjedhore.
Neës says:
“Shqiperia ka nevoje te shpalose potencialet e saj. Jam i inkurajuar, se me të gjithë personat me te cilet kam folur, politik apo shoqerore pranojnë se ceshtjet e raport-progresit duhet te permbushen”., tha Sequi.
(d.b/BalkanWeb)
Add new comment