Meta në Durrës: Do rikandidoj për kreun e LSI-së
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/5882_12_32.jpg?itok=NGi6Iazh)
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e partisë në Durrës njoftoi se shumë shpejt do të ketë zgjedhje në LSI, ndërsa shtoi se vetë ai do të rikandidojë për kreun e kësaj partie.
“Zgjedhjet në LSI do te bëhen për të rigjallëruar strukturat e partisë”- tha Meta.
Gjatë takimit, Meta i quajti politikat e ndjekura nga LSI-së, konstruktive, ku theksoi se nëse partitë politike do të kishin pranuar “Paktin Kombëtar” të propozuar nga LSI, sipas tij, tani do të kishim marrë statusin e vendit kandidat.
Prej ditësh kreu i LSI-së, Ilir Meta ka zhilluar takime me strukturat e partisë në disa qytete të vendit.
Panorama
Add new comment