Greqia heq pensionet për 3 500 pensionistë nga Shqipëria

Postuar në 26 Tetor, 2011 08:09

Enti i siguracioneve të Bujqësisë (OGA) u ka hequr pensionet 3 500 pensionistëve shqiptarë, sepse nuk depozituan brenda afatit ligjor dokumentacionin që iu kërkua. Këtë e bëri të ditur ministri i punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Kutrumanis.
Ministri bën me dije se në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet llogarive bankare, u krye regjistrimi dhe verifikimi i gjithë pensionistëve që përfitojnë pension nga OGA (me vlerë 360 euro) dhe kanë lindur në Shqipëri.
"Në kuadër të verifikimit u kërkuan për këtë kategori pensionistësh dokumenta të reja, siç është letërnjoftimi i ri shqiptar dhe pasaporta biometrike, si dhe çertifikata lindjeje dhe e gjendjes familjare", thuhet në shkresën e ministrit.
"Deri më sot, sipas të dhënave që ka kompjuterizuar OGA, u depozituan dokumenta nga 17 130 persona, pensionistë homogjenë nga Shqipëria. Nga këta, në 3 500 raste (20%) u krye ndërprerja e dhënies së pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore", thuhet më tej në shkresën, drejtuar deputetit të LAOS, Thanasis Plevris.
Deputeti i LAOS-it, në pyetjen e tij iu referohej, denoncimeve, sipas të cilave "emigrantë klandestinë përfitonin në mënyrë të parregullt pension nga OGA", madje kishte paraqitur dhe 15 emra shtetasish të huaj, që sipas tij, merrnin pension pa plotësuar kushtet.
Ministri i punës në përgjigjen e tij, garanton se asnjëri prej emrave të përmendur nga deputeti nuk përfiton në mënyrë të paligjshme pension nga OGA.

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.