Vizita e Topit në Pukë terrorizon qeverinë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/4002_1_723.jpg?itok=PgBIHeER)
Tanimë çdo vizitë e presidentit të Republikës shihet në kontekstin e deklaratave të rikthimit në politikë. Megjithatë, edhe në vizitat e mëparshme që ka zhvilluar presidenti Topi, një gjë nuk i ka munguar, pritja e mirë. Në disa sondazhe, figura e Topit është vlerësuar ndjeshëm nga qytetarët. Por, fakti që presidenti bën vizita në disa zona që quhen si bastione të qeverisë, sidomos kur shkon në Pukë, e cila mbulohet në fushata zgjedhore nga zonja Topalli, atëherë sulmi i qeverisë nuk mund të mungojë. Dhe e kanë sulmuar për arsyen më të çuditshme, pse atë nuk e presin zyrtarët e PD. Pak ditë më parë, këshilltari i presidentit u ankua se zyrtarët lokalë urdhërohen të mos presin presidentin. Në vend të kësaj, presidentin e kanë pritur qytetarët e intelektualët. Kjo duket se ka terrorizuar më shumë qeverinë e median e saj, që tani armik kryesor ka Topin.
Add new comment