Topi: Dialogu, element i rëndësishëm demokracie

Postuar në 07 Nëntor, 2011 05:14

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron nga Gjirokastra se është e nevojshme ruajtja e komunikimit dhe tolerancës mes pushtetit vendor dhe qendror.
"Dialogu eshte element i rendesishem demokracie per bashkepunim ne interes te qytetarit", u shpreh kreu i vendit.
Presidenti i Republikës u prit paraditen e së hënës në Bashkinë e Gjirokastrës nga kryetari Flamur Bime dhe drejtues lokalë.
Nga ana e tij kryebashkiaku Bime theksoi se kjo është një vizitë e munguar, duke shprehu falenderimet për ardhjen e kreut të vendit në qytetin jugor. Por presidenti tha se detyrimet që ka në postin që drejton e kanë penguar deri më tani, ndersa shprehu kënaqësinë dhe lumturinë që ishte në Gjirokastër, qytetin me trashëgimi të madhe kulturore.

balkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.