Zv.presidenti i SHBA: Mbështesim Greqinë me çdo mënyrë

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 08:51

ATHINE - Gjatë takimeve të sotme në Athinë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden përsëriti mesazhin e mbështetjes konstante të administratës amerikane ndaj Greqisë, për përballimin e krizës ekonomike. 

Joe Biden u prit sot nga presidenti i Republikës, Karolos Papulias. Në vazhdim ai takoi kryeministrin Lukas Papadhimosm më pas do takojë liderin e PASOK, Jorgos Papandreu dhe atë të Demokracisë së Re, Antonis Samaras. 

Duke folur siç tha, në emër të Presidentit Barak Obama, z. Biden deklaroi se është në Greqi për të shprehur mbështetjen e SHBA-ve përmes financimit të FMN-së, ku SHBA është aksioneri kryesor, dhe se vendi i tij është i gatshëm, ta ndihmojë Greqinë në cdo mënyrë. 

"Unë i kuptoj vështirësitë që po kaloni. Ju shpreh simpatinë dhe mbështetjen për përpjekjet që bëni," tha ai, duke shtuar se “Greqia dhe SHBA janë dy vende anëtare dhe aleate të NATO-s dhe është në interesin e të gjithëve që Greqia të tejkalojë gjendjen e vështirë" . 

Z. Biden tha se me kryeministrin Papadhimos janë diskutuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, Qipro dhe Evropën Juglindore. 

Këto takime bëhen ndërkohë që Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mori një vendim në disfavor të Greqisë, duke i dhënë të drejtë Shkupit, i cili kish paditur Athinën për shkelje të marrëveshjes së përkohshme, gjatë vetos që vuri në samitin e NATO-s së Bukureshtit në 2008, duke penguar hyrjen e Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. 

Nga ana tjetër në Uashington mblidhet Bordi Ekzekutiv i FMN-së është mbledhur për të miratuar, pas marrëveshjes të eurozonës, lirimin e këstit të gjashtë për Greqinë dhe lëvrimin e parave më herët se më 15 dhjetori. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.