Slloveni, qendra e majtë fiton zgjedhjet parlamentare
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/6748_2_215.jpg?itok=fYgsROFs)
LUBJANË- Kryetari popullor i Bashkisë së Lubjanës dhe kryetar i qendrës së majtë, milioneri Zoran Jankoviç, fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Slloveni, vend anëtar i zonës euro, një rezultat i papritur ndërkohë që konservatorët mendohej të dilnin gjerësisht fitues në bazë të sondazheve, njoftoi gjatë natës Komisioni Zgjedhor.
Këto rezultate zyrtare jepen në bazë të numërimit të 99,8 për qind të fletëve të votimit. Partia Sllovenia Pozitive, e krijuar vetëm përpara dy muajve nga Zoran Jankoviç posaçërisht për këto zgjedhje, mori 28,53 për qind të votave dhe u distancua me më tepër se dy pikë nga partia Demokratike Sllovene, SDS, e qendrës së djathtë, e ish-kryeministrit Janez Jansa (nga 2004 deri në 2008) i cili siguroi vetëm 26,26 për qind, shumë poshtë 30/31 për qindëshit që i jepenin sondazhet e kryera përpara votimit.
Kryeministri socialdemokrat Borut Pahor, qeveria e të cilit është rrëzuar në shtator, arriti të merrte 10,48 për qind të votave, një rënie e lirë në krahasim me rezultatin 30,45 për qind në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008.
Pjesëmarrja u rrit në 64,65 për qind, pak më e lartë se në 2008 kur ajo ishte 63,10 për qind. "Rezultatet tregojnë se qytetarët duan një shtet të ndryshëm, ata kishin Jansën, Pahorin, tani ata duan një shtet demokratik, por edhe të efektshëm", deklaroi Zoran Jankoviç, 58 vjeç, që nga shtabi i tij elektoral në Lubjanë. Qytetarët votuan për një Slloveni të re, një Slloveni që do t'ia dalë mbanë, që do të jetë e solidarizuar dhe sociale", shtoi ai.
Ballkanweb.com
Add new comment