Shifrat e frikshme të KLSH: ARMO i ka borxh Albpetrolit 39 milion USD
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/4804_5_85.jpg?itok=Sr-PK96C)
Kur qeveria shpalli privatizimin e ARMO-s këtu e katër vite më parë, ‘amerikanët’ që e morën premtuan se do investonin në vitet e para 250 milion dollarë. Në fakt ‘amerikani’ që privatizoi kompaninë kishte qenë veçse një shqiptar. Tani, në një raport të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, jepen shifra të frikshme për borxhin që ARMO i ka kompanisë Albpetrol. Bëhet fjalë për 35 milion dollarë naftë, gaz dhe hollues, që janë marrë pa kryer pagesat. Duke shtuar interesat, shuma shkon në 39 milion dollarë. KLSH ka kontrolluar 118 institucione në gjashtë muaj dhe shuma e dëmit është në total 69 milion dollarë. Ndërkohë, vetëm nga borxhi i ARMO-s vjen shifra e frikshme prej 39 milion dollarë. Albpetrol është në prag të privatizimit dhe duket si një plaçkë për tu grabitur në prag të dorëzimit. Shqiptarët po paguajnë kostot e këtyre politikave skandaloze e korruptive. Bloza që thithin çdo ditë, xhepat e zbrazura nga çmimet skandaloze të karburanteve dhe makinat e shkatërruara nga cilësia e dobët e tyre janë një sinjal dëshpërues për gjendjen e këtij sektori
Tema
Add new comment