“Gjermanishtja, gjuhë e dytë në shkolla”
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/7971_3_128.jpg?itok=2UoRIK2B)
Gjermanishtja pritet të futet si gjuhë e dytë në shkollat e mesme dhe universitete. Pas anglishtes, e cila vitet e fundit ka pasur prioritet në politikat arsimore, Ministria e Arsimit po sheh mundësinë e integrimit e gjermanishtes në kurrikulat mësimore. Ministri Myqerem Tafaj tha dje se futja e gjuhës gjermane si gjuhë e dytë në shkollat e mesme dhe në universitetet publike do të jetë një ndër prioritetet e Ministrisë së Arsimit. Ai e cilësoi si të suksesshëm projektin dygjuhësh në shqip dhe gjermanisht, i aplikuar në katër shkolla në kryeqytet. “Po punojmë me drejtoritë rajonale dhe me shkolla që gjuha gjermane të shtrihet në shkolla si gjuhë e dytë. Pra, nxënësit të kenë mundësi ta zgjedhin atë. Por, edhe si gjuhë e parë, atje ku është e mundur dhe nxënësit kanë dëshirë ta zgjedhin. Kemi mjaft mësues të gjuhës gjermane, kemi tri departamente të shkëlqyera të gjermanistikës në Universitetin e Tiranës, të Shkodrës dhe të Elbasanit”, tha Tafaj.
Gazeta Panorama
Add new comment