Samiti i BE: Serbia jo status kandidat, kusht Kosova

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 11:20

BRUKSEL- Serbia nuk merr statusin kandidatit për në BE. Raportimet nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel tregojnë se udhëheqësit e BE-së shtynë deri në pranverën e ardhshme vendimin se a duhet Serbia të jetë kandidate për anëtarësim në bllok.

Vendimi për statusin e vendit kandidat për Serbinë është shtyrë për të paktën në mars të vitit të ardhshëm. 

Sipas vendimit BE-ja do të shohë nëse Serbia do të vazhdojë të dëshmojë përkushtim të besueshëm dhe të arrijë progres të edhe me tej në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve me autoritetet qeveritare në Kosovë.

Siç e transmetojnë mediat njoftimin nga Eeobserver, Serbisë i vihen tre kushte për të marrë statusin e kandidatit të BE-së. 
Tre "NËSE-të” që përmenden në konkluzione kanë të bëjnë me implementimin me vullnet të mirë të marrëveshjeve për doganat, bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal, dhe lejimin e trupave të NATO-s dhe policisë së BE-së për ta zbatuar mandatin në veri të Kosovës. 
Nëse nuk përmbushen këto kërkesa, as marsi nuk është datë e sigurt për dhënien e statusit.

Van Rompey: Serbia të përmirësojë marrdhëniet me Prishtinën 
Më 12 shkurt do të bëhet vlerësimi i ardhshëm nëse Serbisë do t’i jepet statusi i kandidatit për BE, ndërsa në mars do të merret vendimin përfundimtar, ka thënë presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy. 

Ai ka thënë se takimin e sotëm BE zyrtarisht e ka nisur me nënshkrimin e Traktatit me Kroacinë, duke shtuar se Unioni mbetet i angazhuar për integrimin e Ballkanit perëndimor.

“Serbia ka bërë përparime të rëndësishme në bashkëpunim me Hagën, arrestimin e të arratisurve, dialogu Beograd-Prishtinë ka filluar dhe po jep rezultatet e para, derisa zbatimi i marrëveshjes ka lëvizur përpara. Ne inkurajojmë Serbinë që të vazhdojë në këtë rrugë për të përmirësuar marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Rompuy, transmeton B92. 

“Në shkurt 2012 ne do të vazhdojmë ta vlerësojmë situatën se deri ku ka arritur Serbia. Këshilli do të vendosë edhe për progresin e Serbisë, gjë që do të konfirmojë Këshilli i Evropës në fillim të marsit”. 

Debati për Serbinë dhe zgjerimin e BE-së ka qenë i ashpër mes atyre që donin që Serbisë menjëherë t’i jepet statusi i kandidatit dhe atyre që ishin për kandidaturë të kushtëzuar, raporton serbja, Beta. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.