"The guardian": Grekët nuk janë dembelët e Evropës

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 04:28

ATHINE - Bie "miti" që është krijuar dhe dëgjuar shpesh, sipas të cilit, grekët punojnë më pak se kushdo tjetër në Bashkimin Evropian. 

Sipas një artikulli në gazetën britanike “The Guardian”, i cili i referohet statistikave të Eurostat, grekët jo vetëm që nuk janë njerëz "dembelë" sic karakterizohen shpesh, vecanërisht kohët e fundit, por punojnë më shumë orë se cdo popull tjetër i BE. 

Të dhënat tregojnë se Greqia renditet e para së bashku me Austrinë për orët e punës në javë. 

Sipas shifrave, grekët plotësojnë 42,2 orë pune në javë, në një kohë kur punëtorët gjermanë shënojnë mesatarisht 35,6 orë në javë. 

Greqia ndiqet pas nga Republika Çeke me 41,2% dhe Polonia me 40,6%. Më poshtë në listë renditen vende të tilla si Gjermania me 35,6% dhe Franca me 38%. 

Por gjermanët janë të parët sa i përket treguesit të prodhimtarisë në orë. 

Gazeta thekson se, sipas shifrave nga Eurostat, se produktiviteti në orë për Gjermaninë shënohet 123,7, Britania e Madhe është diku në mes të listës dhe Greqia ka tregues më të ulët, 76,3. 

Në përfundim, autori i shkrimit vë në dukje se këta tregues shpjegojnë faktin se pse qytetarët grekë, ndjejnë se nuk duhet të fajësohen për krizën që po kalon vendi.

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.