Raporti i Mjaft: Ministritë më pak transparente me publikun
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/1389_1_1788.jpg?itok=sfGL_dLz)
TIRANË- Ministritë vazhdojnë të mos jenë transparente me publikun, madje në 2 vitet e fundit ka pasur një ulje të dukshme. Në këtë konkluzion ka dalë raporti më i fundit për periudhën 2009-2010, për monitorimin publik të ministrive, i prezantuar nga lëvizja Mjaft.
“Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale ka realizimin më të dobët me 13%, kurse ministria e Brendshme ka realizimin më të mirë me 48,2%, për 2009.
Në vitin 2010 i njëjti rezultat është matur dhe vihet re që ministra e Mjedisit ka realizimin e planit më të ulët me 10,3%, ndërsa më e suksesshmja ministria e Integrimit me 75%, por gjithashtu edhe numri i nismave ligjore ka qënë më i vogël dhe më thjesht i arritshëm”, u shpreh përfaqësuesi i Mjaft Aldo Merkoci.
Raporti është bazuar në 3 shtylla kryesore që kanë të bëjnë me performancën vjetore, transprancën dhe analiza e buxhetit. Problemet e transparencës janë të dukshme. Pjesën e analizës për buxhetin e paraqiti gazetari Gjergj Erebara, ku renditi probleme të mëdha përsa i përket përmbushjes së disa premtimeve nga qeveria, si hapja e 80 mijë vendeve të punës, rritja e pensioneve, por gjithashtu ka dështuar edhe mbajtja e nivelit të borxhit publik në nivelin 50 përqind.
Ballkanweb.com
Add new comment