OMONIA: Minoritetin etnik grek do e regjistrojmë vetë në 2012
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/8916_2_233.jpg?itok=OelG-hgV)
Këshilli i Përgjiths hëm i OMONIA-s, i mbledhur pak ditë më parë në Sarandë, ka vendosur për të zhvilluar regjistrimin e saj në vitin 2012. Gjatë këtij takimi, tema kryesore e diskutimeve ishte regjistrimi që u zhvillua gjatë muajit tetor dhe zbatimin e angazhimit të OMONIA-s për të organizuar regjistrimin e të gjithë minoritarëve grek.
Procedura e propozuar nga OMONIA do të përfshijë jo vetëm ata që jetojnë tani në Shqipëri apo Greqi, por edhe ata që jetojnë në vende të tjera të botës. Për këtë OMONIA do të punojë me të gjithë aktorët në Greqi dhe vende të tjera në fazën paraprake në gjysmën e parë të 2012 me propozime dhe sugjerime.
Por, ky diskutim do të vijojë edhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012, gjatë të cilit parashikohet të bëhet dhe procesi i regjistrimit të popullsisë.
Ballkanweb.com
Add new comment