Putin: Rishikimi i akuzave nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 13:24

 

Kontrolli i urdhëruar i akuzave për dyshimet e ngritura në lidhje me  zgjedhjet parlamentare, sipas vlerësimit  të qeverisë së Rusisë, nuk do të ndryshojë asgjë  në rezultatin e votimeve. Nje zëdhënës i kryeministrit Vladimir Putin deklaroi që akuzat për mashtrim të zgjedhjeve nuk vë në diskutim "në  asnjë mënyrë" ligjshmërinë e zgjedhjeve ose  rezultatin e përgjithshëm. 

Gjithsej vetëm rreth 0,5 për qind   e votave të dhëna  janë të prekura nga akuzat për fallisfikim. Më parë presidenti Dimitri Medvedev ka urdhëruar një rishikim të akuzave për dyshimet mbi manipulimin e zgjedhjeve parlamentare. Por përmes rrjetit në internet Facebook  ai hodhi përsëri poshtë kerkesën e opozitës për zgjedhje të reja.

Përfaqësuesit  liberalë të opozitës dhe të ish-kryeministrit Boris Nemcov bënë të ditur për vazhdimin e protestave. Ditën e shtunë (10.12) në shumë qytete të Rusisë u zhvilluan demonstrata ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz kundër manipulimeve të rezultatve të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluar të dielën e një jave më parë.

Deutsche Welle

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.