Ndotja, 75 % e policëve probleme me mushkëritë

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 04:46

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka prezantuar raportin më të fundit mbi mbrojtjen e shëndetit nga ndryshimet klimaterike. Të dhënat e të cilit nuk janë fort optimiste, pasi ndotja e ajrit, një ndër elementët kryesore të ndryshimeve klimatike vazhdon të jetë dy herë më e lartë se normat e lejuara të BE-së. 

Në top-listën e qyteteve më të ndotura të vendit tonë, por dhe më të ndoturat në Evropë, mbetet Tirana. Sipas matjeve të kryera nga specialistët e ISHP-ës e cilësojnë metropolin e vendit, qytetin me ndotjen më të lartë të ajrit. Ndotje kjo që vjen kryesisht nga transporti dhe ndërtimet. 

Ndërsa kategoritë më të prekura nga ndotja e ajrit, janë punonjës të policisë rrugore dhe fëmijët. Kjo për shkak se policët e rrugores janë më të ekspozuarit ndaj gazrave të automjeteve. Rreth 75 % e tyre kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.