BE shpreson për ndihmën ruse në stabilizimin e euros
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/9863_5_95.jpg?itok=8CPUhw2E)
Kriza e borxheve në zonën e euros është tema qëndrore e një takimi dyditor të nivelit të lartë BE- Rusi, në të cilin merr pjesë edhe presidenti rus, Dmitri Medvedev. Para fillimit të takimit në Bruksel, nga rrethet diplomatike të BE-së u mësua se Moska ka sinjalizuar gatishmërinë që të marrë pjesë me dhjetë miliardë euro në forcimin e paketës për shpëtimin e euros. Nga pala ruse çështje e rëndësishme është heqja e detyrimeve të vizave. Medvedev dhe presidenti i BE-së Herman Van Rompuy do të bien dakord për kryerjen e hapave përgatitorë. Temat e diskutueshme, do të mbeten jashtë diskutimeve, si përshembull gjendja në Gjeorgji dhe Libi, si dhe sjellja e komunitetit ndërkombëtar duke patur parasysh dhunën shtetërore kundër opozitës në Siri.
Deutsche Welle
Add new comment