Azi, nafta në rënie për shkak të shqetësimeve në Kinë dhe në Evropë
Çmimet e naftës u ulën sot në Azi në kontekstin e shqetësimeve të vazhdueshme për situatën në zonën euro dhe ekonomisë botërore me një rënie të aktivitetit në Kinë.
Një fuçi naftë bruto (WTI) për livrim në muajin janar pësoi një rënie me tetë cent duke arritur në 93,79 dollarë dhe një fuçi naftë Brent nga deti i Veriut për livrim në muajin shkurt pësoi një rënie me 65 cent duke arritur në 103,60 dollarë.
"Çmimet e naftës ulen (...) sepse investitorët mbeten të kujdesshëm me perspektivat e rritjes ekonomike në Evropë dhe në Kinë'', tekson Ker Chung Yang, analist në kompaninë ''Phillip Futures''në Singapor.
Spanja, që mund të hyjë në recesion në fillim të vitit 2012 dhe ku situata është emblematike nga rreziqet e përhapjes së krizës së borxhit grek dhe italian, ka arritur dje të emetojë gjashtë miliardë euro në bono, rreth dyfishi i objektivit të vendosur.
Por kriza evropiane vazhdon të shqetësojë tregjet që mendojnë se plani i paraqitur në përfundim të samitit evropian të 8 dhe 9 dhjetorit në Bruksel, përmban shumë zona të errëta.
Add new comment