"Meta", mbyllet hetimi gjyqësor
Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta nën akuzë nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv gjashtë muaj pas celjes së këtij procesi ne Gjykaten e Lartë.
Pasi te dyja palet kane paraqitur kerkesat per depozitimin e provave shkresore, Gjykata e Larte eshte shprehur me vendim per keto kerkesa, nderkohe qe ne 6 janar 2012 do te jete radha e prokurorise te deklaroje konkluzionet e hetimit dhe te shpalle pretencen per te akuzuarin e saj.
Kolegji Penal i pranoi te gjitha provat shkresore te depozituara nga dy avokatet e Ilir Metes, Gezim Veleshnja dhe Petrit Serjani, mes te cilave edhe kerkesa e Dritan Priftit bere ne vitin 2002, ku ai kerkonte te linte mandatin e deputetit per shkaqe shendetesore.
Nderkohe qe mes provave shkresore te prorurorit Bujar Sheshi, Kolegji Penal refuzoi te depozitoje si prova shkresore kerkesen per degjimin ne sallen e gjykates dhe transkriptimin e videos “avi 008” ne te cilen shfaqet biseda mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit.
Prokurori e kerkoi te argumentuar refuzimin e Gjykates se Larte per degjimin e videos ne gjykate. Po keshtu gjykata nuk pranoi si prova te prokurorise edhe procesverbalet, ku flitet se si nisen hetimet, duke marre shkas nga mediat, mes te cilave kerkoi te depozitoheshin faqe te internetit te disa mediave, si dhe intervista e dhene nga deputeti Dritan Prifti ne emisionin "Top Story" te Sokol Balles.
Edhe keto prova shkresore nuk u pranuan. Nderkohe qe prokurorise ju pranua depozitimi si prova shkresore procesverbali si marrje prove i laptopit, usb, ores dhe nje flashi si dhe raportet e tabulateve telefonike.
top-channel.tv
Add new comment