Obama firmos buxhetin. SHBA shpëton nga falimentimi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3646_6_58.jpg?itok=5ISV0jSx)
Presidenti amerikan, Barak Obama nënshkroi ligjin e buxhetit, duke parandaluar në këtë mënyrë falimentin e qeverisë federale, e cila në mungesë të një marrëveshjeje mes palëve për shtrirjen në kohë të taksave më të ulëta për shtresën e mesme, rrezikonte kryerjen në kohë të pagesave të detyrueshme.
Paketa që parashikohet në ligj e vlefshme 1 trilion dollarë, u kalua më herët nga Senati, pas shumë debateve dhe apeleve të presidentit për të bindur republikanët ta votonin. Miratimi i buxhetit vjen pas konsensusit të arritur mes demokratëve dhe republikanëve për të zgjatur efektin e ligjit për taksimin e ulët të shtresës së mesme. Kalimi i këtyre dy ligjeve do tu japë fund një viti të egër betejash mes palëve në Kapitol Hill, në lidhje me shpenzimet buxhetore.
Vetë Obama u shpreh i kënaqur me konsensusin, dhe bëri thirrje që kontradiktat të mos nisin nga e para me fillimin e vitit të ardhshëm.
"Jam shumë i kënaqur të shoh punën e bërë nga Senati. Edhe pse marrëveshja është për dy muaj, unë pres, dhe në fakt do të ishte e pajustifikueshme nëse nuk do të ndodhë, që prerja e taksave për klasën e mesme të zgjatet përgjatë gjithë vitit. Dhe duhet bërë me sa më pak dramaticitet, sapo të kthehemi në detyrë në janar. Kjo është rruga që të rrisim ekonominë tonë, e cila është mbështetur tek të njëjtët republikanë dhe demokratë në të kaluarën"- tha Obama.
Ndërsa buxheti i miratuar mbulon një gamë të gjerë agjencish qeveritare deri në fund të vitit fiskal, shtator 2012. Votimi për të vazhduar prerjen e taksave për gati 160 milionë punëtorë amerikanë do të thotë gjithashtu që edhe miliona të papunë do të përfitojnë nga shërbimet sociale.
Votimi parandaloi që taksat për të ndalen në nivelin 4.2 për qind krahasuar me 6.2 për qind ku do të shkonin në rast të moskalimit të ligjit, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Albanian Screen
Add new comment