Mashtrim me naftën e ushtrisë

Njësia Task Force mbyll hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen, për një tjetër skandal që ka lidhje me karburantet.
Dy punonjes te Forcave te Armatosura, Dali Koka, magazinier i karburantit dhe llogaritarja Engjëllushe Demce, në Repartin Ushtarak të Brarit janë dërguar si te pandehur, për mashtrim me sasine dhe cilesine e karburantit, qe blenin për llogari të mjeteve të ushtrise.
Sipas prokurorit Fadil Palushi, ka qene vete Ministria e Mbrojtjes qe ka dencuar mashtrimin, pas nje kontrolli qe eshte zhvilluar ne Brigaden e Logjistikes dhe ne Batalionin e Furnizimit.
Prokurori thote se eshte konstatuar se gjate zbatimit te kontrates "Furnizim me karburant gazoil D-1 dhe D-2" jane shkelur rregullat per pritje, marrje ne dorezim dhe administrim te karburantit nga Brigada e Logjistikes dhe Batalioni i Furnizimit.
Dy te pandehurit, te akuzuar per shperdorim detyre, ne flete-hyrje dhe flete-daljet e naftes per llogari te mjeteve te ushtrise kane falsifikuar dokumentet duke shenuar shifra fiktive, sipas prokurorise. Prokuroret kane zbuluar gjate hetimeve, se jane realizuar edhe inventare fiktive, duke fshehur mashtrimet.
Ne depot e magazinimit te karburanteve ne Repartin e Brarit eshte zbuluar se nuk ka tabela kalibrimi apo mates. Nga keto mashtrime, sipas akuzes, i eshte shkaktuar shtetit nje dem prej afro 6.5 milion leke. Hetimet kane zbuluar mashtrime edhe me cilesine e karburantit. Sipas Prokurorise shoqeria 'Euroil', protagoniste e skandalit te madh te naftes Vergine, gjate dorezimit te karburantit ne 12 tetor 2009, ka dorezuar analizat laboratorike se bashku me certifikatet e origjinis se karburantit nga federata ruse.
Por vete reparti nuk ka bere analizen e naftes, per te zbuluar cilesine e sakte dhe nga marrja e karburantit me cilesi te dobet, ne nje sasi prej 247 mije litra, eshte shkaktuar nje dem prej 12 milione e 359 mije leke. Po keshtu, nga cilesia e keqe e karburantit, thote prokurori, eshte demtuar edhe ambienti si dhe automjetet e Forcave te Armatosura.
Prokurori Fadil Palushi ka bashkangjitur ne dosjen per gjykim edhe nje relacion, ku shpjegohet se per kete skandal jane shkarkuar nga detyra kolonel Selim Spahiu, ish-komandant i Brigades Logjistike, nenkolonel Behar Laçi, komandant Batalioni i Furnizimit, Arben Zeneli, shef i Sektorit te Pritjes se Karburantit, Ema Kusi dhe Lavdie Qana, sepse nuk kane kryer analizat laboratorike per te konstatuar cilesine e karburantit te blere.
top-channel.tv
Add new comment