Urdhri i Farmacistit: Po monopolizohet tregu farmaceutik

Urdhëri i Farmacistit akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se me një urdhër të fundit të saj, po tenton të monopolizojë tregun farmaceutik në vend. Këtë akuzë ky urdhër e mbështet në faktin se Shoqata e Grosistëve të Medikamenteve është përjashtuar nga komisioni që përzgjedh ilacet që duhet të futen për t?u tregtuar dhe rimbursuar në Shqipëri. Përfaqësuesit e kësaj Shoqate, Ministria e Shëndetësisë i ka zëvendësuar me Unionin e Biznesit Farmaceutik, një organizëm i ngritur vetëm dy muaj më parë.
"Ky urdhër ka përjashtuar shoqatën që është e shkruar në ligjin 7870 për sigurimet shëndetësore dhe ka vendosur Unionin me qëllim përfitimin për futjen e barnave të tyre në listë dhe abuzimin me çmimet e barnave. Ky urdhër është konflikt i hapur interesi nga organizma dhe individë të cilit nëpërmjet uzurpimit të këtij komisioni kanë si qëllim përfshirjen e barnave të tyre në listën e rimbursimit", thotë Arjan Jaupllari, President i Urdhërit të Farmacistit.
Kreu i Urdhërit të Farmacistit flet ndërkohë edhe për rritjen e pritshme të cmimit të medikamenteve, si pasojë e vendosjes së pullës së dyfishtë në to.
"Nuk ka asnjë kuptim që kosotja e çmimit të kësaj pulle të mbulohet nga njëri apo nga tjetri, me thënie apo stërthënie. Të gjitha gjërat shkruhen në ligj, fjalët i mirë era. Të gjitha këto që thonë ata janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Edhe TVSH-ja që ata e rimbursojnë, e marrin, kurse publiku e paguan", tha Jaupllari.
Prej ditësh dy organizmat jo publike që merren me cështjen e medikamenteve - Urdhri i Farmacistit dhe Unioni i Biznesit Farmaceutik - kanë akuzuar njëra-tjetrën, në lidhje me ndryshimet e cmimit të baranve. Sipas njërës palë, cmimet pritet të rriten me të paktën 20 përqind, ndërsa sipas palës tjetër kostoja do të mbulohet nga vetë bizneset importuese. Vetëm në muajin shkurt, qytetarët do të mund mësojnë nëse cmimet e mendikamenteve do të rriten apo jo.
Julia Bardhushi
Albanian Screen
Add new comment