Presidencialet e Francës, media: Sarkozi në mision të pamundur

Kanë mbetur edhe 100 ditë nga mbajtja e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe Nikolas Sarkozi përballet me atë që shumë analistë e cilësojnë si përpjekje në një mision të pamundur, të fitojë mandatin e dytë në krye të Shamps Elizesë. Sarkozi tashmë e ka urgjente të nisë ngjitjen në klasifikim, pasi sondazhet e nxjerrin atë në pozita të ulta, të paprecedenta dhe i duhet t?i sigurojë vetes një mbështetje të konsiderueshme për të kaluar në raundin e dytë të votimeve.
Sondazhet e fundit thonë se Sarkozi është duke ngushtuar diferencën me rivalin e tij socialist, Francois Hollande, por ka gjasa të humbasë raundin e dytë të votimeve në muajin maj. Nëse të dhënat aktuale do të mbajnë deri në këtë kohë, Hollande do të fitonte me 54 për qind në raundin e dytë, një fitore shokuese.
Albanian Screen
Add new comment