Martesat e të miturave, gjykata i lejon për shkak të fëmijëve

Janë vetë të mitura, por gjykata jep leje të martohen, për të ligjëruar fëmijën që ata presin të sjellin në jetë. Me kërkesë të familjarëve të fëmijëve-nëna, gjykata, mbështetur në një dokument mjekësor, celebron martesën e tyre.
"Gjatë vitit 2011 në gjykatën e Tiranës janë regjistruar 5 kërkesa për lejim martese. Kodi i familjes, përkatësisht neni 7 i tij, lejon martesën midis dy personave, që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Në raste të veçanta lejohet dhe martesa mes një minoreneje dhe një personi 18 vjeç", shprehet Bujana Tanica, zëdhënëse e gjykatës së Tiranës.
Fenomeni haset kryesisht në zonat urbane të vendit, ku fluski i marrdhënieve seksuale mes të rinjve është më i lartë. Një shtazani e paparashikuar ka qenë në të gjitha rastet ?arsyeja madhore? mbi të cilën është mbështur vendimi gjyqesor.
"Të miturat që vijnë në gjykatë për martesë kryesisht janë nga zonat urbane. Për zonat rurale është problemi që kryhen martesat mes të miturve, por nuk i drejtohen gjykatës", shprehet psikologia Egla Nikolli.
Gjatë vitit të kaluar gjykata e Tiranës, ka dhënë leje martese për 7 vajza që nuk kishin mbushur moshën 18 vjeç. Celebrimi i tyre, është e vetmja mundësi për rregjistrimin e bebeve që do të vijnë në jetë. Por fenomeni duhet të njohë përmasa më të mëdha, por femrat nga komunitet e tjera, si përshëmbull ai rom, e shmangin gjykatën, për shkak se edhe vetë në shumicë nuk janë të rregjistruar.
Denada Shkodrani
Albanian Screen
Add new comment