AK në Krujë, shpall programin ‘Shqipëria bëhet’

Postuar në 17 Janar, 2012 04:53

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një tubim në Krujë në kuadër të 544 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Gjatë këtij tubimi, përfaqesues të Aleancës Kuq e Zi kanë shpalosur edhe programin e tyre, ‘Shqipëria bëhet’.
“Do të lidhim kontratë kuqezi”, thanë përfaqësues të Aleancës lidhur me programin e tyre.
Aktivitetet në përkujtim të vdekjes së Heroit Kombëtar do të mbahen në kalanë e Krujës ndërsa përfaqësues të Aleancës kritikuan qeverinë, për mungesen e aktiviteteve në perkujtim te 544 vjetorit te vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
“Asnjë qeveri nuk përkujtoi vdekjen e Gjergj Kastriot Skenderbeut”.
Përfaqësues të Aleancës kanë deklarur se aktiviteteve pritet t’i bashkohet edhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Flavio Misasi.

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.