Moti i keq, mbyllen shkollat në Korçë

Postuar në 19 Janar, 2012 08:37

Drejtoria Arsimore në Korçë ka vendosur të mbyllë shkollat dhe kopshtet deri në përmirësimin e kushteve të motit. Sipas informacioneve të fundit drejtori i Arsimit në këtë qytet Arben Belba njoftoi vendimin për shkak të temperaturave tepër të ulëta që kanë përfshirë zonën ditët e fundit. 

I ftohti ka mbërthyer vendin prej disa ditësh duke bërë që në zonat veriore por edhe në juglindje të vendit temperaturat minimale të shkojnë në vlera tepër të ulëta.Kështu në qytetin e Korcës temperaturat arritën deri në -15 gradë celsius, ndërsa në fshat ato kapën vlera edhe më ekstreme.

Ministria mbyll 5 shkolla për shkak të ngricave

Bllokohen akset nacionale Shkodër-Pukë, Shkodër-Koman, Pukë-Fusha Arrëz dhe Qafë Mali-Kukës

Ministria e Arsimit dhe 

 

Shkencës u vë drynin 5 shkollave në zonat verilindore deri në juglindje të vendit.

Kjo për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe ngricave që kanë mbërthyer territorin e vendit, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve të transportit. Zyrtarisht sqarohet se është pezulluar mësimi në Alarup, Ostren, Leskovik, Lavdar dhe Voskopojë.

Nga ana tjetër mësohet se 6 komuna me 25 fshatra dhe rreth 5 mijë banorë janë izoluar gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Shkodrës nga dëbora dhe ngricat, ndërsa në Iballë të Pukës termometri ka shënuar -14 gradë Celsius. Konkretisht janë të bllokuar komunat e Kelmendit me skajin më verior të Vermoshit, Shala e Shoshi në Dukagjin, Iballa dhe Qafë Mali, të cilat nuk mund të komunikojnë me pjesën tjetër të vendit, për shkak të kësaj problematike rrugore. Burime nga zonat e izoluara raportojnë se janë në kushte të vështira për shkak të mungesës së ushqimeve, ndihmës mjekësore dhe energjisë elektrike. Probleme të njëjta evidentohen edhe në akset rrugore nacionale Shkodër-Pukë, Shkodër-Koman, Pukë-Fusha Arrëz dhe Qafë Mali-Kukës, në të cilat mund të kalohet vetëm me zinxhir. Sipas informacioneve të marra nga Shtabi i Emergjencës në Prefekturën e Shkodrës mësohet se nga Ndërmarrja Rruga Ura është duke u hedhur kripë dhe skorie në akset nacionale, të cilat kalohen vetëm me zinxhir. Sipas Shtabit të Emergjencës është duke u bashkërenduar puna me policinë rrugore për këshillimin e drejtuesve të automjeteve dhe mbajtjen nën kontroll të akseve nacionale. Qarku i Shkodrës nuk ka qenë i përfshirë nga reshjet e dëborës, por ngricat e krijuara në rrugë për shkak të temperaturës -14 gradë Celsius kanë bërë që bora të shndërrohet në trashësi akulli, duke e kthyer rrugën në të pakalueshme. Dje është shënuar dhe temperatura më e ulët në qytetin e Shkodrës, ku termometri në mëngjes ka shënuar -6 gradë Celsius, ndërsa mesdita ka pësuar rritje të ndjeshme, ndonëse orët e mbrëmjes janë ftohur sërish.

Nga policia raportohet njëkohësisht se edhe aksi rrugor Shkodër-Tiranë pas mesnate deri në orën 8 të mëngjesit ka një trashësi të lehtë akulli, që është tepër e rrezikshme pasi dallohet me vështirësi nga drejtuesit e automjeteve. 

 

top-channel.tv

Comments

Submitted by nako beni (not verified) on

<p>Perse ministria thot se mbyllen vetem 5,shkolla.Jam i bindur se jane mbyllur mbi 70%te shkollave.Apo se di ministria,te shkruaj per zonat malore,per panaritin,per shtyllen,vithkuqin,treske,trebick,leshnj,me dhjetra fshatera,qe jane zona me te lartat ne zonen e korces,zona e oparit etj,etj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.