Femrat, shkelëset më të mëdha të “anti-duhanit”

Gjobat e vendosura për shkeljen e ligjit antiduhan kanë nisur që të paguhen. Kjo deklaratë është dhënë nga kryetari i grupit task-forcë, Roland Shuperka. Në total janë vendosur 197 gjoba për subjektet që kanë shkelur ligjin, 31 prej tyre janë paguar brenda fatit 10 ditor, duke shmangur kamatë vonesën prej 2% që shtohet çdo ditë.
Ndërsa 122 gjoba të tjera janë bërë urdhër ekzekutimi nga Përmbaruesit privat. Sipas Shuperkës shkelësit e ligjit janë pronarët e lokaleve që pretendojnë se po ndaluan cigaren në lokalet e tyre do t`ju bjerë puna, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Gjithashtu ai thekson se është vërejtur edhe një tjetër fenomen, ku rreth 75% e subjekteve private janë të gatshëm të japin para nën dorë për të mos paguar gjobën.
Ndërsa përsa i përket shklesave më të mëdhenj ato janë femrat. Kjo gjë sipas specialistit të duhanit Roland Shuperka, ndodh për arsye sepse një pjesë e duhanpirëseve femra, sidomos ato në moshën e gjimnazit dhe në universitet nuk e konsumojnë cigaren në shtëpi apo në rrugë, dhe vendi i vetëm ku mund të pinë duhan janë lokalet.
Ballkanweb.com
Add new comment